Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Besëlidhja me Akabin dhe profetët
- 1 Jozafati u bë shumë i pasur dhe i përmendur. Me Akabin lidhi krushqi.
- 2 Pas disa vitesh zbriti tek ai në Samari. Akabi preu për të e për përcjelljen e tij bagëti të imëta e të trasha me shumicë dhe ia mbushi mendjen të ngjitej bashkë me të në Ramot Galaad.
- 3 Akabi, mbreti i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës: Eja me mua në Ramot Galaad. Ai iu përgjigj: Çka të ndodhë me ty, le të ndodhë edhe me mua; çka të ndodhë me popullin tënd, le të ndodhë edhe me timin: me ty do të vijmë në luftë.
- 4 Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit: Të lutem veç, këshillohu më parë me fjalën e Zotit.
- 5 Mbreti i Izraelit i bashkoi atëherë katërqind profetë dhe i pyeti: A të shkojmë në Ramot Galaad për të luftuar a të mos shkojmë? Ata i përgjigjën: Shko dhe Hyji do t`ia lëshojë mbretit në dorë.
- 6 Por Jozafati tha: Vallë, a nuk ka këtu edhe ndonjë tjetër profet të Zotit që ta kërkojmë edhe këshillën e tij?
- 7 Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: Po, është vetëm edhe një njeri, prej të cilit mund ta kërkojmë vullnetin e Zotit; por unë atë e urrej, sepse s`ma parakallëzon të mirën, por gjithmonë të keqen. Ai është Mikeja, biri i Jemlës. Jozafati vijoi: Mos fol kështu, o mbret!
- 8 Atëherë mbreti i Izraelit thirri njërin prej oborrtarëve e i urdhëroi: Thirre menjëherë Mikenë, birin e Jemlës.
- 9 Ndërkaq mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judës, rrinin të dy në fronet e veta të veshur me petka mbretërore. Po rrinin në lëmë përbri derës së Samarisë dhe të gjithë profetët profetizonin para tyre.
- 10 Sedecia, biri i Kanaanës, kishte punuar për vete brirë të hekurt e thoshte: Kështu thotë Zoti: Me këta do t`i zhbordosh sirianët deri që t`i shfarosësh!
- 11 Po edhe të gjithë profetët e tjerë profetizonin në këtë mënyrë e thoshin: Shko në Ramot Galaad e do të fitosh. Zoti do t`i lëshojë në dorën e mbretit.
- 12 Lajmëtari që kishte shkuar për ta thirrur Mikenë i tha: Ja, fjalët e të gjithë profetëve njëzëri i lajmërojnë veç të mira mbretit, prandaj, po të lutem, që edhe fjala jote të jetë në përkim me të tyren e parakallëzoj sukses.
- 13 Mikeja iu përgjigj: Pasha Zotin e gjallë, do ta them vetëm atë që të ma ketë thënë Hyji!
- 14 Kështu, pra, erdhi para mbretit, i cili e pyeti: Miku00e9, a na duhet të shkojmë në Ramot Galaad për të luftuar a të mos shkojmë? Ai iu përgjigj: Shkoni e do të keni sukses! Armiqtë do të bien në duart tuaja.
- 15 Mbreti i tha: Përsëri po të përbej të mos më thuash tjetër përveç të vërtetën në emër të Zotit!
- 16 Atëherë ai i tha:E pashë mbarë Izraelintë shpëdarë maleveporsi delet pa bari!Atëherë Zoti më tha:`Këta s`kanë zot shtëpie!Secili le të kthehet në shtëpinë e vet në paqe`.
- 17 Atëherë mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: A nuk të thashë se ky nuk do të më parakallëzojë asgjë të mirë, por vetëm të keqen?
- 18 Për këtë arsye Mikeja vazhdoi: Dëgjojeni fjalën e Zotit: E pashë Zotin tek po rrinte mbi fronin e vet; mbarë ushtria qiellore qëndronte në të djathtën e në të majtën e tij.
- 19 Atëherë pyeti Zoti: Kush do ta mashtrojë Akabin, mbretin e Izraelit, që të shkojë e të sharrojë në Ramot Galaad? Meqenëse dikush thoshte kështu e dikush ashtu,
- 20 doli një shpirt dhe qëndroi para Zotit e tha: `Unë do ta mashtroj`! E Zoti e pyeti: `Në ç`mënyrë do ta mashtrosh`?
- 21 Ai iu përgjigj: `Do të dal e do të bëhem shpirt gënjeshtrues në gojën e të gjithë profetëve të tij`. Atëherë Zoti i tha: `Do ta mashtrosh e do të kesh sukses! Dil e bëj ashtu`!
- 22 Dije pra, se Zoti e ka vënë në gojën e të gjithë profetëve të tu shpirtin e gënjeshtrës, kurse në të vërtetë ta parakallëzon fatkeqësinë.
- 23 Ndërkaq u afrua Sedecia, biri i Kanaanës, i ra shuplakë në faqe Mikesë e tha: Cilës rrugë shpirti i Zotit doli prej meje për të folur ty?
- 24 Mikeja tha: Ti vetë do ta shohësh atë ditë, kur do të kalosh prej një vrimë në tjetrën për t`u fshehur!
- 25 Atëherë mbreti i Izraelit dha urdhër: Merreni Mikenë e çojeni tek Amoni, komandanti i qytetit e te Joasi, djali i mbretit,
- 26 e thoni: Mbreti urdhëron: Hidheni këtë njeri në burg e jepini vetëm nga pak bukë e ujë derisa unë të kthehem shëndosh e mirë.
- 27 Mikeja i tha: Nëse ti kthehesh shëndosh e mirë, atëherë Zoti nuk ka folur nëpër mua. Dhe shtoi: Mbajeni mend të gjithë, o popull!Luftimi. Ndërhyrja e një profeti
- 28 Kështu, pra, mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judës, u nisën kundër Ramotit të Galaadit.
- 29 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: Unë po i ndërroj petkat dhe do të hyj në luftë, kurse ti mbaji petkat mbretërore. Mbreti i Izraelit i ndërroi petkat dhe hyri në luftë.
- 30 Mbreti i Sirisë u kishte urdhëruar prijësve të vet të karrocave të luftës e u kishte thënë: Mos luftoni kundër të voglit as të madhit, por vetëm kundër mbretit të Izraelit.
- 31 Kështu, pra, kur prijësit e karrocave e panë Jozafatin, menduan: Ky është mbreti i Izraelit!, dhe e rrethuan për t`iu sulur. Por Jozafati e thirri në ndihmë Zotin e Zoti i ndihmoi dhe Hyji i largoi ata prej tij.
- 32 Prijësit e karrocave kur panë se ai nuk ishte mbreti i Izraelit, e lanë.
- 33 Por ndodhi që një prej popullit gjuajti me shigjetë ashtu, pa ditur se kë e gjuan dhe e goditi mbretin e Izraelit mu në rrudhën ndërmjet brezit dhe pancirit. Atëherë mbreti i tha karrocierit të vet: Silli kuajt e më nxirr nga lufta se jam plagosur!
- 34 Luftimi atë ditë u bë përherë e më i ashpër dhe mbreti i Izraelit qëndroi në këmbë në karrocën e vet përballë sirianëve deri në mbrëmje. Në perëndim të diellit vdiq.