Beselidhja e VjeterVajtimet: Vajtimi i dytë
- 1 Oh, si e nxiu në zemërim të vet ZotiBijën e Sionit!Nga qielli për tokë e flakunderin e Izraelit, s`iu kujtua shtroja e këmbëve të vetaditën e zemërimit të vet!Bet
- 2 Zoti i shkretoi pa mëshirëmbarë kullosat e Jakobit;i rrafshoi në zemërim të vetfortesat e Bijës së Judës;për tokë e rrëzoi, e mallkoimbretërinë e krerët e saj!Gimel
- 3 Në flakën e zemërimit të vetIzraelit i theu çdo pushtet, e tërhoqi të djathtën e vetpara fytyrës së armikut, flakë e ndezi në Jakob zjarrinqë përpin gjithçka përreth.Dalet
- 4 Si armik e ngrehu harkun, s`iu dridh dora më se kundërshtarit, për pa vrarë nuk la asgjëtë bukur për shikimnë tendën e Bijës së Sionit:zemërimin si zjarr e shfreu.He
- 5 U bë Zoti si të ishte armik, e përpiu Izraelin, ia përpiu të gjitha fortesat, ia rrafshoi të gjitha kullat, e shtoi mbi Bijën e Judëspikëllimin edhe trishtimin.Vau
- 6 Kopsht të shthurur ia bëri Tempullin, e shkatërroi Tendën e vet:bëri Zoti të harrohen në Sione kremtja edhe e shtuna, i përbuzi në furi të vetmbret e prift!Zain
- 7 Iu mërzit lteri i vet, Shenjtëroren e vet mallkoi;i lëshoi në dorën e armikutmuret e shtëpive të saj:krisi britma në Shtëpi të Zotitporsi ditën e festimit!Het
- 8 Vendosi Zoti të rrënojë murin e Bijës së Sionit, e ngrehu për masë konopin, nuk e ndali dorën nga rrënimi:në zi i veshi avlli e mur, të dy së bashku po rrëzohen.Tet
- 9 Dyert e saj i mbuloi dheu;i theu, i copëtoi shtatkat e saj.Mbreti e princat të humbur ndër paganë, u zhduk Ligji!As profetët më nuk kanëvegim prej anës së Zotit!Jod
- 10 Rrinë në pluhur edhe heshtinpleqtë e Bijës së Sionit, me pluhur e pluhuruan kokëne u ngjeshën me grathore;për tokë ulin kokën e vetvirgjërat e Rruzalemit!Kaf
- 11 Sytë e mi prej lotësh u verbuan, u përzien përbrendëset e mia;u derdh për tokë mëlçia imese u shkatërrua bija e popullit tim, ndërsa meket foshnja dhe ferishtjanëpër sheshet e Qytetit.Lamed
- 12 U thoshin nënave të veta:Ku është drithi, ku është vera?E mekeshin si të plagosurnëpër rrugët e Qytetite shpirti atyre u dilten`prehrin e nënave të veta.Mem
- 13 Me kë të të krahasoj? Kujt të them se i përngjan, o Bija e Jerusalemit?Me kë të të barazoj për të tëngushëlluar, Bukuroshja Bijë e Sionit?I madh si deti është rrënimi yt, kush mund të të sjellë shërim?Nun
- 14 Profetët e tu për ty patën vegimetë rreme e të marra;s`ta zbulonin fajësinë tënde, që ta ndërronin fatin tënd, por të treguan profeci trillimesh, rrene e edhe ngashnjimi.Sameh
- 15 Përmbi ty shuplakat rrahintë gjithë ata që udhës kalojnë, fërshëllejnë dhe kokat lëkundinpërmbi Bijë të Jerusalemit:Ky është Qyteti -hijeshia epërsosur-hareja e botës mbarë?!Fe
- 16 Hapin gojën kundër tejetë gjithë kundërshtarët e tu, fërshëllejnë, me dhëmbë kërcëllojnëe thonë: E përpimë!Ja, dita që kaherë prisnim:ia mbërritëm me sy ta shohim!Ain
- 17 E çoi në vend Zoti ç`vendosi, e plotësoi fjalën e vet, të urdhëruar që qëmot:rrënoi e nuk pati mëshirë!Bëri të gëzojë mbi ty armiku, armiqve të tu fuqinë ua rriti.Sade
- 18 T`i klithë Zotit zemra jotepërmbi muret e Bijës së Sionit, lër rrëke le të derdhen lotëtditë e natë!Mos i jep pushim vetvetes, të mos pushojë qepalla e syrit tënd!Kof
- 19 Ngrihu e natën gjëmokur fillon tui i rojës, zbraze si ujët zemrën tëndepërpara fytyrës së Zotit!Lartësoji drejt tij duart e tua, kërko ndihmë për foshnjat e tuaqë po meken nga urianë krye të të gjitha udhëve.Res
- 20 Këqyr, o Zot, e deh, shiko, me kë u solle der tani kështu?Vallë të hanë gratë frytin e vet, foshnjat që duhet të rriten?Thua të vriten në Shenjtërore të Zotitpriftërinjtë edhe profetët?Sin
- 21 Dergjen për tokë në rrugë të madhefëmijë e plak, virgjërat e të rinjtë e miranë prej shpatës:i vrave ditën e zemërimit tënd, i godite dhe nuk pate mëshirë.Tau
- 22 Ti i mblodhe si për ditë festetmerruesit e mi përreth;ditën e zemërimit të Zotitkush s`shpëtoi, askush gjallë s`mbetitë cilët i mëkova dhe i ushqeva:armiku im farën ua treti!