Beselidhja e VjeterPredikuesi: Fati
- 1 E njëmend, përsiata mbi të gjitha këto e hetova se si të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në dorë të Hyjit.Njeriu nuk e njeh as dashurinë as urrejtjen: para tij gjithçka është kotësi.
- 2 Të gjithë kanë po të njëjtin fat:i drejti e keqbërësi, i miri e i ligu, i pastërti e i papastërti, ai që flijon e ai që nuk flijon.Si i miri ashtu edhe mëkatari, si ai që përbetohet ashtu edhe ai që trembet të përbetohet.
- 3 Kjo është e keqja më e madhe ndër të këqijat që ndodhin nën diell: për gjithkënd është po i njëjti fat. Këndej edhe zemrat e bijve të Adamit janë plot me keqbërësi dhe me marrëzirë në jetën e tyre e pastaj... fundi i fundit ndër të vdekur.
- 4 Por për atë që është në shoqëri me të gjallët, ka shpresë:Më i mirë është qeni i gjallë se luani i cofur.
- 5 Sepse të gjallët e dinë se do të vdesin, kurse të vdekurit s`dinë më asgjë dhe s`do të kenë më asfarë shpërblimi, pasi kujtimin e tyre e mbulon harresa.
- 6 Po ashtu edhe dashuria e tyre, urrejtja dhe smira të gjitha së bashku morën fund e më nuk bëjnë pjesë në këtë shekull as në veprimtarinë që bëhet nën diell.
- 7 Shko, pra, e haje me hare bukën tënde, pije me gëzim verën tënde, sepse Hyji tashmë i ka pëlqyer veprat e tua.
- 8 Në çdo kohë petkat e tua le të jenë të bardhadhe kokës sate mos ia mungo vajërat erëmirë.
- 9 Gëzohu në jetë me gruan që e do në të gjitha ditët e jetës sate të paqëndrueshme që të janë dhuruar nën diell gjatë tërë kohës së jetës sate të zbrazët: sepse ky është fati që të takon në jetën tënde e në mundin që bën nën diell.
- 10 Gjithçka të jesh në gjendje të bësh, bëje sa më parë, sepse atje në Dhe të zi, ku do të shkosh, s`ka as veprimtari as arsye as urti as dije.
- 11 Vëzhgova e pashë nën diell edhe këtë:s`e fitojnë vrapimin të shpejtët, as të fortët luftën, as të urtët bukën, as të diturit pasurinë, as të maturit përkrahjen, por gjithçka sjell koha e rasti.
- 12 E njëmend, njeriu nuk e di mbarimin e vet, por si peshqit që bien në rrjetën ugurzezë dhe porsi shpendët që zihen në lak, kështu edhe njerëzit bëhen pre e fatkeqësisë që u vjen papritmas.Urtia e marria
- 13 E kam parë nën diell edhe këtë gjë në lidhje me urtinë dhe e mbaj për të rëndësishme të përsiatet:
- 14 ishte një qytet i vogël e pak njerëz kishte në të: e sulmoi një mbret i fortë, e rrethoi dhe ndërtoi rreth tij kulla luftimi të forta.
- 15 Por u gjet në qytet një njeri i varfër, por i urtë dhe, në saje të urtisë së vet, e shpëtoi qytetin: më vonë askujt s`i ra ndër mend për atë njeri skamnor!
- 16 E unë them:Më e mirë është urtia se fuqia, por urtia e skamnorit përbuzet, fjalët e tija nuk dëgjohen.
- 17 Fjalët e buta të të urtëve dëgjohenshumë më tepër se britma e prijësit ndër të marrë.
- 18 Më e mirë është urtia se armët e luftës; por një mëkatar i vetëm humb të mira të mëdha.