Beselidhja e VjeterNumrat: Parakallëzimet e Balaamit
- 1 Balaami i tha Balakut: M`i ndërto këtu shtatë lterë dhe m`i bëj gati po aq mëzetër edhe aq desh.
- 2 Balaku bëri si tha Balaami. Atëherë i kushtuan në secilin lter nga një mëzat e një dash.
- 3 Balaami i tha Balakut: Rri për pak kohë pranë flisë sate të shkrumbimit sa të shkoj se ndoshta Zoti më vjen në takim. Gjithçka të më urdhërojë, unë do të të tregoj. Shkoi në një majë të shogët
- 4 e Zoti i doli para. Balaami i tha: I ndërtova shtatë lterë dhe mbi secilin kushtova nga një mëzat e një dash.
- 5 Zoti i vuri fjalët në gojë Balaamit e i tha: Kthehu te Balaku e thuaj kështu!Parakallëzimet e Balaamit
- 6 Balaami u kthye dhe gjeti Balakun pranë flisë së vet të shkrumbimit së bashku me prijësit e Moabit.
- 7 Atëherë Balaami filloi këngën e vet e tha:Prej Aramit më bëri të vij Balaku, mbreti i moabitëve i bjeshkëve të lindjes:`Eja;më tha;ma mallko Jakobin;mos nguro e ma nëm Izraelin!`
- 8 Si të mallkoj kë Zoti s`e mallkoi?Si të nëm kë Zoti nuk e nëmi?
- 9 Po e shoh prej qetave të larta, po e vërej prej kodrave të larta:shoh një popull të veçuarqë ndër kombe nuk numërohet.
- 10 Kush mund të numërojë pluhurin e Jakobit, kush e numëroi rërën e Izraelit?!Vdeksha unë me vdekje të të drejtit, mbarimi im qoftë porsi i tyre!
- 11 Atëherë Balaku i tha Balaamit: Po çfarë po bën ashtu?! Unë të thirra të m`i mallkosh armiqtë e mi e ti, përkundrazi, po i bekon!
- 12 Ai iu përgjigj:A thua mund të them tjetër, përveç sa të ketë urdhëruar Zoti?
- 13 Balaku i tha: Eja me mua në një vend tjetër. Prej këtu sheh vetëm një pjesë të Izraelit e nuk mund ta shohësh të tërin: prej andej ta mallkosh!
- 14 E çoi në vendin e vrojtuesve mbi majë të malit Fazga. I ndërtoi shtatë lterë dhe mbi secilin vuri mëzat e dash.
- 15 Balaami i tha Balakut: Qëndro këtu pranë flisë sate të shkrumbimit sa të shkoj t`i dal para Zotit....
- 16 Pasi Zoti e takoi dhe ia vuri në gojë fjalët, i tha: Kthehu te Balaku dhe thuaj kështu.
- 17 U kthye dhe e gjeti pranë flisë së tij të shkrumbimit dhe princat e moabitëve me të. E Balaku i tha:Çfarë tha Zoti?
- 18 E Balaami ia mori këngës e tha: Ngritu, Balak, e dëgjo, dëgjo djali i Seforit:
- 19 nuk është Hyji porsi njeriu që të rrejë, porsi biri i Adamit që të ndërrojë!A thua thotë e s`e mba` fjalën?A thua flet e s`bën çka flet?
- 20 I shtrënguar jam të bekoj, vetë ta ndal bekimin s`mundem!
- 21 Gjë të keqe s`shihet në Jakobin, as vështirësi s`shihet në Izrael:me të është Zoti, Hyji i tij, i brohoritur mbret mes popullit të vet!
- 22 Hyji që e nxori prej Egjiptitështë për të fuqi që s`mposhtet!
- 23 Për shorti s`ndien Jakobi, s`ka magji që e dëmton Izraelin!Kur të jetë koha do t`i thuhet Jakobite Izraelit çfarë ka vepruar Hyji!
- 24 Është një popull që ngrihet si luanesha, që pupëzohet në kërcim si luani! S`shtrohet në strofull pa e përpirë prenë, pa e gëlltitur gjakun e të vrarëve.
- 25 Atëherë Balaku i tha Balaamit: As mos e mallko as mos e beko!
- 26 Por ai iu përgjigj: Po a nuk të kam thënë se do të bëj gjithçka të më urdhërojë Zoti?
- 27 Balaku prapë i tha: Eja e po të çoj në një vend tjetër, se ndoshta prej andej i pëlqen Hyjit të ma mallkosh.
- 28 Pasi e çoi në majë të malit Fegor, nga me sy merret shkretëtira,
- 29 i tha Balaami: M`i ndërto këtu shtatë lterë e bëji gati po aq mëzetër e desh.
- 30 Balaku bëri siç i tha Balaami dhe i vuri mbi çdo lter nga një mëzat e dash.