Beselidhja e VjeterNumrat: Maria e Aroni kundër Moisiut
- 1 Atëherë folën Maria e Aroni kundër Moisiut për shkak të gruas etiopase me të cilën ishte martuar
- 2 dhe thanë: A thua Zoti ka folur vetëm me Moisiun? Po a nuk ka folur, po ashtu, edhe me ne? Kur Zoti e dëgjoi këtë gjë
- 3 e Moisiu ishte njeri tejet i përvuajtur, më i përvujti ndër njerëz që banojnë përmbi tokë.Përgjigjja e Zotit
- 4 Dhe foli menjëherë me të, me Aronin e me Marinë; tha: Ejani vetëm ju të tre në Tendën e takimit.Kur shkuan,
- 5 Zoti zbriti në shtyllën e resë dhe qëndroi në hyrje të Tendës. I thirri Aronin e Marinë. Kur këta shkuan,
- 6 u tha:Dëgjojini fjalët e mia!Nëse është ndër ju ndonjë profet i Zotit, unë atij do t`i dëftohem në vëgimose do t`i flasë në ëndërr.
- 7 Porse i tillë nuk është shërbëtori im Moisiu:ai është njeriu i besimit në mbarë bashkësinë time!
- 8 Sepse unë bisedoj goja;gojas me të, dhe ai e sheh Zotin zbuluetase jo me fjalë të fshehta e me figura.Përse atëherë nuk patët frikë t`i shpifenishërbëtorit tim Moisiut?
- 9 Hidhërimi i Zotit u ndez kundër tyre dhe Ai shkoi.
- 10 Edhe reja që ishte përmbi Tendën u tërhoq, kur ja, Maria u pa se ishte zbardhuar prej gërbulës e bë e bardhë si bora.Kur e shikoi atë Aroni e pa se e kishte mbuluar gërbula,
- 11 i tha Moisiut: Po të lutem, Imzot, mos na ngarko me rrjedhimet e këtij mëkati që e bëmë marrëzisht.
- 12 Mos lejo që ajo të mbesë porsi fëmija i vdekur, mishi i të cilit është gjysmë i kalbur ndërsa del prej kraharorit të s`ëmës. A po sheh se gati më tepër se gjysmën e mishit të saj ia ka brenjtur gërbula.Moisiu ndërmjetëson për Marinë
- 13 Atëherë Moisiu klithi drejt Zotit e i tha:O Hyj, po të lutem, shëroje!
- 14 E Zoti iu përgjigj:Po ta kishte pështyer i ati në fytyrë, a thua nuk do t`i ishte dashur të paktën shtatë ditë të qëndrojë e mbuluar prej turpit? Le të ndahet për shtatë ditë jashtë zemërimiës e pastaj le të kthehet.
- 15 Kështu, pra, Maria qe hedhur jashtë zemërimiës për shtatë ditë, dhe populli nuk bëri çojë prej atij vendi derisa Maria s`qe thirrur të kthehet përsëri në zemërimië.
- 16 Atëherë populli çoi prej Haserotit dhe i nguli tendat në shkretëtirën Faran.