Beselidhja e VjeterPredikuesi: Pleqëria
- 1 Hidhe bukën tënde mbi valët e ujit e pas shumë kohe do ta gjesh.
- 2 Jepu pjesë shtatë vetëve, madje edhe tetëve, sepse nuk e di se ç`e keqe mund të ndodhë mbi tokë.
- 3 Kur retë mbushen plotshiun e lëshojnë mbi tokë;po nëse bie ndonjë dru qoftë në jug qoftë në veri, kudo që të bjerë, aty edhe mbetet.
- 4 Kush i vë vesh erës, nuk mbjell, dhe ai që i vështron retë, nuk do të korrë.
- 5 Sikurse s`ia di udhën erës dhe si trajtohen eshtrat në kraharorin e gruas shtatzënë, ashtu nuk i di as veprat e Hyjit që është Krijuesi i të gjithave.
- 6 Në mëngjes mbille farëne në mbrëmje të mos pushojë dora jote, sepse nuk e di cila do të vlejë më tepër kjo apo ajo ose të dyja do të jenë njësoj të mira.Pleqëria
- 7 E ëmbël është dritadhe e këndshme është për sy ta shohin diellin.
- 8 Po edhe në qe se njeriu jeton vite të shumtae edhe nëse me gëzim i kalon të gjitha, i duhet të kujtojë kohën e errësirësqë do të jetë e gjatë:rngjithçka që ndodh është kotësi.
- 9 Gëzo, pra, o djalosh, në rininë tëndedhe galdo në ditët e djalërisë sate, ec udhëve të zemrës satedhe ndiqi dëshirat e syve të tu, por dije se për të gjitha këtoHyji do të të gjykojë.
- 10 Larg kujdeset prej mendjes sate, flake dhimbjen nga trupi yt:sepse djalëria e rinia janë të kota.