Beselidhja e VjeterPredikuesi: Gjithçka e ka kohën e vet
- 1 Gjithçka e ka kohën e vetedhe secila punë nën qiell e ka momentin e vet:
- 2 kohë për të lindur e kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë e kohë për shkulur çka u mboll,
- 3 kohë për të vrarë e kohë për të shëruar, kohë për të ndërtuar e kohë për të shkatërruar,
- 4 kohë për të qarë e kohë për të qeshur, kohë për të bërë gjëmë e kohë për të kërcyer,
- 5 kohë për të shpëdarë gurë e kohë për t`i mbledhur, kohë për t`u përqafuar e kohë për të mos u përqafuar,
- 6 kohë për të kërkuar e kohë për të humbur, kohë për të ruajtur e kohë për të flakur tej,
- 7 kohë për të qepur e kohë për të shqepur, kohë për të heshtuar e kohë për të folur,
- 8 kohë për të dashur e kohë për të urryer, kohë për të luftuar e kohë e paqes.
- 9 Ç`fitim ka ai që punon prej mundit të vet?
- 10 E shqyrtoj punën që Hyji ua ka dhënë bijve të njerëzve për ta kryer.
- 11 Gjithçka ai bën është e mirë në kohën e vet; por megjithëse ia ka dhënë mundësinë që njeriu ta ketë parasysh gjatësinë e gjërave të krijuara, megjithatë njeriu s`do të mund ta kuptojë veprën që Hyji e bën prej fillimit e deri në mbarim.
- 12 Kuptova se asgjë s`është më mirë për njeriun se të gëzohet e të bëjë mirë gjatë jetës së vet.
- 13 Pastaj, çdo njeri që ha e pi dhe i gëzon të mirat e mundit të vet edhe kjo është dhuratë e Hyjit.
- 14 E kuptoj se të gjitha gjërat që i krijoi Hyji do të qëndrojnë për amshim: ne nuk jemi në gjendje as t`u shtojmë as t`u mungojmë gjë: të gjitha Hyji i krijoi që ta kenë njerëzit frikën e tij.
- 15 Është tani çka ka qenë edhe më parë, çka do të jetë, ka qenë edhe më përpara: Hyji kërkon çka ka kaluar.
- 16 Por unë vura re nën diell edhe këtë: se në vend të së drejtës ka paudhësi dhe në vend të drejtësisë ka padrejtësi.
- 17 Atëherë thashë në zemrën time: Hyji do t`i gjykojë të drejtin e keqbërësin, sepse është koha për çdo gjë e për çdo veprimtari.
- 18 Pastaj lidhur me bijtë e njeriut thashë vete me vete: Hyji do t`i vërë në provë e do të dëftojë se ata prej vetvetes janë si bagëtia.
- 19 E vërtet fati i bijve të Adamit e të kafshëve është po i njëjti: siç vdes njeriu vdesin edhe ato. Kanë po të njëjtën frymë jetësore: njeriu s`ka asgjë më tepër se bagëtia, sepse gjithçka është kotësi.
- 20 Gjithçka udhëton drejt të njëjtit vend:rngjithçka vjen prej dheute gjithçka njësoj kthehet në dhe.
- 21 Kush e di se fryma jetësore e bijve të Adamit ngjitet lart e fryma jetësore e bagëtive zbret poshtë në dhe?
- 22 Këndej edhe e mora me mend se s`ka gjë më të mirë për njeriun se ta gëzojë mundin e vet, sepse kjo është fati i tij. E njëmend kush mund t`ia dalë ta bëjë të shohë se çfarë do të ndodhë pas tij?