Beselidhja e VjeterZakaria: Vegimi i pestë: shandani dhe ullinjtë
- 1 Atëherë u kthye engjëlli që fliste me mua dhe më zgjoi siç zgjohet njeriu nga gjumi.
- 2 Ai më tha: Çka sheh? I përgjigja: Ja, po shoh: ja, një shandan krejt prej ari dhe në majë të tij filtari, mbi të edhe shtatë dritëzat e tija e shtatë hinkat e dritëzave që janë mbi majën e tij.
- 3 Përmbi të janë dy ullinj: njëri në të djathtën e filtarit e tjetri në të majtën e tij.
- 4 Unë vazhdova e i thashë engjëllit që fliste me mua: Ç`do të thonë këto gjëra, Imzot?
- 5 M`u përgjigj engjëlli që fliste me mua e më tha: Pse a nuk e di se çka janë këto? I thashë: Jo, Imzot!Tri fjalë për Zorobabelin
- 6 Vazhdoi pastaj e më tha: Ja, fjala e Zotit për Zorobabelin: Jo me ushtri as me fuqi, por me shpirtin tim;thotë Zoti i Ushtrive.
- 7 Çka je ti, o mal i madh? Para Zorobabelit rrafshinë do të bëhesh! Ai do ta nxjerrë gurin kryesor me brohoritje: Oh, sa i bukur!
- 8 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 9 Duart e Zorobabelit ia hodhën themelet kësaj Shtëpie dhe duart e tija do t`i japin fund! E ju do ta meri vesh se Zoti i Ushtrive më ka dërguar te ju.
- 10 Kush guxoi ta përbuzë ditën e fillimeve të pakreni? Do të galdojnë kur ta shikojnë plumçin në dorën e Zorobabelit! Ato shtatë dritëza janë sytë e Zotit që shqyrtojnë mbarë tokën!
- 11 Atëherë vetë e mora fjalën e pyeta: Çka shënojnë këta dy ullinj në të djathtën e në të majtën e shandanit?
- 12 E mora fjalën të dytën herë e thashë: Po çka janë ata dy gema ulliri që nëpër dy gypa të artë ndikojnë prej vetes ar?
- 13 Ai m`u përgjigj: Pse a nuk e di se çka janë ata? Thashë: Jo, Imzot!
- 14 Ai më tha: Këta janë dy të shuguruarit që janë në shërbimin e Zotëruesit të mbarë tokës.