Beselidhja e VjeterNumrat: Fitorja në Hormë
- 1 Mbreti kananeas i Aradit, që jetonte në Nageb, posa dëgjoi se izraelitët po vinin udhës së Atarimit, u sul kundër Izraelit dhe ca i zuri robër.
- 2 Atëherë Izraeli kështu iu kushtua Zotit: Nëse do të ma japësh në dorë këtë popull, do t`i rrënoj qytetet e tija.
- 3 Zoti i dëgjoi lutjet e Izraelit dhe ia lëshoi në dorë kananejtë. Izraeli i shfarosi ata dhe qytetet e tyre, dhe atë vend e quajti Hormë.Gjarpri i bronzit
- 4 Izraelitët u nisën prej malit Hor për t`iu shmangur tokës së Edomit udhës që shpie te Deti i Kuq. Por populli udhës filloi ta humbasë durimin,
- 5 zuri të ankohej kundër Zotit e Moisiut. Thanë: Pse na nxore nga Egjipti a për të vdekur në këtë shkretëtirë? S`ka bukë, s`ka ujë; kurse kjo e zezëhaje na e mërziti shpirtin!
- 6 Për këtë arsye Zoti çoi në popull gjarpërinj të hidhur, të cilët e hanin popullin dhe vdiqën shumë njerëz prej Izraelit.
- 7 Atëherë erdhën te Moisiu e i thanë: Bëmë mëkat kur folëm kundër Zotit e kundër teje; lutu ti që të na i largojë gjarpërinjtë! Moisiu u lut për popull,
- 8 e Zoti tha: Punoje gjarprin helmues e vëre në shtyllë si shenjë: kushdo që, pasi ta ketë ngrënë gjarpri, ta shikojë, do të shpëtojë.
- 9 Moisiu e punoi një gjarpër prej bronzit dhe e vuri për shenjë; këdo që hante gjarpri, si e shikonte atë, shërohej.Në udhëtim drejt Transjordanisë
- 10 Izraelitët u nisën prej andej dhe ngulën zemërimiën në Obot.
- 11 U çuan edhe prej andej e i ngulën çadrat skaj Jeabarimit, në shkretëtirë që është përballë Moabit, në anën ku lind dielli.
- 12 U çuan edhe prej andej dhe erdhën te përroi Zared.
- 13 E lanë edhe këtë vend e u zemërimiuan matanë Aonit, në shkretëtirë, i cili buron në tokën e amorrenjve. Aoni, është në të vërtetë, kufiri i Moabit që i ndan moabitët prej amorrenjve.
- 14 Prandaj edhe thuhet në librin e Luftërave të Zotit:Vehabi te Sufa e përrenjtë e tijAoni
- 15 dhe shpati i përrenjveqë varet drejt vërriut Are mbështetet në kufijtë e Moabit.
- 16 Prej këndej shkuan në Beer. Ky është pusi për të cilin Zoti i ka thënë Moisiut: Bashkoje popullin e do t`i jap ujë.
- 17 Atëherë Izraeli e këndoi këtë këngë: Gurgullo, o pus! Brohoritni!
- 18 Pus që e çelën princërit, që e thelluan bujarëtme skeptër, me shkopinjtë e tyre!Prej shkretëtirës shkuan në Matanë,
- 19 prej Matanës në Nahaliel, prej Nahalielit në Bamot,
- 20 prej Bamotit në luginën që kapet në fushën e Moabit, në drejtim të majës Fasga, nga mund të vërehet shkretëtira.Pushtimi i Transjordanisë
- 21 Izraeli dërgoi lajmëtarë te Sehoni, mbreti i amorrenjve. I tha:
- 22 Të bëj lutje të më lejosh të kaloj nëpër tokën tënde. Nuk do të biem nëpër ara as nëpër vreshta, as nuk do të pimë ujë prej pusave tuaj. Do të ecim udhës mbretërore deri t`i kalojmë kufijtë e tu.
- 23 Ky nuk deshi t`i lejojë Izraelit të kalojë nëpër tokën e tij, prandaj çoi tërë popullin e vet në këmbë, doli në shkretëtirë, mbërriti në Jasë dhe ia nisi luftës kundër Izraelit.
- 24 Izraeli e goditi me tehun e shpatës dhe e pushtoi tokën e tij prej Aonit deri në Jabok e deri tek amonitët, kufiri i të cilëve ishte mirë i mbrojtur.
- 25 Izraeli i pushtoi të gjitha qytetet e tija dhe zuri të banojë në qytetet e amorrenjve: d. m. th. në Hesebon dhe në fshatrat përreth.
- 26 Heseboni ishte, në të vërtetë, qytet i Sehonit, mbretit të amorrenjve, që luftoi kundër mbretit të parë të Moabit dhe ia mori mbarë tokën që kishte qenë nën sundimin e tij deri në Aon.
- 27 Këndej edhe thuhet në këngë:Ejani në Hesebon!Le të ndërtohet e të forcohetqyteti i Sehonit!
- 28 Shpertheu zjarri nga Heseboni, flaka nga qyteti Sehondhe e përpiu Arin e Moabit, i kapërdiu majat e Aonit.
- 29 Vaj, për ty o Moab!E pate, o populli i Kamosit!Djemve u dha rrugatvajzat i bëri robiatë Sehonit, mbretit të amorrenjve!
- 30 Me shigjeta i shporuam, Heseboni u shkatërrua deri në Dibon.E shkatërruam deri në Nofee deri në Medabë.
- 31 Kështu, pra, Izraeli zuri të banojë në tokën e amorrenjve.
- 32 Moisiu dërgoi njerëz ta hetojnë Jazerin, rrethet e të cilit i pushtuan dhe nga i dëbuan amorrejtë që ishin aty.
- 33 Atëherë ndërruan drejtim dhe u nisën drejt Bazanit dhe Ogu, mbreti i Bazanit, u doli para dhe ua preu udhën me mbarë popullin e vet për të bërë luftë me ta tek Edrai.
- 34 Zoti i tha Moisiut: Mos e druaj, sepse e lëshova në duar të tua atë dhe mbarë popullin e tij, tokën e tij dhe bëj me të siç bëre me Sehonin, mbretin e amorrenjve, banuesin e Hesebonit.
- 35 E goditën pra, edhe këtë bashkë me bijtë e tij e me mbarë popullin e tij derisa ua humbën farën dhe e pushtuan tokën e tij.