Beselidhja e VjeterPredikuesi: Hyrje
- 1 Fjalët e Kishtarit, të birit të Davidit, mbretit të Jerusalemit.
- 2 Kotësi mbi kotësi, thotë Kishtari, kotësi mbi kotësi e gjithçka është kotësi!
- 3 Ç`fitesë ka njeriu prej të gjithë punës që bën nën diell?PJESA I Parathënie
- 4 Një brezni kalon, një tjetër brezni vjen, kurse toka mbetet gjithmonë e njëjta.
- 5 Dielli lind, dielli perëndone mezi ç`pret të mbërrijë në vendin e vetnga prapë lind!
- 6 Era merr drejtimin e mesditës, kthehet në perëndim, fryn duke u endur gjithkah në lëvizjedhe kthehet në vorbullat e veta.
- 7 Të gjithë lumenjtë rrjedhin drejt detit e deti nuk mbushet, dhe, në vendet nga dalin, atje lumenjtë kthehennë rrjedhën e vet.
- 8 Gjithçka është e mërzitshmedhe s`ka njeri që mund t`ia shtjellojë pse-në.S`ngihet syri me të parëas s`mbushet veshi me të dëgjuar.
- 9 Çka qeështë tani e do të jetë pastaj.Çka ka qenë bërëështë tani e do të bëhet pastaj:
- 10 s`ka asgjë të re nën diell!Nëse thuhet për një gjësend: Ja, kjo është e re!, ajo ishte shekuj me radhë para nesh!
- 11 S`ka kujtim për kohët e shkuara, po gjithashtu s`do të ketë kujtimas për gjërat që do të vijnëtek ata që do të jenë pas tyre.1. Jeta e Salomonit
- 12 Unë, Kishtari, isha mbret i Izraelit në Jerusalem,
- 13 dhe vendosa në shpirtin tim të kërkoj me anë të urtisë e të shqyrtoj gjithçka ndodh nën diell. Oh po, është kjo një detyrë tepër e mërzitshme që Hyji ua dha bijve të njerëzve që të merren me të!
- 14 I pashë të gjitha që ndodhin nën diell: dhe, ja, të gjitha janë kotësi e mundim i kotë!
- 15 Çka është e shtrembër, e drejtë nuk ka si të bëhet, dhe çka s`është, s`ka si të numërohet!
- 16 Atëherë i thashë vetvetes: Ja, unë ia dola ta madhëroj e ta bëj të përparojë urtia më tepër se të gjithë ata që kanë qenë para meje në Jerusalem.
- 17 Atëherë u dhashë me ngulm për ta njohur urtinë e dijen, çmendurinë dhe marrëzirën, dhe gjeta se edhe në këtë gjë është mund i kotë i shpirtit, sepse:
- 18 në shumë urti ka shumë vuajtjee kush e shton dijen, shton edhe dhimbjet.