Mohimi i kryqezimit ne Kuran

postuar me 16 Gusht 2023 ne kategorine "Besimet e Tjera"
Pashka eshte koha me e rendesishme e vitit per te krishteret, sepse eshte koha kur Zoti vdiq ne kryq qe ne te na fale mekatet tona dhe te na lejoje shpetimin e perjetshem, duke na hape rrugen drejt bashkimit me te.

Megjithate, Islami e mohon ate ngjarje ne nje varg te Kuranit, Sura En-Nisa 4:156-159, e cila thote shume qarte se Jezusi nuk vdiq, por se dikush tjeter vdiq dhe ai zuri vendin e Jezusit ne kryq. Po e citoj:

4 : 156

Pra, për shkak të shkeljes së besëlidhjes së tyre, të mohimit të tyre ndaj ajeteve të Allahut, të kundërshtimit të tyre të ashpër pa të drejtë ndaj Profetëvë dhe të fjalës së tyre: “Zemrat tona janë (bërë) perde” – por e vërteta është se Allahu ua vulosi (zemrat) për shkak të mohimit të tyre, andaj, ata nuk do të besojnë, vecse pak –,

4 : 157

dhe për shkak të mohimit të tyre dhe për shkak të fjalës së tyre (që përbën) një shpifje të madhe mbi Merjemen,

4 : 158

dhe për shkak të fjalës së tyre: “Ne me siguri e kemi vrarë Mesihun, Isain birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Ata as nuk e vranë dhe as nuk e kryqëzuan atë, por ashtu u është dukur atyre. Ata që patën kundërshtime në lidhje me të, me siguri ranë në dyshim për të. Përvec ndjekjes së hamendjes, ata nuk kanë aspak dije rreth tij. Ata me siguri nuk e vranë dot atë;

4 : 159

por Allahu e ngriti drejt Vetes. Dhe Allahu është Mbizotërues, i Urtë.

Ketu kemi 5 probleme me kete mohim, te cilat perfshijne;

1) Problemet e brendshme: Surja 4:157 ballafaqohet me suren 19:33 e cila thote: "Bekome mua [Jezusi] diten qe linda, diten qe do te vdes dhe diten qe do te ringjallem". Kjo nuk eshte per ne te ardhmen, sepse S.19:15 (duke iu referuar Jahjas) gjithashtu thote te njejten gje, dhe ai sigurisht nuk do te kthehet ne te ardhmen. Gjithashtu, Surja 3:55 & 5:117, duke perdorur fjalen "Mutawafika", qartazi i referohet vdekjes se Jezusit.

2) Problemet teologjike: Suret 6:164 dhe 53:38 qe te dyja thone se askush nuk mund te marre persiper fajin e tjetrit dhe se askush nuk mund te paguaje mekatin per nje tjeter, por cfare ndodh me njeriun ne kryq, a nuk ishte ai duke paguar cmimin e vdekjes per Jezusin?

3) Problemet historike: Çdo deshmitar historik thote se Jezusi ishte ne kryq: studiuesit greke Thallus dhe Phlegoni (52 pas Krishtit), historiani romak, Tacitus, permend se ky kryqezim ndodhi nen Ponc Pilatin, gjate mbreterimit te Tiberit (33 pas Krishtit). Ose historiani cifut, Josephus, i cili e permend qarte vdekjen e Jezusit. Pra, ne kemi nje grek, nje romak dhe nje hebre, te gjithe nga shekujt 1 dhe 2 qe i referohen kryqezimit te Jezusit.

4) Problemet e deshmitareve okulare: Gjoni, dishepulli i Jezusit, i cili ishte me Jezusin per 3 vjet ishte ne kembet e kryqit. Ai me siguri do ta dinte se kush ishte ne kryq. Ne kryq ishte edhe Maria, nena e Jezusit. Ajo e njihte djalin e saj per 33 vjet. A nuk do ta dinte ajo nese ai burre ishte dikush tjeter? Dhe po per njeriun ne kryq, pse do te thoshte "Ati fali ata, se ata nuk dine se cfare bejne", pasuar nga "Ne duart e tua e le shpirtin tim". A do t'i kishte thene keto gjera nje njeri tjeter, njeriu i gabuar?

5) Problemet morale: A mund te linte Jezusi nje njeri tjeter te vdiste ne vend te tij dhe me pas te pretendonte se ai ishte ne dhomen e siperme tre dite me vone tek dishepujt, ose nje jave me vone te Thomai? A nuk do t'i tregonte Zoti askujt per kete ngjarje per 600 vjet ... dhe pastaj t'i tregonte nje Arabi analfabet historine e vertete? Kjo eshte mashtruese dhe nuk perfaqeson Perendine e Bibles.