Beselidhja e VjeterFjalët e urta: I drejti shpëton nga ngushtica
- 1 Peshorja e rreme Zoti e ka bezdi, ndërsa peshorja e drejtë është epëlqyeshme para tij.
- 2 Erdhi madhështia, s`do të vonojë poshtërimi, kurse ndër të përvuajturit gjendet urtia.
- 3 Të drejtët i udhëheq thjeshtësia e tyre, kurse poshtërsia e tyre i rrënon të patenzotët.
- 4 Ditën e shpagimit gjë s`vlen pasuria, kurse drejtësia do të na lirojë nga vdekja.
- 5 Drejtësia e njeriut të ndershëm ia udhëheq sjelljen e tij, kurse në paudhësinë e vet do të mbarojë i paudhi.
- 6 Drejtësia e të ndershmëve do t`i shpëtojë ata, kurse të patenzonët zihen në pritat e veta.
- 7 Kur vdes njeriu i keq mbaron edhe shpresa, humbet edhe shpresa në kamje.
- 8 I drejti shpëton nga ngushtica, kurse keqbërësi vjen në vend të tij.
- 9 Me gojën e vet i paudhi e vret të afërmin, porse të drejtët do të shpëtojnë me anë të urtisë.
- 10 Për fatin e mirë të të drejtëve gëzohet qytetidhe mbushet me hare për bjerrjen e të paudhëve.
- 11 Me bekimin e të drejtëve do të lartësohet qyteti, kurse goja e të ligjve e prish atë.
- 12 Kush e urren të afërmin e vet është i marrë, njeriu i urtë heshtë.
- 13 Zbulon edhe fshehtësitë ai që përhap shpifje, kurse njeriu besnik mbulon çka iu tha në besë.
- 14 Ku s`ka udhëheqje populli shkatërrohet, kurse shpëtimi është në këshilltarë t ë shumtë.
- 15 Kush i hyn të huajit dorëzanë keq do të pësojë, është i sigurt kush e ka në iri dorëzaninë.
- 16 Gruaja e pashme fiton lavdi, kurse burrat e fortë e fitojnë pasurinë.
- 17 Bamirësi vetvetes i bën mirë, kurse mizori e mundon trupin e vet.
- 18 I paudhi merr pagë të rreme, kurse ai që mbjell drejtësi ka shpërblim të sigurt.
- 19 I qëndrueshmi në drejtësi shkon drejt jetës, kurse kush e ndjek të keqen, vrapon në vdekje.
- 20 Zemra e keqe i iritet Zotit, pëlqimi i tij është te ata që jetojnë në thjeshtësi.
- 21 Dora-dorës e s`do të mbetet i pandëshkuar i keqi, kurse fara e të drejtëve do të shpëtojë.
- 22 Rreth i artë në turinjtë e dosësgruaja e bukur por e pamend.
- 23 Të drejtët presin vetëm të mirën, kurse shpresa e të paudhëve është e kotë.
- 24 Disa shpëdajnë pasurinë e vet e bëhen gjithnjë më të pasur, disa të tjerë kursejnë pa masë e gjithmonë janë skamnorë.
- 25 Njeriu bujar do të përparojë, kush i jep kujt të pijë edhe atij do t`ia shuajnë etjen.
- 26 Atë që e fsheh drithin njerëzit do ta mallkojnë, kurse bekimi do të bjerë mbi koka të shitësve.
- 27 Kush e kërkon të mirën, gjen hirin, kurse kush kërkon të keqen, e keqja do ta gjejë.
- 28 Kush e vë shpresën e vet në pasje, do të bjerë poshtë, kurse të drejtët përparojnë porsi gjethi i blertë.
- 29 Kush e pështjellon shtëpinë e vet do të korrë erërat, i marri do t`i shërbejë të urtit.
- 30 Fryti i të drejtit është lëndë e jetës, i urtë është ai që i përfiton shpirtrat e gjallë.
- 31 Nëse i drejti shpërblehet këtu mbi tokë, aq më tepër do të shpaguhet i paudhi e mëkatari.