Beselidhja e VjeterKantiku i Kantikëve: Përfundimi
- 1 O sikur të të kisha vëlla, që ka pirë gjinjtë e nënës sime, po të kisha gjetur jashtë, do të kisha puthur me afshdhe askush s`do të më kish` përbuzur.
- 2 Unë do të merrja, do të çoja në shtëpi të nënës sime, aty ti do të më mësoje muae unë do të jepja të pishverë të erandshme, edhe lëng prej shegash të mia.
- 3 E majta e tij nën kokën timee me të djathtën më përqafon.I fejuari
- 4 O bija të Jerusalemit, ju përbej të mos ma zgjoni, të mos ma zgjoni të dashurën timederi sa të zgjohet vetë.PËRFUNDIMIKori
- 5 Kush është kjo që po ngjitet nga shkretëtiranë të dashurin e vet e mbështetur?I fejuariTë zgjova nën hije të mollës, aty ku të ngjizi jot`ëmë, aty ku të lindi jot`ëmë!E fejuara
- 6 M`vendos si vulë mbi zemrën tënde, porsi vulë mbi dorën tëndese dashuria është e fortë si vdekja, i pashmangshëm është si dheu i zi lakmimi;vapa e saj si vapa e zjarrit, flakë hyjnore!
- 7 Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin, nuk e fikin as lumenjtë!Kush do të jepterngjithçka ka në shtëpinë e vetme qëllim të blejë dashurinë, do të përbuzej prej gjithkujt.SHTOJCATDy epigrame
- 8 E kemi një motër të vocërrende parzmash të patrajtuar.Çfarë do të bëjmë për motrën tonëkur të vijë dita për të t`flitet?
- 9 Sikur ajo të ishte murdo të ndërtonimpirgje të argjendta mbi të;sikur ajo të ishte derëdo ta mbronim me dërrasa cedri.
- 10 Unë jam mur, rngjintjë e mi janë porsi kulla!E tillë jam unë në sytë e tij, si ajo që e gjeti paqen.
- 11 Salomoni e kishte vreshtin në Baalhamon.Ai rojëtarëve ua dha;secili duhej t`i jepte për prodhimnjë mijë sikla të argjendtë.
- 12 Vreshti im është para meje!Merri, Salomon, ata një mijë sikla të tu, ja dhe dyqind për ataqë i ruajnë frutat e tija!Shtojcat e fundit
- 13 Ti njome që banon në kopshte, miqtë po dëgjojnë, fol që unë ta dëgjojë zërin!
- 14 Ik, o i dashur, ji si sorkadhja, si dreri i rinë bjeshkë të erandshme