Beselidhja e VjeterNumrat: Trajtëza e bekimit
- 1 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 2 Fol me bijtë e Izraelit dhe thuaju:Burr ose grua kur të ketë bërë kushtin e nazireatit e të duan t`i kushtohen Zotit,
- 3 le të përmbahen prej verës e prej çdo pijeje dehëse; të mos e pinë as uthullën që bëhet nga vera ose çdo lloj lëngu që nxirret nga rrushi; të mos e hanë as rrushin e fresktë as të thatë
- 4 gjatë gjithë kohës në të cilën iu kushtuan Zotit; të mos hanë asgjë që nxirret nga vreshti prej rrushit të papjekur deri te bërsitë.
- 5 Gjatë tërë kohës së veçimit të vet të mos kalojë brisk rroje mbi kokën e tyre deri ditën që të përmbushet dita e shugurimit të vet: le të jetë i shuguruar e le t`i rriten flokët e kokës së tij.
- 6 Gjatë tërë kohës së shugurimit të tij të mos i afrohet të vdekurit;
- 7 dhe të mos ndotet as prej të atit, as nënës, as prej vëllait as prej motrës, sepse shugurimi i Hyjit është mbi kokën e tij.
- 8 Gjatë krejt kohës së nazireatit të vet le të jetë i shuguruari i Zotit.
- 9 Por nëse ndodh që dikush të vdesë papritmas përbri tij, do të ndotet koka e shugurimit të tij, ditën e pastrimit të tij le ta rruajë kokën;d. m. th. të shtatën ditë.
- 10 Të tetën ditë le të kushtojë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash e t`ia sjellë priftit në hyrje të Tendës së takimit.
- 11 Prifti le ta flijojë njërin si fli për mëkat e tjetrin si fli shkrumbimi dhe le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes, sepse mëkatoi duke u ndotur me të vdekurin. Këtë ditë le ta shugurojë kokën e tij
- 12 dhe le t`i shugurojë ditët e veçimit në nder të Zotit duke sjellë një qengj mashkull vjetak si fli për mëkat. Porse ditët e mëparshme të nazireatit të mos numërohen, sepse shugurimi i tij qe bërë i papastër.
- 13 Dhe ja riti për nazireatin: kur të plotësohen ditët e caktuara me kusht, le të sillet ai te hyrja në Tendën e takimit,
- 14 dhe le ta sjellë flinë e vet në nder të Zotit një qengj mashkull vjetak e të patëmetë si fli shkrumbimi dhe një qengje vjetake të patëmetë si fli për mëkat si dhe një dash të patëmetë si fli pajtimi,
- 15 po ashtu një shportë me bukë të pabrume që të jenë të ngjeshura në vaj si dhe petë të lyera në vaj të pabrume si dhe për të gjitha pjesën e flisë së lartësimit dhe të njomjes.
- 16 Këto le t`i kushtojë prifti para Zotit si flinë e tij për mëkat e të shkrumbimit.
- 17 Dashin le ta flijojnë si fli pajtimi duke ia kushtuar Zotit bashkë me shportën e bukëve të pabrume; le ta bëjë edhe kushtimin e flisë bimore dhe njomjen e tyre.
- 18 Atëherë Nazareu le ta rruajë në hyrje të Banesës kokën e vet të shuguruar, le t`i marrë flokët e vet e le t`i vërë mbi zjarr që është para flisë së pajtimit.
- 19 Prifti le ta marrë shpatullën e pjekur të dashit, një pagaçë të tërë dhe një petull të pabrume nga shporta e le t`i vërë në duar të Nazareut, pasi ta ketë rruar kokën e vet,
- 20 dhe le ta kryejë ritin e lartësimit në praninë e Zotit dhe të kushtuarat i përkasin priftit, sikurse edhe gjoksi që duhet kushtuar me ritin e lartësimit dhe sikurse u urdhërua që kosha të merret si ndihmesë. Pas kësaj Nazareu mund të pijë verë.
- 21 Ky është riti lidhur me Nazareun që bën kusht. Kjo është dhurata që e ka për detyrë t`ia paraqesë Zotit për kushtin e vet të nazireatit, përveç atyre që mund të kushtojë sikurse ai vetë të ketë dëshiruar të kushtojë më tepër. Ai le të veprojë sipas kushtit që të ketë bërë në përkim me ligjin e nazireatit.Trajtëza e bekimit
- 22 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 23 Thuaju Aronit dhe bijve të tij:Kështu bekoni bijtë e Izraelit e thoni:
- 24 Zoti të të bekoftë e të të ruajtë!
- 25 Të të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet e pastë mëshirë për ty!
- 26 E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejt teje e ta dhëntë paqen!
- 27 Kështu ata le ta thërrasin emrin tim mbi bijtë e Izraelit e unë do t`i bekoj.