Beselidhja e VjeterZanafilla: Pasardhësia e Ceturës
- 1 Abrahami mori edhe një grua tjetër që quhej Ceturë.
- 2 Prej saj i lindën Zamrani, Jeksani, Madani, Madiani, Jezboku dhe Suehu.
- 3 Jeksanit i lindën Sabai dhe Dadani. Bijtë e Dadanit qenë Asurimi, Latusimi dhe Loomimi.
- 4 Kurse Madianit i lindën Efai, Oferi, Henoku, Abidai dhe Eldaai. Të gjithë këta ishin bijtë e Ceturës.
- 5 Abrahami ia dha Izakut gjithë pasurinë e vet.
- 6 Bijve të shemrave të veta u dha dhurata dhe i ndau prej djalit të vet Izakut dhe, ndërsa ishte ende gjallë, i dërgoi, larg prej Izakut, në krahinën e Lindjes.Vdekja e Abrahamit
- 7 Abrahami jetoi njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.
- 8 Atëherë Abrahami pushoi së jetuari, vdiq në pleqëri të lume, i moçëm e plot vjet, kur u bashkua me popullin e vet.
- 9 E varrosën Izaku dhe Ismaeli, bijtë e tij, në shpellën Makpela, që ështe në arën e Efronit, të birit të Seor Heteut, të krahinës Mambre,
- 10 që e pati blerë prej Hetenjve. Këtu u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij.
- 11 Pasi vdiq Abrahami, Zoti e bekoi Izakun, birin e tij, që kishte ngulur banesën te pusi Lahairoi.Pasardhësia e Ismaelit
- 12 Këta janë pasardhësit e Ismaelit, birit të Abrahamit, që i lindi nga Agara egjiptiane, shërbëtorja e Sarës.
- 13 Ja emrat e bijve të Ismaelit me emrat e tyre sipas rendit që lindën: i parëlinduri i Ismaelit Nabajoti, pastaj Cedari, Adbeeli, Mabsami,
- 14 Masmai edhe Dumai, Masai,
- 15 Hadadi, Temai, Jeturi, Nafisi dhe Cedmai.
- 16 Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave dhe zemërimiave të tyre: dymbëdhjetë trungjet e të aq fiseve.
- 17 Ismaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Pushoi së jetuari dhe vdiq e u bashkua me popullin e vet.
- 18 Ismaelitët banuan që prej Hevilës deri në Sur që ështe përballë Egjiptit, në drejtim te Asyrisë. Ishin venduar përballë vëllezërve të vet.III. HISTORIA E IZAKUT DHE E JAKOBITLindja e Ezaut dhe e Jakobit
- 19 Ja, historia e Izakut, birit të Abrahamit.Abrahamit i lindi Izaku.
- 20 Ky, kur kishte dyzet vjet, e mori për grua Rebekën, bijën e Batuelit Aramejas prej Padanaramit, motrën e Labanit Aramejas.
- 21 Izaku iu lut Zotit për gruan e vet, sepse ajo ishte beronjë. Zoti ia dëgjoi lutjen dhe Rebeka mbeti shtatzënë.
- 22 Por, fëmijët e saj shkapateshin në kraharorin e saj. Ajo tha: Nese ështe kështu, pse të jetoj? Shkoi të këshillojë Zotin.
- 23 Ai iu përgjigj: Dy kombësi janë në kraharorin tënddhe dy popuj, të dalë prej kaharorit tënd, do të ndahen;njëri popull do ta zotërojë popullin tjetërdhe i madhi do t`i shërbejë të voglit.
- 24 E kur u krye koha e shtatëzënësisë, ja, në kraharorin e saj ishin binjakët.
- 25 Ai që lindi i pari ishte i kuq dhe leshatak, porsi lahik leshi. Iu ngjit emri Ezau. Pastaj, duke lindur vëllai i tij, me dorë ia mbante thembrën Ezaut, prandaj ia ngjitën emrin Jakob.
- 26 Izaku kishte gjashtëdhjetë vjet kur i lindën djemtë.
- 27 Kur u rritën, Ezau u bë njeri shumë i aftë në gjah që qarkullonte shkretëtirën, kurse Jakobi ishte njeri i qetë që banonte nën tendë.
- 28 Izaku e donte më shumë Ezaun, sepse i pëlqente të ushqehej me gjahun e tij, kurse Rebeka e donte më shumë Jakobin.Ezau shet të drejtën e parëlindësisë
- 29 Një herë Jakobi zjeu një haje. Këtij, kur Ezau u kthye nga fusha i lodhur,
- 30 i tha: Më jep prej këso haje të kuqe, sepse jam lodhur e këputur. Për këtë arsye u quajt Edom.
- 31 Jakobi i tha: Ma shit njëherë të drejtën e parëlindësisë sate.
- 32 Ai u përgjigj: Ja, po vdes! Çka më vlejnë të drejtat e parëlindësisë?
- 33 Jakobi i tha: M`u përbe! U përbe dhe e shiti të drejtën e parëlindësisë.
- 34 Dhe, kështu, mori bukën dhe çorbë thjerre, hëngri dhe piu, u çua dhe shkoi duke mos qenë në kujdes pse i shiti të drejtat e parëlindësisë.