Beselidhja e VjeterJobi: Ankimet dhe mbrojtja e Jobit
- 1 Jobi vazhdoi poemën e vet e tha:
- 2 Oh, të m`u ktheheshin muajt e shkuar, ato ditë kur Hyji më ruante,
- 3 kur mbi kokë më ndriçonte dritëza e tij, kur në dritë të Tij çaja errësirën!
- 4 Të bëhesha si në rininë time, kur si mik në tendë më vinte Hyji,
- 5 kur me mua ishte i Lumie përreth mecat e mi,
- 6 kur me qumësht i laja këmbët, kur nga guri rrëke më rridhte vaji!
- 7 Kur unë dilja në log të kuvendit, shkëmbin tim kur e vija në shesh,
- 8 më shihnin të rinjtë e iknin të fshihen, pleqtë në këmbë brafshin e ashtu qëndronin!
- 9 Heshtnin prijësit, zë s`lëshonine me dorë gojën e mbyllnin.
- 10 Fisnikët zërin e rrudhnine për qellzë gjuha u ngjitej.
- 11 Kush më dëgjonte më mbante të lum, kush më shikonte më jepte nder.
- 12 Pse i ndihmoja të varfrit që kërkon ndihmëe bonjakut që kush s`e përkrah.
- 13 Me bekime më mb`lonte i vdekatari, zemrës së vejës ia dhuroja gëzimin.
- 14 Porsi petk vishja drejtësinë, shall të leshtë e kisha të drejtën.
- 15 Sy për të verbërin, këmbë për të shqeptin isha,
- 16 babë për të varfërin, mbrojtës për të huajin!
- 17 Keqbërësit turinjtë ia theja, prej dhëmbëve ia nxirrja prenë!
- 18 Mendja më thoshte: `Në çerdhën timeplot shëngjergja unë do të vdes.`
- 19 Rrënja ime në ujë arrin, gemat natën m`i lag vesa.
- 20 Nderi im gjithmonë në rritje, shigjeta ime gjithnjë do të përtërihet!
- 21 Ma dëgjonin, fjalën më përkrahnin, ishin të gatshëm të m`i dëgjonin këshillat.
- 22 Kush s`guxonte të ma presë fjalën, mbi ta fjala si shi më rridhte!
- 23 Më prisnin fjalën sikur pritet shiu, gojëhapur si në shi përtëritës!
- 24 Nëse u qeshja s`mund të besonin, më vërenin në f`tyrë që të më dinëmendimin.
- 25 Kur doja të shkoja ndër ta, rngjithmonë zija kryet e vendit, rrija si mbret me ushtri rrethuar, sepse isha ngush`llues i të mjerëve.