Beselidhja e Vjeter1 i Kronikave: Pasardhësit e Beniaminit
- 1 Beniamini e lindi, të parëlindurin Baleun, Asbelin të dytin, Aharën të tretin,
- 2 Nohanë të katërtin, Rafën të pestin.
- 3 Bijtë e Baleut ishin: Adari, Gera, baba i Aodit,
- 4 poashtu edhe Abisuehi, Naamani, Ahoehi,
- 5 edhe Gera e Sefufani dhe Hurami.Në Gabaa
- 6 Këta janë bijtë e Aodit, prijësit e familjeve që banonin në Gabaan, që qenë shpëgulur me dhunë në Manahat;
- 7 Naamani, Ahia e Gera: ky i shpëguli dhe gjinikoi Ozën e Ahiudin.Në Moab
- 8 Saharaimi, pasi i lëshoi gratë e veta Husimën e Barën, në tokën e Moabit i lindën:
- 9 prej gruas së tij Hodesës, Jobabi, Sebia, Mesa, Melkami,
- 10 Jehusi, Sekia, Marma. Këta janë bijtë e tij, prijës në familjet e tyre.Në Ono e në Lod
- 11 Kurse prej Husimës i lindën: Abitobi e Elfaali.
- 12 Kurse bijtë e Elfaalit ishin: Heberi, Misaami e Samadi. Ky e ndërtoi Onon dhe Lodin me fshatrat e tija.Në Ajalon
- 13 Beria e Sama ishin prijësit e familjeve të atyre që banonin në Ajalon. Këta i dëbuan banorët e Getit.Në Jerusalem
- 14 Ahiu, Sesaku, Jerimoti,
- 15 Zabadia, Arodi, Ederi,
- 16 Mikaeli, Jesfa, e Joha, bijtë e Berisë.
- 17 Zabadia, Mosolami, Hezeci, Heberi,
- 18 Jesamariu, Jezlia e Jobabi, bijtë e Elfaalit.
- 19 Jacimi, Zehriu, Zabdiu,
- 20 Elioenaji e Seletaji, Elieli,
- 21 Adaja, Baraja e Samarati, bijtë e Semejit.
- 22 Jesfami, Heberi, Elieli,
- 23 Abdoni, Zekriu, Hanani,
- 24 Hanania, Elami, Anatotia,
- 25 Jefdaja e Fanueli, bijtë e Sesakut.
- 26 Samsariu, Sohoria, Otolia,
- 27 Jersia, Elia dhe Zekriu, bijtë e Jerohamit.
- 28 Këta ishin krerët e familjeve sipas breznive të tyre.Banonin në Jerusalem.Në Gabaon
- 29 Në Gabaon banuan Jehieli, babai i Gabaonajve. Gruaja e tij e kishte emrin Maakë.
- 30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj Suri, Cisi, Baali, Neri, Nadabi,
- 31 Gedori, Ahio, Zaheri, Maceloti.
- 32 Macelotit i lindi Samaja. Edhe këta, përballë vëllezërve të vet, jetuan bashkë me ta në Jerusalem.Sauli dhe familja e tij
- 33 Nerit i lindi Cisi, kurse Cisit i lindi Sauli. Pastaj Saulit i lindi Jonatani, Melkisuai, Abinadabi dhe Isbaali.
- 34 Biri i Jonatanit: Meribaali. Meribaalit i lindi Mika.
- 35 Bijtë e Mikës: Fitoni, Meleku, Taraja e Ahazi.
- 36 Ahazit i lindi Joada. Joadës i lindi Alamati, Azmoti e Zamriu. Kurse Zamriut i lindi Mosai.
- 37 Mosait i lindi Banaja. Djali i këtij qe Rafaja, prej të cilit lindi Elasa, të cilit i lindi Aseli.
- 38 Aseli pati gjashtë djem me këta emra: të parëlindurin e tij, Ezrikën, Ismahelin, Sarinë, Azarinë, Obdinë dhe Hananin. Të gjithë këta janë bijtë e Aselit.
- 39 Bijtë e Esekut, vëllait të tij: Ulami, i parëlinduri, Jehusi, i dyti, dhe Elifaleti, i treti.
- 40 Ulami pati djem shumë trima të fortë për luftë dhe qitës të zotë për hark e edhe këta patën shumë fëmijë e nipa: njëqind e pesëdhjetë.Të gjithë këta ishin pasardhës të Beniaminit.