Beselidhja e Vjeter2 i Kronikave: Ndarja
- 1 Roboami shkoi në Sikem, sepse atje ishte mbledhur mbarë Izraeli për ta bërë mbret.
- 2 Kur Jeroboami, biri i Nabatit, e kuptoi këtë;ai ndodhej në Egjipit, ku kishte ikur atje prej frikës së Salomonit;menjëherë u kthye.
- 3 E thirrën dhe ai shkoi bashkë me mbarë Izraelin. Populli i tubuar foli me Roboamin dhe i thanë:
- 4 Yt atë na ka shtypur me një zgjedhë shumë të rëndë. Ti tani na e lehtëso barrën e shërbimit që na e ngarkoi yt atë dhe zgjedhën e rëndë që na e mbërtheu e ne do të të shërbejmë.
- 5 Ai u përgjigj: Ejani tek unë pas tri ditësh.Pasi u largua populli,
- 6 mbreti Roboam u këshillua me pleqtë, me të cilët këshillohej i ati i tij Salomoni kur ishte gjallë. I pyeti: Ç`këshillë më jepni që t`i përgjigjem popullit?
- 7 Ata i përgjigjën: Nëse i pëlqen këtij populli dhe nëse i flet me fjalë të buta, do të të shërbejnë gjithmonë.
- 8 Por ai e hodhi këshillën e pleqve dhe filloi të këshillohet me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin përcjellja e tij.
- 9 Edhe atyre u tha: Si e mendoni ju dhe çfarë përgjigje duhet t`i japim këtij populli që më tha: `Na e lehtëso zgjedhën që na e ngarkoi yt atë`!
- 10 Të rinjtë që kishin qenë rritur me të i përgjigjën e i thanë: Kështu thuaji popullit që të tha: `Yt atë na ngarkoi zgjedhë të rëndë, ti na e lehtëso`, përgjigju e thuaju: Gishti im i vogli do të jetë më i trashë se ija e tim eti.
- 11 Im atë ju ngarkoi zgjedhë të rëndë, por unë do t`jua shtoj barrën; im atë ju rrahi me frushkuj, kurse unë do t`ju rrah me frushkuj me plumba.
- 12 Kështu, pra, Jeroboami dhe mbarë Izraeli dolën para Roboamit të tretën ditë siç u kishte urdhëruar mbreti kur u tha: Ejani tek unë të tretën ditë.
- 13 Mbreti u përgjigj me fjalë të rënda duke mos e përfillur këshillën e pleqve.
- 14 U foli sipas dëshirës së të rinjve:Im atë ju ngarkoi zgjedhë të rëndëe unë atë do ta bëjë edhe më të rëndë.Im atë ju rrahi me frushkuj, kurse unë do t`ju rrah me frushkuj me krera gallomësh.
- 15 Mbreti nuk i pranoi lutjet e popullit, sepse kështu ishte vullneti i Hyjit me qëllim që të plotësohej fjala e tij, të cilën ia tha me gojë të Ahisë nga Siloja Jeroboamit, birit të Nabatit.
- 16 Atëherë mbarë Izraeli, duke parë se mbreti s`donte t`i dëgjonte, i thanë mbretit:S` kemi pjesë në Davidinas farë trashëgimi në birin e Isait!Kthehu, Izrael, në çadrat e tua!Tani ti, David, kujdesu për shtëpinë tënde!Dhe Izraeli shkoi në çadrat e veta.
- 17 Roboami mbretëroi vetëm mbi ata bij të Izraelit që jetonin në qytetet e Judës.
- 18 Atëherë mbreti Roboam e dërgoi Aduramin, mbikëqyrësin e angarisë, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe vdiq, kurse mbreti Roboam me të shpejtë kërceu në karrocë dhe iku në Jerusalem.
- 19 Kështu Izraeli u nda nga Shtëpia e Davidit deri në ditën e sotme.