Beselidhja e VjeterNumrat: Mbreti i Moabit thërret Balaamin
- 1 Prej këndej izraelitët u çuan dhe zemërimiuan në vërritë e Moabit, në anën përtej Jordanit, përballë Jerihonit.Mbreti i Moabit thërret Balaamin
- 2 Kur Balaku, i biri i Seforit, pa çka i bëri Izraeli Amorreut,
- 3 Moabin e kapi frikë e madhe prej atij populli, sepse ishte i shumtë. E pasi Moabin e kapi frika e Izraelit,
- 4 u tha krerëve të Madianit: Tani kjo shumicë do ta kullotë vendin përreth sikurse kau që e kullot barin e arave.Aso kohe Balaku, biri i Seforit, ishte mbreti i moabitëve.
- 5 Dërgoi, pra, lajmëtarë te Balaami, biri i Beorit, në Petor, që gjendet në Lumë, në tokën e bijve të Amaut, për ta grishur atë e për t`i thënë: Ja, ka dalë një popull prej Egjiptit. E ka mbuluar sipërfaqen e tokës e ka zënë vend përballë meje.
- 6 Eja, pra, dhe jepi mallkimin këtij populli, sepse është më i fortë se unë. Kështu do t`ia dal ta godas disi e ta dëboj prej tokës sime. Sepse e di se do të jetë i bekuar ai që ti e bekon dhe do të jetë i mallkuar ai mbi të cilin ti lëshon mallkimin.
- 7 Pleqtë e Moabit e pleqtë e Madianit u nisën me dhurata në dorë për dijetarin. Kur arritën te Balaami dhe pasi i treguan gjithë ç`kishte thënë Balaku,
- 8 Balaami u përgjigj: Qëndroni këtu sonte e do t`ju përgjigjem gjithë si të më thotë Zoti. Ndërsa ata po qëndronin te Balaami,
- 9 erdhi Hyji dhe e pyeti Balaamin: Çfarë kërkojnë këta njerëz te ti?
- 10 U përgjigj: Balaku, i biri i Seforit, i dërgoi tek unë
- 11 me këto fjalë: `Ja, një popull që doli nga Egjipti e mbuloi sipërfaqen e tokës; eja e jepi mallkimin; ndoshta atëherë do të mund ta luftoj e ta dëboj`.
- 12 E Zoti i tha Balaamit: Mos shko me ta, dhe ruaj se i lëshon mallkimin atij populli, sepse është i bekuar.
- 13 Ky kur u ngrit në mëngjes, u tha prijësve: Shkoni në vendin tuaj, sepse Zoti ma ndaloi të vij me ju.
- 14 Prijësit u kthyen e i thanë Balakut: Balaami nuk deshi të vij me ne.
- 15 Balaku dërgoi përsëri prijës më shumë e më bujarë se ç`i kishte dërguar më parë.
- 16 Edhe këta kur arritën te Balaami, i thanë: Kështu të çon fjalë Balaku i Seforit: `Mos ngurro të vish tek unë.
- 17 Jam i gatshëm të të shpërblej, do të të jap gjithçka të më kërkosh. Eja e jepi mallkimin këtij populli`.
- 18 Balaami u përgjigj: Po të ma jepte Balaku shtëpinë plot me argjend e me ar, nuk do të mund ta shkelja urdhrin e Zotit, Hyjit tim, që të flas ose më shumë ose më pak.
- 19 Ju lutem, kalojeni këtu edhe këtë natë e do të di ç`do të më përgjigjet përsëri Zoti.
- 20 Zoti erdhi natën te Balaami dhe i tha: Nëse këta njerëz erdhën të të thërrasin, çohu e shko me ta, por vetëm kështu që të bësh vetëm ç`do të urdhëroj unë.
- 21 Balaami u çua në mëngjes, e shaloi gomaricën e vet e shkoi me ta.Gomarica e Balaamit
- 22 Hyji u hidhërua pse Balaami u nis për rrugë. Engjëlli i Zotit qëndroi në rrugë përballë Balaamit për ta penguar. Balaami kishte hipur në gomaricë dhe e përcillnin dy shërbëtorë.
- 23 Kur gomarica e pa engjëllin që qëndronte në mes të rrugës me shpatë në dorë të nxjerrë nga milli, e la rrugën dhe po ecte nëpër arë. Kur Balaami po e rihte dhe po donte ta kthejë në rrugë,
- 24 engjëlli i Zotit zuri vend në rrugicën e ngushtë ndërmjet dy ledheve që rrethonin vreshtat.
- 25 Kur e pa gomarica, iu qas ledhit dhe ia shtypi këmbën barrtorit. Por ai zuri ta rrahë përsëri.
- 26 Atëherë engjëlli i Zotit kaloi përsëri në një vend të ngushtë, ku nuk mund të shmangej as djathtas as majtas, dhe i qëndroi përballë.
- 27 Kur gomarica e pa si po qëndronte engjëlli, u ul ratë nën këmbët e Balaamit. Ky, i hidhëruar, nisi t`i bjerë shkop edhe më tepër.
- 28 Atëherë Zoti ia hapi gojën gomaricës e ajo foli: Çka të kam bërë? Përse po sjell tash tri herë?
- 29 Balaami iu përgjigj: Pse luan me mua. Mjerisht s`më ndodhi shpata se do të të vrisja!
- 30 Gomarica i tha: Po a s`jam unë shtaza jote që të kam mbartur gjithherë deri më sot në shpinë? Më thuaj a të kam bërë ndonjë herë tjetër një gjë të tillë? Ai i tha: Kurrë!
- 31 Zoti ia çeli vringthi sytë Balaamit dhe e pa engjëllin e Zotit ku po qëndronte në rrugë me shpatë të nxjerrë në dorë. E uli kokën e ra përmbys për dhe.
- 32 Engjëlli i tha: Pse po e rreh që tri herë gomaricën tënde? Unë erdha të ta pengoj kalimin, sepse udhëtimi yt është i pavend dhe nuk më pëlqen.
- 33 Gomarica pasi më pa, tri herësh u shmang; po të mos ishte shmangur, ty të kisha vrarë e atë e kisha lënë gjallë.
- 34 Atëherë Balaami tha: Kam mëkatuar! Nuk e dija se ti je në rrugë përballë meje! Por tani, nëse ky udhëtim nuk të pëlqen, unë po kthehem.
- 35 Engjëlli i Zotit i tha: Shko me këta njerëz, por vërja mirë mendjen: mos fol tjetër përveç sa do të urdhëroj unë!Balaami e Balaku
- 36 Balaku kur mori vesh se Balaami po vinte, i doli para në Irmoab, që është në kufi të Aonit, në skajin e trevës.
- 37 I tha Balaamit: A nuk të dërgova lajmëtarë për të të thirrur? Pse nuk erdhe menjëherë tek unë? A thua nuk jam i zoti të të shpërblej?
- 38 Ai iu përgjigj: Ja, erdha! Por a kujton ti se mund të flas tjetër, përveç sa të vërë Zoti në gojën time?
- 39 Atëherë u nisën bashkë e arritën në Kariatusot.
- 40 Balaku flijoi bagëti të trasha e të imëta e prej tyre i dërgoi pjesë Balaamit dhe krerëve që e përcillnin.
- 41 Kur zbardhi drita Balaku e mori Balaamin dhe e çoi në malet Baal dhe prej andej e pa pjesën e skajme të popullit.