Beselidhja e VjeterJobi: Ndërhyrja e Eliuhit
- 1 ata tre njerëz pushuan t`i përgjigjeshin, sepse Jobi e mbante veten të drejtë.
- 2 Por atëherë u hidhërua dhe u zemërua Eliuhi, biri i Barakelit të Buzit, i fisit Ramaj. E u hidhërua në Jobin sepse thoshte për vete se ishte i drejtë para Hyjit.
- 3 Gjithashtu u zemërua edhe në miqtë e vet, sepse nuk ditën të gjejnë përgjigje, por vetëm e dënuan Jobin.
- 4 Këndej edhe Eliuhi priti deri sa foli Jobi, sepse ata që flisnin ishin më të moçëm.
- 5 Por, si pa Eliuhi se ata tre nuk mundën t`i përgjigjeshin, u hidhërua shumë.
- 6 Atëherë e mori fjalën Eliuhi, biri i Barakelit Buzit, dhe tha:Për kah mosha i ri unë jam, kurse ju e arritët pleqërinë, prandaj edhe frikë kisha dhe drojat`jua tregoj mendimin tim.
- 7 Mendoja: `Le të flasë moshadhe të thinjurit dijen ta mësojnë!`
- 8 Por sa po shoh është shpirti në njerëzit, është frymëzimi që vjen prej të Lumit, që njerëzve u jep kuptim.
- 9 Mosha e gjatë s`e jep urtësinëe shpesh pleqtë s`e dallojnë të drejtën.
- 10 Këndej dhe unë ju ftoj të më dëgjoni, dua edhe vetë t`jua dëftoj dijen.
- 11 Me vëmendje jua dëgjova fjalët, urtisë suaj veshin ia vuratë zgjidhni çështjen kur sprovuat.
- 12 U mundoja vesh t`ju marr.Por mjerisht, sa unë po shoh, ju asnjëri s`qetë të zotëtta bindnit Jobin...t`u përgjigjeshit fjalëve të tija!
- 13 Ruaj se thoni: `Gjetëm dijen, ta dënojë Hyji e jo njeriu!`
- 14 Prandaj fjalë s`do të them si këto, as si ju s`do t`i përgjigjem.
- 15 Mbetën të mundur, nuk përgjigjën, nga biseda hoqën dorë.
- 16 Prita, por ata më s`folën, pasi mbetën shtang pa përgjegje,
- 17 më takon mua tani të përgjigj, ta dëftoj dijen që kam.
- 18 E kam mjaft veç fjalë për të thënë, se më shtyt shpirti brend në krah`ror.
- 19 Jam fryrë si mushti i mbyllurqë i pëlcet rrëshekët e rinj!
- 20 Do të flas që pakëz të shfrej, buzët do të hap e do të ligj`roj.
- 21 S`do të shikoj se kush çka është, askërkënd unë s`do të përkëdhel,
- 22 unë nuk di kurrsi të lurtoj:Basi im me shpejt do të më shuante.