Beselidhja e VjeterEster: Sioni
- 1 Atëherë Tobiti e shkroi këtë lutje hareje e tha:
- 2 Qoftë bekuar Hyji që jeton gjithmonëdhe mbretëria e tij!Ai ndëshkon e mëshiron, çon deri në fund të Nëndheutdhe me madhërinë e vet nxjerr nga bjerrja:askush s`i shpëton dorës së tij!
- 3 Lëvdojeni ndër sy të paganëve, ju, bijtë e Izraelit!Ai njëmend ju shpëdau në mes tyre,
- 4 por edhe atje ua dëftoi madhërinë e vet.Madhërojeni ndër sytë e të gjithë të gjallëve:ai është Zoti ynë, Ati ynë, ai është Hyji ynë në shekuj të shekujve!
- 5 Ai do t`ju ndëshkojë për shkak të këqijave tuaja, por ai do të ketë mëshirë për të gjithë ju:do t`ju mbledhë prej të gjitha kombevekudo që do të jeni të humbur!
- 6 Kur të ktheheni tek Ai për ta zbatuar para tij të vërtetënme gjithë mend e zemër, atëherë ai do të kthehet te ju, më fytyrën prej jush s`do ta fshehë.Vëreni si veproi me ju falënderojeni me zë të lartë!Lëvdone Zotin e drejtësisë, lartësone Mbretin e shekujve!Unë e lëvdoj në dheun e mërgimit tim, fuqinë e madhërinë e tijunë ia shpall popullit të mëkatarëve.Kthehuni kah ai, mëkatarë, para tij drejtësinë zbatone!Kush e di? Prapë ndoshta ju doe për ju ai ka mëshirë.
- 7 Sa për mua, do ta lëvdoj Hyjin, shpirti im gëzim do të ketënë Mbretin e madhërueshëm të qiellittë gjitha ditët e jetës sime!
- 8 Të gjithë ju të zgjedhurit bekone Zotin, të gjithë lëvdone madhërinë e tij!Gëzohuni dhe atë lëvdone!
- 9 Rruzalem, qytet i shenjtë, të shkallmoi Zoti për faje të tua!
- 10 Me vepra të mira madhëro Zotin, beko Mbretin e amshueshëm!Në ty përsëri ai vetë me gëzimTempullin tënd ai do ta ndërtojë që të gëzojnë në ty të gjithë të humburit, e që në ty t`i dojë të gjithë të mjerët, brez pas brezi deri në amshim!
- 11 Dritë e ndritshme do të shkëlqejëanë e kënd skajet e dheut, prej kahmosi te ti do të vijnëkombe të ndryshme edhe të shumtaqë i përmban rrumbullaku i dheuttek i shenjti Emri yt! ngarkuar duart me dhuratapër t`ia dhënë Mbretit të qiellit!Rruzalem, në ty do të gëzohenbreznitë e të gjitha breznivei `Zgjedhur` ti do të quheshnë jetë të jetës për amshim!
- 12 Mbi ata do të bjerë mallkimiqë guxojnë ty të të mallkojnë!Të mallkuar do të jenë ataqë guxojnë ty të të rrënojnë, muret e tua që i prishin, të gjithë ata që pirgjet të prishin, që i djegin banesat tua.Ata, do të jenë të bekuar, që gjithmonë të duan me nderim!
- 13 Atëherë gëzo edhe galdopër bijtë e të drejtëve, se të gjithë do të bashkohene për amshim do të bekojnë Zotin.
- 14 I lumi ai që ty të do, të lumët ata që shpirti u kënaqetpër paqen që ty të takon!Lum ata që do t`u vijë keqpër të gjitha mjerimet tua, sepse në ty do të gjejnë gëzim, do ta shohin gëzimin tënd të përhershëm!
- 15 Shpirti im gëzohu në Zotin, në të Madhin Mbret,
- 16 sepse në qytet të Jerusalemitdo të ndërtohet Shtëpia e tije paepur në shekuj të shekujve!I lum do të jem, nëse ndokush nga të mijtë do të jetë lavdinë tënde për ta parë, e të lëvdojë Mbretin qiellor!Me smaragd e me safirdyert e tua, o Rruzalem, do të ndërtohen, muret` tua me gurë të paçmueshëm, pirgjet tua, o Jerusalem, do të ndërtohen me ar të kulluar, me ar të pastër frangjitë e tua!
- 17 Të Rruzalemit rrugët do të shtrohenme xhevahirë e gurë ofiri, me këngë hareje do të buçasindyert e tua, Jerusalem, në rrugët e tua do të jehojë: `Aleluja!`Qoftë bekuar Hyji i Izraelit, bekuar qoftë kush ta bekojëEmrin tënd, në shekuj të shekujve!