Beselidhja e VjeterNumrat: Kur e pa Balaami se po i pëlqente Zotit ta bekojë Izraelin
- 1 Kur e pa Balaami se po i pëlqente Zotit ta bekojë Izraelin, aspak nuk u largua, siç u shmang më parë për të kërkuar parakallëzime, por e solli fytyrën drejt shkretëtirës
- 2 e, si i çoi sytë lart, pa Izraelin të zemërimiuar fis përbri fisi dhe, i rrëmbyer prej Shpirtit të Hyjit,
- 3 t`ia dha këngës së vet e tha:Parakallëzim i Balaamit, birit të Beorit, parakallëzim i njeriut symprehtë,
- 4 parakallëzim i atij që ndjeu fjalën e Hyjit, që sheh çka i dëfton i Gjithpushtetshmi, që bie në ekstazë e atëherë i çelen sytë:
- 5 sa të bukura qenkan tendat e tua, o Jakob, një bukuri zemërimia jote, o Izrael!
- 6 Si breglumi që shkon duke u shtrirë, porsi kopshtet për anë të lumit, si aloeja që e ka mbjellë Zoti, porsi cedri për anë të ujit!
- 7 Do të rrjedhë ujë nga kovat e tija;farës së tij uji s`i mungon.Mbi Agagun ngallit mbreti i tij, plot madhëri mbretëria e tij!
- 8 Hyji e nxorri nga dheu i Egjiptit:është për të forcë e pamposhtme!Përpin kombet, armiqtë e vet, copë me grimë eshtrat ua bën, anë përtej në shigjeta i shpon.
- 9 Struket në të kotur si luani, luaneshë thua në shtrofull është!Ku është ai që guxon ta zgjojë?Qoftë bekuar kush të bekoftë ty, qoftë mallkuar kush të mallkoftë ty!
- 10 Plasi atëherë hidhërimi i Balakut kundër Balaamit e, duke rrahur shuplakën më shuplakë, tha: Të thirra që të m`i mallkosh armiqtë e mi, kurse ti tani tri herë m`i bekon!
- 11 Këput qafën në vendin tënd! Pata menduar të të shpërblej begatisht, porse Zoti të la pa shpërblim!
- 12 Balaami iu përgjigj Balakut: Pse, a nuk u thashë lajmëtarëve të tu që m`i dërgove:
- 13 Po të ma jepte Balaku edhe shtëpine e vet plot me argjend e me ar, nuk do të mund t`i bëj bisht urdhrit të Zotit, kështu që prej mendjes sime të them ndonjë të mirë apo të keqe, por duhet të them gjithçka të më urdhërojë Zoti?
- 14 E tani, duke u nisur te populli im, afrohu të të parakallëzoj çfarë do t`i bëjë popullit tënd në të ardhmen ky popull.
- 15 Pra, t`ia nisi këngës së vet e tha përsëri:Tha Balaami i Beorit, tha njeriu symprehtë,
- 16 tha ai që ndjeu fjalën e Hyjit, që sheh çka i dëfton i Gjithpushtetshmi, që bie në ekstazë e sytë i ka çelur!
- 17 Po e shoh, por jo për tani, po e vërej, por jo për së afërmi:një Yll po lind prej Jakobit, një skeptër po ngallit prej Izraelit, i pëlcet tëmthat e bijve të Moabit, butin e kresë të bijve të Setit!
- 18 Pronë po i bëhet Idumeja, trashëgim Seiri, armiku i tij, Izraeli fre po i lëshon forcës së vet!
- 19 Zotëruesi prej Jakobit do të dalëqë t`i shpartallojë mbeturinat e qytetit!
- 20 Kur sytë i vajtën në Amalekun, e rimori këngën e vet e tha:I pari ndër popuj Amaleku, por do t`i tresë fara porsi kalit të verdhë!
- 21 Sytë i shkuan edhe në Cineun. Ai këngës ia mori edhe tha:Të fortë, po, e ke banesën tënde, folenë tënde në qetë të venduar,
- 22 por Kaini është pre e zjarritnë fund Asuri do të zotërojë.
- 23 Përsëri ia mori këngës e tha:Eheu! Kush do të jetojëkur këto Hyji do t`i bëjë?
- 24 Prej Ketimit i vëgoj do anije...Pushtojnë Asyrin, shkretojnë Heberin;por në fund edhe ata do të zhduken.
- 25 Pastaj Balaami u ngrit e ktheu në vend të vet.Po edhe Balaku, udhës që erdhi, u kthye.