Beselidhja e VjeterJeremia: Predikimet e para të Jeremisë: apostazia e Izraelit
- 1 Fjala e Zotit më qe drejtuar e më tha:
- 2 Shko e shpall në veshët e Jerusalemit e thuaj:Kështu thotë Zoti:Me mall të kujtoj, e kujtoj afshin e rinisë sate, dashurinë e fejesës sate, kur më ndoqe në shkretëtirë, në vende ku asgjë nuk mbillet.
- 3 Izraeli ishte gjëja e shenjtë e Zotit, fryti i parë i të korrave të tij;kushdo hante prej tij, e paguante:e gjente e zeza;është fjala e Zotit.
- 4 Dëgjojeni fjalën e Zotit, shtëpia e Jakobit, e ju të gjitha barqet e shtëpisë së Izraelit!
- 5 Kështu thotë Zoti:Ç`paudhësi gjetën në mua etërit tuajqë u larguan prej meje e shkuan pas kotësisë dhe u bënë të kotë?
- 6 E nuk pyetën: `Ku është Zotiqë na nxori nga dheu i Egjiptit, që na udhëhoqi nëpër shkretëtirë, nëpër vend të pabanuar e të papërshkueshëm, nëpër vend etjeje e terri, nëpër vendin kah s`kaloi njeri, ku askush nuk nguli të banojë?`
- 7 Unë ju shpura në një vend me kopshteqë t`i hani frytet e të mirat e tij, por posa hytë e përdhosët vendindhe e bëtë iri trashëgimin tim.
- 8 Priftërinjtë nuk thanë:`Ku është Zoti?`.Shtjelluesit e Ligjit nuk më njohën, barinjtë u çuan kundër meje, profetët profetizuan në emër të Baalit, dhe shkuan pas atyre që asgjë s`ndihmojnë.
- 9 Prandaj përsëri do të bëj gjyq me ju thotë Zoti, e me bijtë e bijve tuaj do të bëj gjyq.
- 10 Kaloni në ishujt e ketimëve e shihni, dërgoni njerëz në Cedar e hollë vëzhgonie shihni a ka ndodhur ndonjë gjë e tillë:
- 11 a i ka ndërruar ndonjë popull zotat -e pra, ata as zota nuk janë!, kurse populli im e këmbeu nderin e vetme diçka që s`vlen asgjë!
- 12 Çudituni mbi këtë gjë, o qiej, tmerrohuni pa masë nga habia thotë Zoti!
- 13 Sepse dy të këqija bëri populli im:më la mua, burimin e ujit të gjallë, që të hapë për vete puse, puse të shpuara që s`mund ta mbajnë dot ujët!
- 14 Vallë a skllav është Izraeli, apo skllav i lindur në shtëpi?Përse, pra, erdh e u bë pre?
- 15 Kundër tij ulërijnë luanët, e lartësojnë zërin e vet;tokën e tij e kthyen në shkretëtirë:qytetet e tij shkrumb u dogjëne askush në to nuk banon.
- 16 Deri bijtë e Memfisit e të Tafnesitkokën tënde do ta rruajnë!
- 17 Vallë, a thua kështu s`të ndodhipse e le Zotin, Hyjin tënd, atëherë kur të printe udhës?
- 18 E tashti përse nisesh për Egjipta për të pirë ujët e Nilit?Pse merr udhën e Asirisëa për të pirë ujët e Lumit?
- 19 Po të dënon fajësia jote, po të ndëshkon cubnia jote!Dije e shih sa gjë e keqedhe sa gjë e hidhur ështëtë kesh lënë Zotin, Hyjin tënd, e të mos dridhesh më përpara meje, thotë Zoti, Hyji i Ushtrive.
- 20 Po, ti që moti e theve zgjedhën tënde, i këpute zinxhirët e tue the: `S`dua të shërbej!`E megjithatë, në çdo bregore të lartëedhe nën çdo pemë të gjelbërshtroheshe porsi lavire.
- 21 E pra, unë të mbëltova vresht të zgjedhur, çdo fidan hardhi të butë, si atëherë erdhe e u shndërrovenë shermende të zvetënuaratë vreshtit të egër?
- 22 Por sikur edhe me fi të laheshe, sa do shumë hi të kishe qitur, para meje s`të hiqet dot njollae fajësisë sate thotë Zoti Hyj.
- 23 Si guxon të thuash: `S`jam e zhytur!Nuk shkova përpas baalëve`?Shikoji gjurmët e tua në Luginë, kujtohu se çfarë ke bërë.Gamilja e shpejtë që i dredh udhët e veta,
- 24 gomarica e egër e mësuar në stepë, në epshin e vet erë ajrit i merr, në kohën e mbarsimit kush mund ta zotërojë? Të gjithë ata që e kërkojnë, nuk do të lodhen, në mujoret e saj lehtë, po, do ta gjejnë!
- 25 Ruaje këmbën tënde të mos zbathet, e fyti yt të mos thahet nga etja!Por ti thua: `Është e kotë! Jo, assesi!U dashurova me të huajt, pas tyre do të shkoj!`
- 26 Sikurse turpërohet vjedhësi, kur zihet në vjedhje, kështu do të mbeten të turpëruarata të shtëpisë së Izraelit, ata, mbretërit e tyre, princat, priftërinjtë dhe profetët e tyre
- 27 që i thonë drurit: `Ti je im atë!`dhe gurit: `Ti më linde!`Shpinën më sollën e jo fytyrën, por ditën e fatkeqësisëndihmë do të kërkojnë:`Çohu e na shpëto!`
- 28 Ku janë hyjnitë e tuaqë për vete i punove!Ata le të ngrihen e le të të shpëtojnëditën e fatkeqësisë sate.Sepse, o Judë, sa qytete keaq janë dhe hyjnitë e tua!
- 29 Pse kërkoni të bëni gjyq me mua?Të gjithë ju u çuat kundër meje, është fjala e Zotit.
- 30 Kot i godita bijtë tuaj:por ata nuk e kuptuan mësimin.Shpata juaj i përlau profetët tuaj, porsi luani shfarosës.
- 31 Pjellë e keqe!Shikoni se çka thotë Zoti:A thua shkretëtirë iu bëra Izraelit, apo ndoshta tokë errësirash?Pse atëherë tha populli im:`U larguam, më s`vijmë te ti?`
- 32 Pse, a e harron virgjëra stolinë e vet, ose nusja brezin e belit të vet?E populli im mua më harroitanisa e sa ditë, pa numër!
- 33 Oh, sa mirë gati e bën udhën tëndepër të kërkuar dashurinë!Madje edhe udhën e së keqese ke bërë shprehi për vete.
- 34 Në kindin e petkave të tuau gjet gjaku i të varfërve të pafajshëm:e nuk i zure duke të thyer shtëpinë!E për të gjitha këto
- 35 ti the: `Unë jam i pafajshëm, këndej larg meje është zemërimi i tij!`Por ja, në gjyq po hyj me typër arsye se the: `S`mëkatova!`
- 36 Oh, sa lehtë i ndërron udhët e tua!Po edhe prej Egjiptit do të turpërohesh, si u turpërove prej Asirisë!
- 37 Po se edhe prej tij do të dalëshme duar të tua mbi kokë tënde, sepse Zoti i përbuzi ata, mbi të cilët ti u mbështete;kurrfarë dobie prej tyre s`do të kesh!