Beselidhja e VjeterNumrat: Përcaktime lidhur me fli
- 1 Zoti i tha përsëri Moisiut:
- 2 Urdhëroju bijve të Izraelit e thuaju: Kini kujdes të më paraqitni flinë bimore;shujtën time;të djegur në zjarr, erë të këndshme për mua, në kohën e caktuar.
- 3 Ja flia e djegur në zjarr që ju duhet të ma kushtoni:A. Flitë e përditshmeÇdo ditë dy qengja vjetakë, të patëmetë si fli të përhershme shkrumbimi.
- 4 Njërin kushtojeni në mëngjes e tjetrin në mbrëmje,
- 5 bashkë me flinë bimore një të dhjetën e efit më të mirit miell të ngjeshur me një të katërt të hin-it vaj të pastër.
- 6 Është kjo fli e përhershme shkrumbimi që e keni kushtuar në malin Sinai, në erë të këndshme, e djegur në zjarr në nder të Zotit;
- 7 njomeni me një të katërt të hin-it verë për çdo qengj. Njomjen bëjeni në Shenjtëtore;pije dehëse në nder të Zotit.
- 8 Po kështu kushtojeni edhe qengjin e dytë në mbrëmje, sipas ritit të flisë mëngjesore: fli e shkrumbuar në zjarr në erë të këndshme për Zotin.B. E shtuna
- 9 Kurse ditën e shtunë kushtoni dy qengja vjetakë, të patëmetë dhe dy të dhjeta të efit endës të ngjeshur me vaj me njomjen që i përket.
- 10 Kjo është flia e shkrumbimit e të shtunës për çdo të shtunë, përveç flisë së shkrumbimit të përhershme me njomjen e saj.C. Hëna e re
- 11 Në fillim të muajve tuaj kushtoni Zotit fli shkrumbimi: dy mëzetër, një dash, qengja vjetakë të patëmetë shtatë
- 12 dhe tri të dhjeta endës të ngjeshur në vaj si fli bimore për çdo mëzat dhe dy të dhjetat endës të ngjeshur në vaj për çdo dash,
- 13 dhe një të dhjetë të efit endës të ngjeshur në vaj për fli bimore për çdo qengj: fli në erëkëndshmëri, fli e djegur në nder të Zotit.
- 14 Njomjet e tyre le të jenë: një gjysmë hinit verë për çdo mëzat, një e tretë për dashin, një e katërt për qengj. Kjo le të jetë flia e shkrumbimit për çdo muaj që në rrjedhjen e vitit vjen njëri pas tjetrit.
- 15 Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit me njomjet e tyre le të kushtohet edhe cjapi për flinë për mëkat në nder të Hyjit.Ç. Të pabrumet
- 16 Kurse në muajin e parë, të katërmbëdhjetën ditë të muajit le të jenë Pashkët në nder të Zotit,
- 17 e të pesëmbëdhjetën ditë e kremte. Për shtatë ditë ushqehuni me bukë të pabrume.
- 18 Të parën ditë të tyre le të mbahet tubimi i shenjtë: këtë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë.
- 19 Kushtoni flinë e djegies, flinë e shkrumbimit në nder të Zotit: dy mëzetër, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë
- 20 dhe, si fli bimore për çdonjërin, më të mirit miell të ngjeshur me vaj: tri të dhjetat e efit për secilin mëzat, dy të dhjetat për dash,
- 21 dhe një të dhjetë të efit për secilin qengj, d. m. th. për shtatë qengjat.
- 22 Një cjap për flinë për mëkat që të kryhet mbi ju riti i zgjidhjes.
- 23 Përmbi këto edhe flia mëngjesore e përhershme.
- 24 Kështu bëni për çdo ditë gjatë shtatë ditëve: është bukë, fli e djegur në erëkëndshmëri Zotit përveç flisë së përhershme të shkrumbimit dhe të njomjes së saj.
- 25 Edhe të shtatën ditë le të jetë për ju ditë tubimi e shenjtë; atë ditë mos punoni asnjë punë të rëndë.D. Festa e Javëve
- 26 Po edhe ditën e Frytave të para, kur të kushtoni flinë bimore në nder të Zotit;në të kremten e Javëve, mbajeni si ditë tubimi të shenjtë: atë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë.
- 27 Kushtoni flinë e shkrumbimit në erë të këndshme Zotit: dy mëzetër, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë.
- 28 Si fli të kërkuar për të miell të ngjeshur me vaj: tri të dhjeta të efit për çdo mëzat, për dash dy të dhjetat
- 29 dhe nga një të dhjetë të efit për secilin nga të shtatë qengjat.
- 30 Edhe një cjap që flijohet për të kryer mbi ju ritin e zgjidhjes,
- 31 përveç flisë së përhershme të shkrumbimit dhe të flisë bimore që e përcjell. Kushtoni bagëti të pa të metë me njomjen e duhur.