A shkojne ne parajse te rinjte qe vetevriten?

postuar me 16 Gusht 2022 ne kategorine "Ferri & Parajsa"
Fillimisht, cfare thote Katekizmi i Kishes Katolike per vetevrasjen?

2282 … Shqetesimet e renda psikologjike, ankthi ose frika e rende nga veshtiresite, vuajtjet ose torturat, mund te zvogelojne pergjegjesine e atij qe kryen vetevrasje.

2283 Nuk duhet te deshperohemi per shpetimin e perjetshem te personave qe kane marre jeten e tyre. Vetem nepermjet menyrave te njohura per te [pra nga Zoti], Zoti mund te siguroje mundesine per pendim shpetimtar. Kisha lutet per personat qe kane marre jeten e tyre.


Por qe nje person te jete i fajtesuar per mekatin mortor, ai person duhet te dije se akti eshte mekatar per vdekje dhe ta zgjedhe lirisht dhe me vetedije ate. Njerezit qe kryejne vetevrasje zakonisht vuajne nga nje lloj gjendjeje emocionale ose psikologjike qe ne nje moment i pushton ata dhe ne kete menyre u kufizon aftesine e tyre per te qene realiste per çeshtjet me te cilat perballen ose per "ilaçin" qe zgjedhin, ne kete rast duke i dhene fund jetes se tyre.

... Aq me teper femijet, qe edhe ne nje dite normale, ata nuk e kuptojne nenkuptimin e plote te veprimeve te tyre.

Gjeja tjeter qe duhet mbajtur mend eshte se Zoti eshte nje Ate, eshte Ati Yne. Ai na do shume dhe deshiron qe ne te shpetohemi. Eshte shume e sigurt te besosh se Zoti do ta perqafoje nje femije te tille me dashuri dhe dhembshuri te madhe.