Beselidhja e VjeterVajtimet: Vajtimi i tretë
- 1 Unë jam njeriu që e sprovoi mjeriminnën frushkullin e zemërimit të tij.Alef
- 2 Ai më urdhëroi e më bëri të ecnëpër terr e jo në dritë.Alef
- 3 Veç kundër meje e solli, e risollirngjith`ditën dorën e vet.Bet
- 4 Ma shkriu lëkurën edhe mishin, i thërmoi eshtrat e mia.Bet
- 5 Përreth meje ndërtoi mur, me helm e pikëllim më rrethoi.Bet
- 6 Më ndryu të jetoj në një vend të errëtporsi të vdekurit e përhershëm.Gimel
- 7 Më rrethoi në mur që të mos mund të dal, më lidhi në pranga të rënda.Gimel
- 8 Nëse thërras e kërkoj ndihmë, e përbuz lutjen time.Gimel
- 9 M`gurë të latuar m`i muroi rrugët, m`i mbylli shtigjet e mia.Dalet
- 10 Arushë në pritë u bë për mua, luan që sulet befasisht.Dalet
- 11 Me ferra m`i zuri rrugët, më copëtoi e më la në mjerim.Dalet
- 12 E ngrehu harkun e vet, mua më vurishenjë shigjete.He
- 13 I nguli në të hollët timbijat e kukurrit të vet.He
- 14 U bëra përqeshje e pop`llit tim, kënga e përditshme e tyre.He
- 15 Më ka ushqyer me hidhërime, me lëng mendre më ka dehur.Vau
- 16 Me gurë dhëmbët m`i thërmoi, më zhgërreu në pluhur.Vau
- 17 Shpirti im më s`di ç`është paqja, më nuk di ç`është lumturia.Vau
- 18 Thashë: Lamtumirë, o lumturi, e gjithçka prisja prej Zotit!Zain
- 19 Më kujto skamjen e endjen time, mendrën e helmin tim!Zain
- 20 I kujtoj, s`mund t`i harroje më copëtohet shpirti im.Zain
- 21 Ja, se çka përbluaj në zemëre prandaj më ngjallet shpresa:Het
- 22 Lavdi Zotit që fara s`na u shua, që s`munguan përdëllimet e tij!Het
- 23 Mu, çdo mëngjes Ai i përtërin!Besa jote s`ka kufi!Het
- 24 `Pjesa ime është Zoti`-më thotë shpirti-këndej vazhdoj të kem shpresë në Të.Tet
- 25 I mirë është Zoti për ata që shpresojnë në Të, ndaj shpirtit që e kërkon.Tet
- 26 Është mirë të pritet në heshtjeshëlbimi që vjen prej Zotit.Tet
- 27 Është mirë për burrin ta mbartëzgjedhën që prejrinisë së vet.Jod
- 28 Le të rrijë vetëm e të qëndrojë në heshtjekur Zoti ta mbrehë në zgjedhë.Jod
- 29 Le ta vërë gojën e vet në pluhur:sepse ndoshta ende ka shpresë.Jod
- 30 Le t`ia sjellë faqen goditësit, le të ngihet me poshtërime!Kaf
- 31 Sepse Zotinuk përbuz për përgjithmonë.Kaf
- 32 Nëse ndëshkon, Ai do të ketë dhimbjesipas mëshirës së vet të madhe.Kaf
- 33 S`i do zemra t`i përvujtërojë, t`i ndëshkojë bijtë e njeriut.Lamed
- 34 Të ndrydhen, të shtrohen nën këmbëtë gjithë të munduarit e vendit.Lamed
- 35 T`i shtrembërohet e drejta njeriutpara syve të të Tejetlartit, Lamed
- 36 e padrejtë në gjyq t`i bëhet tjetrit:a thua Zoti s`i sheh këto të gjitha?Mem
- 37 Kush është ai që tha e ashtu u bë?Vallë s`është Zoti ai që merr vendim?Mem
- 38 Prej gojës së të Lartit a nuk rrjedhintë vështirat e të mirat?Mem
- 39 Vdekatari pse të murmurisë?Të zotërojë burri mbi mëkatet e veta!Nun
- 40 T`i shqyrtojmë e t`i kërkojmë udhët tonae të kthehemi kah Zoti!Nun
- 41 T`i lartësojmë duart tona e zemrën te Zoti që është në qiell.Nun
- 42 Ne mëkatuam, kundër Teje u çuam, ja, përse Ti nuk na fale!Sameh
- 43 Me furi u armatose, na godite, na vrave, nuk na fale!Sameh
- 44 Ti e vure për pritë renëtë mos na mbërrijë te ti lutja.Sameh
- 45 Na çrrënjose, llom na bëremes popujsh!Fe
- 46 U ngërdheshën kundër neshpa dallim të gjithë armiqtë tanë.Fe
- 47 Shorti ynë u bë tmerri e gropa, shpartallimi dhe rrënimi!Fe
- 48 Rrëke rrjedhin prej syve të mi lotëtpër rrënimin e Bijës së popullit tim.Ain
- 49 Sytë e mi lotojnë e nuk pushojnë, sepse s`mund të ketë qetësiAin
- 50 derisa të shikojë e të shohëZotynë prej qiellit.Ain
- 51 Syri im dhimbje më shkaktonpër bijat e Qytetit tim.Sade
- 52 Më pëdjekin si gjuetari shpendinata që pa arsye më urrejnë.Sade
- 53 Jetën ma borën në humnerë, përmbi mua hodhën gurë.Sade
- 54 Përmbi kokë më vërshuan ujërate unë thosha: Kam mbaruar!Kof
- 55 Atëherë, Zot, emrin tënd thirranga thellësia e humnerës.Kof
- 56 Ma ndieve britmën: Mos i mbyll veshëtnë dënesjen e në kushtrimin tim!Kof
- 57 Ti u afrove kur të rashë ndoree the: Frikë mos ki!Res
- 58 E mbrojte, o Zot, ti çështjen time, ma shpërbleve jetën time.Res
- 59 E pe, o Zot, të padrejtën që m`u bë:mbroje ti të drejtën time!Res
- 60 E pe të gjithë furinë e tyre, synimet e tyre kundër meje.Sin
- 61 I dëgjoje fyerjet e tyre, o Zot, synimet e tyre kundër meje.Sin
- 62 Buzë e mend të armiqve të mikundër meje janë gjith`ditën.Sin
- 63 Vëri re: si kur ulen si kur çohenunë jam kënga përqeshëse e tyre.Tau
- 64 Shpaguaj ti si e meritojnë, o Zot, sipas veprave të duarve të tyre!Tau
- 65 Bëje zemrën e tyre të ngurtë, mbi ta të bjerë mallkimi yt!Tau
- 66 Ndiqi, o Zot, me furinë tënde, çrrënjosi nën qiellin tënd!