Beselidhja e VjeterPredikuesi: Pashë skllevërit duke kalëruar
- 1 Disa miza të cofura e prishin vajin e erëbërësit, një marrëzirë e vogël peshon më rëndë se urtia e nderi.
- 2 Mendja e të urtit çan drejt, kurse e të marrit merr udhën e mbrapshtë.
- 3 Por i marri edhe nëse ecën udhës, pasi nuk ka mend, të gjithë i mban për të marrë.
- 4 Nëse i ndizet zemërimi ndonjë të madhi kundër teje, mos e lësho vendin tënd, sepse butësia bën të pushojnë edhe mëkatet e mëdha.
- 5 Është një e keqe që e kam parë nën diell, një gabim që rrjedh prej sundimtarit:
- 6 i marri vihet në vendet më të larta të drejtimit, kurse të aftët rrinë poshtë e më poshtë.
- 7 Pashë skllevërit duke kalëruare bujarët duke ecur tokës këmbë si skllevërit.
- 8 Kush hap gropën, në të do të bjerë, e kush rrënon murin, do ta hajë shlligëza.
- 9 Kush then gurë, vritet prej tyre, e kush çan dru, rrezikohet prej tyre.
- 10 Kur tupitet hekuri e nëse nuk ia mpreh tehun, mundi shtohet: përparësia e urtisë qëndron në sukses.
- 11 Nëse të ha gjarpri para se të jetë shituar, s`ke pse e thërret shituesin.
- 12 Janë të këndshme fjalët e gojës së të urtit, kurse të marrin e dëmtojnë buzët e tija.
- 13 Fjalët e para të tijat janë marrëzirë e fjalët e fundit çmenduri e tmerrshme.
- 14 I marri i shumon fjalët: Njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; s`e di as se çka do të ndodhë pas tij, kush mund t`i dëftojë?
- 15 Të marrët i mbyt mundi i vet;kush s`e di rrugën, s`mbërrin në qytet.
- 16 Vaj për ty, o tokë, që e ke mbretin fëmijë, se ministrat e tij gostiten që në mëngjes!
- 17 E lumja ti, o tokë, që e ke mbretin bujar, princat e tij hanë në kohën e caktuarpër t`u përtërirë në fuqi e jo për zdërhallje.
- 18 Përtacit i bie pullazi, të pakujdesshmit i pikon shtëpia.
- 19 Për gëzime bëhen gostitë;vera i jep hare jetës, paraja sjell gjithçka.
- 20 Mos fol keq për mbretin as me menddhe as në dhomë të fshehtë mos e mallko pasanikun, sepse edhe shpendët e ajrit do ta mbartin zërin tëndedhe kafsha me pupla do të shpjerë ç`u tha.