Beselidhja e VjeterEzekieli: Kundër maleve të Edomit
- 1 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Biri i njeriut, sillu me fytyrë kah mali Seir, profetizo kundër tij e thuaj:
- 3 Kështu thotë Zoti Hyj:Ja, po sulem kundër teje, o mali Seir, po e çoj dorën time kundër teje, do të të shuaj e do të të shkretoj!
- 4 Do t`i shkretoj qytetet e tuae ti do të bëhesh shkretëtirë:atëherë do ta dish se unë jam Zoti.
- 5 Pasi i urreve vazhdimisht bijtë e Izraelit e i preve me shpatë ditën e ngushticës së tyre, ditën e fundit të keqbërësisë së tyre:
- 6 prandaj, pasha jetën time;thotë Zoti Hyj;unë do të të qes në gjak e gjaku do të të ndjekë: pasi s`pate bezdi prej gjakut, gjaku do të të pëdjekë!
- 7 Do ta shuaj malin Seir e do ta bëj të shkretë: prej tij askush s`do të dalë as s`do të kthehet,
- 8 malet e tij do t`i mbush me të vrarët e tij: të vrarët e tu do të bien prej shpatës në kodrat e tua, në luginat e tua e në të gjithë përrenjtë e tu.
- 9 Do të të bëj shkretëtirë të përhershme, qytetet e tua nuk do të banohen e do ta dini se unë jam Zoti.
- 10 Ti pate thënë: `Këta dy popuj e këto dy vende do të jenë të miat: do t`i kem për pronë, ` megjithëse Zoti ishte aty,
- 11 prandaj, pasha jetën time;thotë Zoti Hyj;edhe unë do të veproj me zemërim të tmerrshëm sikurse ti veprove me mëri e me urrejtje kundër tyre dhe do të zbulohem ndër ta kur të të kem gjykuar ty.
- 12 Do ta dish se unë Zoti i dëgjova të gjitha të sharat e tua që i the kundër maleve të Izraelit: `U shkretuan, neve na u dhanë t`i hamë!`
- 13 U kacagjeluat kundër meje e folët me gojën tuaj kundër meje fjalët tuaja: unë vetë i dëgjova!
- 14 Kështu thotë Zoti Hyj: Për kënaqësinë e mbarë tokës ty do të të bëj shkretëtirë!
- 15 Sikurse u gëzove për trashëgimin e shtëpisë së Izraelit, pse qe shpartalluar, po ashtu do të bëj me ty, do të rroposesh, o bjeshka e Seirit, dhe mbarë ti, o Idum, e do ta dinë se unë jam Zoti!