Beselidhja e VjeterIsaia: Vajtim mbi Moabin
- 1 Profeci mbi Moabin.Natën u rrënua Armoabi, u shua; natën u rrënua Cirmoabi, u shua.
- 2 Populli i Dibonit u ngjit në lartësi për të qarë; në Nabo e në Medabë Moabi vajtoi; çdo kokë qe qethur e rruar çdo mjekërr!
- 3 Në sheshe vishen me thasë, në pullaze e në tregje vajtojnë të gjithë bëjnë gjëmë, shkrihen në vaj!
- 4 Heseboni e Eleala bëjnë gjëmë, vajtimi i tyre ndihet deri në Jasë.Të madhe dënesin trimat e Moabit, u rënkon shpirti për vetvete.
- 5 Zemra ime gërthet për Moabin, mbrojtësit u arrijnë deri në Segor, deri në Eglatselisi; brinjës së Luitit ngjiten e vajtojnë në udhë të Oronaimit gjëmë të mjerueshme lëshojnë.
- 6 Në Nemrim uji do të shterë, u tha bari, s`lulëzoi pinjolli, mbarë gjelbërimi u vyshk, u shua!
- 7 Këndej edhe i mbledhin çaklat e pasuritë e veta e i kalojnë përtej përroit të Shelgjeve.
- 8 Po, u hap britma në viset e Moabit, rngjëma e tij deri në Eglaim, ulërima e tij deri në Beerelim!
- 9 Ujërat e Dimonit janë mbushur me gjak! Edhe një të keqe do t`ia shtoj Dimonit: një luan për të ikurit e Moabit e për ata që gjallë do të mbesin në vend.