Beselidhja e VjeterNumrat: Data e Pashkëve
- 1 Zoti foli me Moisiun në shkretëtirën e Sinait në vitin e dytë pasi kishin dalë nga dheu i Egjiptit, në muajin e parë. Ai i tha:
- 2 Bijtë e Izraelit le t`i kremtojnë Pashkët në kohën e tyre.
- 3 Le t`i kremtojnë të katërmbëdhjetën ditë të këtij muaji në mug të natës pikërisht sipas ritualit dhe zakoneve të saja.
- 4 Moisiu u urdhëroi bijve të Izraelit t`i kremtojnë Pashkët.
- 5 Izraelitët i kremtuan Pashkët në kohën e caktuar të katërmbëdhjetën ditë të muajit në mug në shkretëtirën e Sinait. Bijtë e Izraelit bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.Raste të veçanta
- 6 Dhe ja, ishin disa njerëz në gjendje të papastër për shkak se kishin prekur të vdekur që nuk mund t`i kremtonin Pashkët atë ditë. Këta shkuan te Moisiu e Aroni
- 7 e u thanë: Jemi në gjendje të papastrisë për shkak se kemi prekur të vdekurin. Përse fajësohemi që të mos mundemi t`i kushtojmë Zotit fli në kohën e caktuar si të gjithë bijtë e Izraelit?
- 8 Moisiu u përgjigj: Pritni të shoh se çfarë urdhëron Zoti në rastin tuaj.
- 9 Zoti i tha Moisiut:
- 10 Thuaju bijve të Izraelit: Ai njeri që është në gjendje të papastër pse ka prekur të vdekurin ose është larg në udhëtim;kjo vlen për ju dhe për pasardhësit tuaj;le t`i kremtojë Pashkët në nder të Zotit,
- 11 në muajin e dytë më katërmbëdhjetë të muajit në mug. Le ta hanë qengjin me bukë të pabrume e me barishta të hidhura,
- 12 të mos lënë asgjë për nesër në mëngjes dhe mos t`ia thejnë asnjë asht: le ta zbatojnë pikë për pikë ritin e Pashkëve.
- 13 Por, po qe se ndokush që është i pastër e nuk ndodh në udhëtim e, megjithatë nuk i kremton Pashkët, ai njeri le të çrrënjoset prej popullit të vet, pasi nuk ia kushtoi Zotit flinë e vet në kohën e caktuar: le t`i marrë mbi vete rrjedhimet e mëkatit të vet.
- 14 Po ashtu udhëtari dhe i huaji, nëse ndodhin ndër ju, le t`i kremtojnë Pashkët në nder të Zotit, sipas ritit dhe zakoneve të saja: le të jetë i njëjti ligj për ju, si për të ardhurin ashtu edhe për vendasin.Reja
- 15 Ditën kur u ngreh Banesa, Reja e mbuloi Banesën, Tendën e Dëshmisë. Prej mbrëmjes deri në mëngjes qëndronte në trajtë të zjarrit përmbi Banesë.
- 16 Kështu ndodhte vazhdimisht: ditën e mbulonte Reja e natën ishte në trajtë të zjarrit.
- 17 Kur hiqej reja që e mbronte Banesën, atëherë izraelitët çonin; kurse aty ku qëndronte reja, aty ngulnin zemërimiën.
- 18 Në urdhër të Zotit izraelitët çonin, në urdhër të tij zemërimionin. Tërë kohën ndërsa reja qëndronte përmbi Banesë, në atë vend qëndronin edhe izraelitët.
- 19 E nëse ndodhte që të qëndronte mbi të për shumë kohë, bijtë e Izraelit i jepnin nderim Zotit e nuk çonin.
- 20 Por edhe nëse Reja qëndronte pak kohë përmbi Banesë,;pas urdhrit të Zotit i ngrehnin tendat e pas urdhrit të Zotit i hiqnin.
- 21 Nëse reja qëndronte prej mbrëmjes e deri në mëngjes, e në mëngjes heret e lëshonte Banesën, ata çonin. Ditën ose natën, kur reja hiqej prej Banesës, i shkulnin çadrat.
- 22 Kur ndodhte që të rrijë dy ditë, ose një muaj ose edhe kohë më të gjatë përmbi Banesë, izraelitët qëndronin në atë vend e nuk çonin. Posa reja largohej, ata merin rrugë.
- 23 Në urdhrin e Zotit ngulnin tendat e në urdhrin e Zotit bënin çojën. Ata i bënin nderime Zotit në përkim me udhëzimet që i kishte dhënë Zoti Moisiut.