Beselidhja e VjeterFjalët e urta: Fjalët e urta të Salomonit.
- 1 Fjalët e urta të Salomonit.Djali i urtë është gëzimi i t`et, djali i marrë është trishtimi i së ëmës.
- 2 Nuk vlen fare pasuria e fituar me padrejtësi, kurse drejtësia të shpëton nga vdekja.
- 3 Zoti nuk lejon që i drejti të vuajë nga uria, kurse dëshirat e të paudhëve i çon huq.
- 4 Dora përtace e bën të varfër njeriun, dora punëtore e bën të pasur.
- 5 Kush bashkon në kohë të të korrave është djalë i urtë, kush gërhet verës është djalë i turpërimit.
- 6 Bekimet e Zotit janë mbi kokë të të drejtit, kurse gojën e të paudhëve e mbulon dhuna.
- 7 Kujtimi i të drejtit është në bekim, kurse emri i keqbërësit bie në kalbësirë.
- 8 I urti me zemër i pranon urdhërimet, kurse i marri me fjalë të mëdha vrapon në humbjen e vet.
- 9 Kush ecën me thjeshtësi, ecën i sigurt, kush i shtrembëron udhët e veta, shpejt hetohet.
- 10 Kush bën me sy shkakton hidhërim, kurse i marri me fjalë të mëdha vrapon në bjerrje të vet.
- 11 Burim jete goja e të drejtit, kurse goja e të paudhëve mbulon dhunën.
- 12 Urrejtja shkakton grindje, kurse dashuria i mbulon të gjitha fajet.
- 13 Në buzët e të urtit gjendet urtia, kurse në shpinën e të pamendit shkopi.
- 14 Të urtët e ruajnë në thesar urtinë, kurse goja e të marrit është afër bjerrjes.
- 15 Qyteza e pasanikut është pasuria e tij, kurse rrënimi i skamnorëve është varfëria e tyre.
- 16 Puna e të drejtit është për jetë, kurse keqbërësi prodhon për mëkat.
- 17 Ecën udhës së jetës kush e mban disiplinën, kurse ai që i harron qortimet endet jashtë udhës.
- 18 Buzët e rreme e fshehin urrejtjen, kush shpëdan shpifje është i marrë.
- 19 Në fjalë të shumta nuk mungon mëkati, kurse kush i zotëron buzët e veta është shumë i mençur.
- 20 Argjend i zgjedhur është gjuha e të drejtit, kurse zemra e të paudhëve nuk vlen asgjë.
- 21 Buzët e të drejtit shumë vetë mësojnë, kurse të pamendët vdesin nga varfëria e zemrës.
- 22 Bekimi i Zotit bën të pasur, kurse mundi nuk i shton asgjë.
- 23 Është kënaqësi për të marrin ta bëjë të keqen, kurse urtia i takon njeriut të mençur.
- 24 Çka dron i patenzoti ajo edhe do ta gjejë, kurse të drejtit do t`i plotësohet dëshira.
- 25 I patenzoni kalon siç kalon stuhia, kurse i drejti do të qëndrojë për amshim.
- 26 Siç është uthulla për dhëmbët e tymi për sy, i tillë është përtaci për ata që e dërguan.
- 27 Frika e Zotit e shton jetën, kurse vitet e të patenzonëve shkurtohen.
- 28 Shpresa e të drejtit është gëzim, kurse shpresa e të paudhëve do të humbasë.
- 29 Udha e Zotit është forcë për njeriun e ndershëm, kurse ata që bëjnë të keqen do të sharrojnë.
- 30 I drejti nuk do të tundet askurrë, kurse të ligjtë nuk do të banojnë mbi tokë.
- 31 Goja e të drejtit nxjerr urti, rngjuha e keqe do të këputet.
- 32 Buzët e të drejtit pikojnë kënaqësi, kurse goja e të paudhëve qet gënjeshtra.