Beselidhja e VjeterIsaia: Anarkia në Jerusalem
- 1 Dhe, ja, Zotëruesi, Zoti i Ushtrive, po ia heq Jerusalemit dhe Judësçdo mbështetje e çdo ndihmë, çdo ndihmë buke e çdo ndihmë uji,
- 2 trimin edhe luftëtarin, rngjyqtarin edhe profetin, dijetarin edhe plakun,
- 3 pesëdhjetarin e bujarin, këshilltarin e dijetarin e urtë si edhe shituesin e mençur.
- 4 Do meca do t`u vë të parë e foshnjat do t`i sundojnë.
- 5 Njerëzit do të grinden me njëri-tjetrin, i afërmi me të afërmin, i riu me të keq do ta marrë plakun edhe të ndershmin i pandershmi,
- 6 burri do të kapë vëllanë e vet mu në shtëpinë e babait të vet: Ti e ke gunën, na u bëj prijës, kjo rrënojë le të jetë në dorën tënde!
- 7 Ai atë ditë do të klithë, do të thotë: Unë s`jam mjek, në shtëpinë time s`ka bukë as gunë; ruaj se më bëni prijës të popullit!
- 8 Se ç`po rrënohet Jerusalemi, u rrënua Judeja se gjuha e veprimet e tyre janë kundër Zotit sa që ngacmojnë sytë e Madhërisë së tij.
- 9 Paf`tyrësia e tyre i dënon, si Sodoma shpallin fajin e vet, nuk e fshehin, mjerë shpirti i tyre: vetvetes i bëjnë gati të keqen!
- 10 Thuajini të drejtit: I lumi ti! sepse do të hajë frytin e veprave të veta!
- 11 Mjerë i paudhi! Të këqijat do ta godasin: do ta gjejnë të këqijat që ka bërë.
- 12 Popullin tim e shtyp një kalama, gratë e kanë nën sundim! O populli im, ata që thonë se je i lumë po të gënjejnë dhe po ta prishin udhën nëpër të cilën je duke ecur.
- 13 Në këmbë u ngrit Zoti për të paditur, qëndron në këmbë për të gjykuar popujt.
- 14 Në gjyq po hyn Zoti me pleqtë e me krerët e popullit të vet; Ju ma shkretuat vreshtin e gjërat e rrëmbyera të skamnorëve në shtëpitë tuaja i keni.
- 15 Me ç`të drejtë e shtypni popullin tim dhe po e shkelmoni fytyrën e të varfërve?, thotë Zoti, Hyji i Ushtrive.Gratë e Jerusalemit
- 16 E Zoti tha: Çka po krenohen bijat e Sionit e më shëtisin me qafë të zgjatur, u bëjnë me sy njerëzve përreth, edhe ecin me hapa të vegjël e i bëjnë të tingëllojnë unazat në këmbë.
- 17 Zoti do t`ua rruajë rrashtën e kresë bijave të Sionit, Zoti flokët do t`ua shogë.
- 18 Atë ditë Zoti do t`ua heqë të gjitha: stolinë e sandaleve, stringla,
- 19 hënëza e vathë, mëdorëza e kësula,
- 20 ndarset e përparëset, brezat dhe shishet e erërave,
- 21 unazat e stolitë e hundës,
- 22 petkat e ndërrimit e krahcoret, velat e bukur e gjilpërat,
- 23 pasqyrat edhe çarçafët, lidhësat edhe leshnikët.
- 24 Në vend të erës së mirë, qelbësirë; në vend të brezit, rrypinë, në vend të flokëve bishtaleca, tullacinë; në vend të grykcës, grathoren, në vend të hijeshisë, shëmtimin.Vejushat e Jerusalemit
- 25 Burrat e tu prej shpatës do të bien, trimat e tu në luftim,
- 26 Gjëmë e vaj do të ketë dera jote e ti, i rrënuar, rrafsh për tokë do të biesh.