Beselidhja e VjeterAmosi: Fjalët e Amosit që ishte bari delesh nga Tekua
- 1 Fjalët e Amosit që ishte bari delesh nga Tekua. Vegimet që pati lidhur me Izraelin në ditët e Ozisë, mbretit të Judës, e në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbretit të Izraelit, dy vjet para tërmetit.Hyrje
- 2 Ai tha:Zoti ulërin nga Sioni, nga Jerusalemi bën t`i dëgjohet zëri;u mbuluan në zi kullotat e barinjve, shkrumb u tha bjeshka e Karmelit!I. GJYQ MBI PAGANËT FQINJË TË IZRAELIT E MBI VETË IZRAELINDamasku
- 3 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërje të Damaskute për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse e shinë Galaadinme karroca të hekurta
- 4 do të çoj zjarrin në shtëpi të Azaelit, do t`i djeg shtëpitë e Benadadit;
- 5 do t`ia thyej shulin Damaskut, do t`ia shpëdaj banorët Biceatavenitedhe mbajtësin e skeptrit të Betedenit, në Cir populli i Syrisë do të tretet!thotë Zotynë.Gaza e Filisteja
- 6 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërje të Gazëse për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse shpëgulën popullsi të tëra nëskllavëripër t`ia dorëzuar Edomit,
- 7 do të çoj zjarrin në muret e Gazës, do t`ia përlaj pallatet
- 8 do t`ia shpëdaj Azotit banorët, mbajtësin e skeptrit të Askalonit, do të çoj dorë mbi Akaronin, do të shuhet teprica e filistenjve!, është fjala e Zotit.Tiri e Fenicia
- 9 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërje të Tirite për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse shpëgulën popullsi të tërae ia dorëzuan skllevër Edomite s`çanë kokën për lidhjen vëllazërore,
- 10 do të çoj zjarrin në mure të Tirit, do t`i përlajë pallatet e tij!Edomi
- 11 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërje të Edomite për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse e pëdoqi me shpatë vëllain e vet, e ndrydhi në vete dhimbjen e vet, madje e ngacmoi furinë e vet, zemërimin e egërsoi der` në fund,
- 12 do ta çoj zjarrin në Teman, do t`ia djeg Bosrës pallatet!Amoni
- 13 Kështu thotë Zoti:Për tri keqbërje të bijve të Amonite për katërs`do ta kthej prapa vendimin:pse u shpuan barkungrave shtatzëna të Galaaditpër t`i shtrirë kufijtë e vet,
- 14 do t`u jap zjarr mureve të Rabëspallatet do t`ia përpijënë ulërimën e ditës së luftës, në ditë të vorbullës e të stuhisë,
- 15 mbreti i tyre do të shkojë në skllavëri, ai, e me të, princat e tij!, është fjala e Zotit.