Beselidhja e VjeterIsaia: Pinjolli i Zotit
- 1 Shtatë gra do të lakmojnë një burrë të vetëm atë ditë e do t`i thonë:`Me bukën tonë ne do të ushqehemi, me petka tona ne do të vishemi, vetëm na lër të mbajmë emrin tënd: flake prej nesh turpin tonë. `Pinjolli i Zotit
- 2 Dhe atë ditë pinjolli i Zotit do të jetë nder edhe lavdi, fryti i tokës do të jetë mburrje e galdim për të shpëtuarit e Izraelit.
- 3 Dhe do të ndodhë: kush do të mbetet gjallë në Sion, kush të shpëtojë në Jerusalem, do të quhen të gjithë shenjtër, e do të regjistrohen se në Jerusalem jetojnë.Rivendosja e ardhshme
- 4 E kur Zoti ta ketë larë ndytësinë e bijës së Sionit, edhe gjakun ta ketë larë që u derdh në Jerusalem me fuqi të frymës e me forcë të zjarrit,
- 5 Zoti i lum do të krijojë përmbi mbarë malin Sion e mbi tubimin e tij një re tymi ditën, kurse natën flakë zjarri të ndezur.Sepse, mburojë mbi të gjitha do të jetë Lavdia
- 6 tandë që mbron nga vapa e ditës strehë shpëtimi nga stuhia e shiu.