Beselidhja e VjeterNumrat: Kryengritja e Koreut, Datanit dhe Abiramit
- 1 Kur ja, Koreu, biri i Isaharit të birit të Kaatit të Levit dhe Datani e Abirami, bijtë e Eliabit si edhe Honi, biri i Feletit prej bijve të Rubenit,
- 2 u çuan kundër Moisiut si dhe bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë burra, krerë të bashkësisë, anëtarë të këshillit, njerëz me zë.
- 3 U bashkuan kundër Moisiut e Aronit e thanë: Tashmë mjaft se e tepruat! Të gjithë anëtarët e bashkësisë janë të shuguruar dhe Zoti është në mesin e tyre! Me ç`të drejtë e vëni veten përmbi bashkësinë e Zotit?
- 4 Moisiu, si i dëgjoi këto fjalë, ra me fytyrë për dhe.
- 5 Atëherë i tha Koreut dhe njerëzve të tij: Nesër në mëngjes Zoti do të njoftojë se cilët i përkasin atij dhe cilët janë të shuguruar dhe cilët kanë leje t`i afrohen. Ata që ai i ka zgjedhur do t`i lejojë t`i afrohen.
- 6 Pra, bëni kështu: Secili le ta marrë kemoren e vet, ti, Kore dhe njerëzit e tu,
- 7 mbushni nesër me zjarr e qitni kem në praninë e Zotit, dhe këdo që Zoti të zgjedhë, do të jetë i shuguruar. E tepruat veç, bijtë e Levit!
- 8 E vazhdoi t`i thotë Koreut: Dëgjoni, bijtë e Levit!
- 9 A thua ju duket pak se Hyji i Izraelit ju ndau veçmas prej mbarë bashkësisë e ju afroi pranë vetes që t`i shërbeni atij në shërbesën e Banesës së Zotit e të qëndroni në krye të mbarë bashkësisë e të shërbeni në vend të saj?
- 10 Prandaj të lejoi t`i afrohesh ti dhe të gjithë vëllezërit e tu, bijtë e Levit, e tani po kërkoni të meri edhe priftërinë?
- 11 Ti dhe mbarë njerëzit e tu jeni bashkuar kundër Zotit! Pse, kush është Aroni që ju të murmuroni kundër tij?
- 12 Atëherë Moisiu dërgoi ta thërrasin Datanin dhe Abiramin, bijtë e Eliabit, por ata përgjigjën: Ne nuk vijmë!
- 13 A mos të duket pak që na nxore nga toka ku rridhte qumësht e mjaltë, për të na vrarë në shkretëtirë, por do edhe të zotërosh mbi ne?!
- 14 E vërteta është se nuk na çove në tokën që rrjedh rrëke qumështi e mjalti, s`na dhe për pronë as ara as vreshta! A mos do tani këtyre njerëzve t`ua nxjerrësh edhe sytë? Ne nuk vijmë!
- 15 Atëherë Moisiu u hidhërua për së forti dhe i tha Zotit: Mos i merr parasysh flitë e tyre, sepse ti e di mirë se as zog gomari nuk e kam marrë kurrë prej tyre dhe askujt prej tyre nuk i kam bërë kurrfarë të ke je!Ndëshkimi
- 16 Moisiu i tha Koreut: Ti dhe mbarë njerëzit e tu rrini së bashku para Zotit, po edhe Aroni, veçmas, ditën e nesërme.
- 17 Meri secili kemoren e vet dhe qitni në të kemin për t`ia kushtuar Zotit: dyqind e pesëdhjetë kemore; ti edhe Aroni mbani secili kemoren e vet.
- 18 Ata bënë ashtu e, ndërsa Moisiu dhe Aroni qëndronin në këmbë,
- 19 po edhe Koreu i rrethoi njerëzit e vet përballë tyre te dera e Tendës së takimit, të gjithëve iu dëftua Lavdia e Zotit.
- 20 Atëherë Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:
- 21 Ndahuni prej mesit të këtyre njerëzve që ta zhduk menjëherë.
- 22 Por këta ranë me fytyrë për dhe e thanë: O Hyj, Hyj që i jep shpirtin çdo njeriu, a thua se pse mëkatoi një njeri do të ndizet hidhërimi yt kundër të gjithëve.
- 23 E Zoti i tha Moisiut:
- 24 Jepi urdhër mbarë popullit që t`u largohet banesave të Koreut, Datanit e të Abiramit.
- 25 Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami dhe pas tij shkuan pleqtë e Izraelit.
- 26 I tha popullit: Largohuni prej banesave të këtyre njerëzve të patenzonë dhe mos prekni asgjë që është e tyre që të mos keni pjesë në mëkatet e tyre.
- 27 Kur u larguan nga vendbanimi i tyre, Datani e Abirami dolën jashtë e qëndruan në hyrje të çadrave të tyre me gra e fëmijë e me foshnja.
- 28 Moisiu tha: Me këtë gjë do ta meri vesh se Zoti vetë më ka dërguar t`i kryej të gjitha këto gjëra që po shihni se i bëj dhe se nuk i bëj me nismën time:
- 29 nëse këta njerëz vdesin me vdekje të rëndomtë si njerëzit e tjerë, në qoftë se u ndodh ndonjë ndëshkim siç u ndodh njerëzve të tjerë, atëherë mua nuk më ka dërguar Zoti.
- 30 Por, nëse Zoti bën me ta një emnesë: nëse toka e hap gojën e vet e i përpin ata dhe gjithçka kanë dhe nëse për së gjalli zbresin në Sheol, atëherë dijeni se këta njerëz e kanë përbuzur Zotin.
- 31 Posa pushoi së foluri, u hap toka nën këmbët e tyre,
- 32 e hapi gojën e vet dhe i përpiu me gjithçka kishin: me shtëpi, me njerëzit e Koreut e me mbarë pasurinë e tyre:
- 33 të gjallë zbritën në Sheol, i mbuloi dheu dhe u zhdukën nga bashkësia.
- 34 Atëherë mbarë populli i izraelitëve që qëndronte përreth ikën në britmën e atyre që u borën e thoshin: Të mos na përpijë edhe ne toka!
- 35 Po edhe prej Zotit doli zjarri dhe i përpiu dyqind e pesëdhjetë burrat që po flijonin kemin.