Beselidhja e VjeterNumrat: Trumbetat
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Urdhëro të të punohen dy trumbeta prej argjendi të farkuar. Ato do të shërbejnë për të grishur bashkësinë e për të bërë çojën e zemërimiës.
- 3 Kur t`i biesh të dyjave, le të bashkohet te ti mbarë bashkësia para derës së Banesës së takimit.
- 4 Nëse do t`i biesh njërës, le të mblidhen te ti prijësit dhe krerët e bashkësisë së Izraelit.
- 5 Por nëse trumbetimi bëhet më i gjatë dhe përcillet me brohoritje, le të çojnë prej zemërimiës të parët ata që janë në anën e lindjes.
- 6 Në trumbetimin e dytë po ashtu të përcjellë me brohoritje lufte, le të çojnë prej zemërimiës ata që kanë ngulur në anën e mesditës: le të përcillet trumbetimi me brohoritje lufte që ata të nisen për rrugë.
- 7 Kur të duhet të mblidhet populli, trumbetimi të jetë i thjeshtë, pa brohoritje.
- 8 Trumbetave le t`i bien priftërinjtë, bijtë e Aronit. Kjo le të jetë rregullore e përhershme në breznitë tuaja.
- 9 Nëse do të dilni në luftë në tokën tuaj kundër armikut që lufton kundër jush bini trumbetave me brohoritje; kjo do t`ju përkuj tojë para Zotit Hyjit tuaj që t`ju shpëtojë prej duarve të armiqve tuaj.
- 10 Po edhe kur të keni ditë gëzimi, të kremte, hënën e re bini trumbetave për t`i përcjellë flitë e shkrumbimit, flitë e pajtimit, që t`ju kujtojnë para Hyjit tuaj. Unë jamë Zoti, Hyji juaj.Urdhri i çojës
- 11 Të dytin vit, në të dytin muaj, të njëzetën ditë të muajit, u ngrit reja prej Banesës së Dëshmisë.
- 12 Bijtë e Izraelit u nisën prej shkretëtirës së Sinait sipas rendit të çojës së tyre. Dhe reja zuri vend në shkretëtirën e Faranit.
- 13 Kështu në urdhrin e Zotit të dhënë me anën e Moisiut, izraelitët çuan nga zemërimia për herë të parë.
- 14 U ngrit i pari flamuri i llogorit të bijve të Judës, sipas togave të veta. Prijësi i tyre ishte Nahasoni i Aminadabit.
- 15 Në krye të togave të bijve të Isaharit ishte prijës Natanaeli i Suarit.
- 16 Në krye të togave të bijve të fisit të Zabulonit ishte prijës Eliabi i Helonit.
- 17 Qe shkrehur edhe Banesa dhe dolën për ta mbartur bijtë e Gersonit dhe të Merariut.
- 18 U nis edhe flamuri i zemërimiës së bijve të Rubenit sipas togave të veta dhe në krye të njësisë ishte prijës Elisuri i Sedeurit.
- 19 Në krye të togave të bijve të Simonit ishte prijës Salamieli i Surisadait.
- 20 Kurse në krye të togave të fisit të Gadit, ishte prijës Eliasafi i Deuelit.
- 21 U nisën edhe Kaatajt duke mbartur Shenjtëroren. Levitët e tjerë e ngrehën Banesën para se këta të arrinin.
- 22 U ngrit edhe flamuri i zemërimiës së bijve të Efraimit sipas togave të tyre. Në krye të ushtrisë së tyre ishte prijës Elisamai i Amiudit.
- 23 Në krye të togave të fisit të bijve të Manaseut ishte prijës Gamalieli i Fadasurit.
- 24 Në krye të njësive të fisit të bijve të Beniaminit ishte prijës Abidani i Gjedeonit.
- 25 Më së fundi u ngrit flamuri i zemërimiës së bijve të Danit sipas togave të saja. Në ushtrinë e tyre ishte prijës Ahiezeri i Amisadait.
- 26 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Aserit ishte prijës Fegieli i Okranit.
- 27 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Neftaliut ishte prijës Ahirai i Enanit.
- 28 Ky është rendi i udhëtimit të bijve të Izraelit sipas njësive të tyre kur bënin çojën.Parashtrimi i Moisiut Hobabit
- 29 Moisiu i tha Hobabit, birit të vjehrrit të vet, të Raguelit prej Madianit: Ne po nisemi për vendin që Zoti do të na e japë. Eja me ne e do të bëjmë pjesëtar të të mirave që Zoti ia ka premtuar Izraelit.
- 30 Por ai iu përgjigj: Nuk po vij me ty, por do të kthehem në vendin tim ku kam lindur.
- 31 Moisiu shtoi: Mos na lër, sepse ti di në cilat vende nëpër shkretëtirë na duhet të ngulim zemërimiën e do të na gjendesh në ndihmë si prijës.
- 32 Nëse vjen me ne, ç`të jetë më e mirë ndër ato që Zoti do të na i japë neve, do të bëjmë pjesëtar edhe ty.Çoja
- 33 Kështu u nisën prej malit të Zotit dhe bënë tri ditë udhë. Arka e besëlidhjes udhëtonte para tyre për tri ditë për t`u gjetur vendin e zemërimiimit.
- 34 Edhe reja e Zotit ishte përmbi ta gjatë ditës ndërsa po bënin udhë.
- 35 Kur nisej Arka, Moisiu thoshte:Ngritu, o Zot, e le të shpëdahen armiqtë e tu!Le të vihen në të ikur ata që të urrejnë ty!
- 36 Ndërsa kur ajo ndalej, thoshte: Kthehu, o Zot, në mes të ushtrisë së panumërt të Izraelit!