Beselidhja e VjeterNumrat: Fisi i Levit:
- 1 Këta janë pasardhësit e Aronit e të Moisiut kur Zoti foli me Moisiun në malin e Sinait.
- 2 Këta janë emrat e bijve të Aronit: i parëlinduri i tij Nadabi, pastaj Abihui, Eleazari e Itamari:
- 3 këta janë emrat e bijve të Aronit, priftërinjve të lyer e të shuguruar për të kryer shërbesën priftërore.
- 4 Porse vdiqën Nadabi e Abihui, ndërsa po i kushtonin Zotit zjarrin e pashuguruar në shkretëtirën e Sinait e nuk lanë fëmijë. Këndej shërbestuan si priftërinj në praninë e Aronit, t`et, Eleazari dhe Itamari.B. Levitët. Detyrat e tyre
- 5 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 6 Afroje fisin e Levit dhe vëre para Aronit prift që të jenë nën urdhrat e tij
- 7 e të kryejnë gjithçka i përket atij dhe mbarë bashkësisë në punët e Tendës së takimit duke shërbestuar në Banesë.
- 8 Le të kujdesen për të gjitha orenditë e Tendës së takimit duke kryer kështu shërbesat që do t`i kryenin bijtë e Izraelit.
- 9 Jepju si dhuratë Aronit e bijve të tij prej anës së bijve të Izraelit levitët që ata ua dhuruan.
- 10 Aronin dhe bijtë e tij caktoji të kryejnë shërbesën priftërore. Laiku që do të afrohej të shërbejë, le të vritet.C. Zoti i zgjedh levitët
- 11 Zoti foli prapë me Moisiun e tha:
- 12 Ja, unë i zgjodha për vete prej bijve të Izraelit levitët në vend të të parëlindurve, atyre që të parët lindin ndër bijtë e Izraelit: levitët le të jenë të mitë.
- 13 Sepse, mua më përket çdo i parëlindur! Atë ditë kur i vrava të gjithë të parëlindurit në dheun e Egjiptit, i shugurova për vete të gjithë të parëlindurit që lindin në Izrael qoftë njerëz qoftë bagëti: janë të mitë. Unë jam Zoti.Ç. Regjistrimi i levitëve
- 14 Zoti i tha Moisiut në shkretëtirën e Sinait:
- 15 Regjistroji bijtë e Levit sipas barqeve e vëllazërive të tyre të gjithë meshkujt një muaj e përpjetë.
- 16 Moisiu i regjistroi si kishte urdhëruar Zoti
- 17 dhe këta janë emrat e bijve të Levit: Gersoni, Kaati, e Merari.
- 18 Këta janë emrat e bijve të Gersonit sipas barqeve të tyre: Lobni e Semei.
- 19 Bijtë e Kaatit, sipas barqeve të tyre: Amrami, Isaari, Hebroni dhe Ozieli.
- 20 Bijtë e Merariut, sipas barqeve të tyre: Meholi e Musiu. Këta janë barqet e Levit sipas vëllazërive të tyre.
- 21 Prej Gersonit rrjedhin dy vëllazëri e Lobniajve dhe e Semeiajve.
- 22 Të gjithë përkatësit meshkuj të tyre u regjistruan prej një muaji e përpjetë e dolën: shtatë mijë e pesëqind.
- 23 Këta zemërimionin pas Banesës në perëndim
- 24 e për prijës kishin Eliasafin, birin e Laelit.
- 25 Kishin në kujdes Tendën e takimit, vetë Banesën dhe Tendën, mbulesën e saj, velin e hyrjes në Tendën e takimit,
- 26 koltrinat e tremes, si dhe velin që është në hyrjen e tremes, që është përreth Banesës dhe lterit, për litarët e saj e gjithçka lypet për të.
- 27 Kaati ka këto vëllazëri: Amramitajt, Isaarajt, Hebronajt e Ozielajt; këto janë vëllazëritë e Kaatajve.
- 28 Të gjithë meshkujt prej një muaji e përpjetë: tetë mijë e gjashtëqind. Kishin në kujdesim Shenjtëroren.
- 29 Vëllazëritë e Kaatit zemërimionin në anën e Banesës në krahun e jugut.
- 30 Për prijës kishin Elisafanin, birin e Ozielit.
- 31 Ata kishin në kujdesim Arkën, tryezën, shandanin, lterët dhe enët e shenjtërores me të cilat bëhet shërbesa, velin dhe gjithçka i përket asaj.
- 32 Prijësi i prijësve të levitëve ishte Eleazari, biri i Aronit prift. Ai mbikëqyrte ata që e kishin në kujdesim Shenjtëroren.
- 33 Kurse prej Merariut ishin vëllazëritë e Moholiajve e të Musiajve.
- 34 Të gjithë meshkujt prej një muaji e përpjetë: gjashtë mijë e dyqind.
- 35 Prijësi i vëllazërive të Merariut ishte Surieli, biri i Abihailit. Zemërimionin në anën e veriut të Banesës.
- 36 Nën kujdesin e tyre ishin dërrasat e Banesës, shtagat, shtyllakët dhe fundat e tyre, e të gjitha veglat përkatëse të tyre dhe gjithsa i takon shërbesës së tyre.
- 37 Po ashtu edhe shtyllakët e tremes të rrethit me fundësorët e tyre si dhe kunjat e litarët.
- 38 Zemërimionin para Banesës, në anën e lindjes, para Tendës së takimit, në lindje, Moisiu e Aroni me bijtë e tyre që e kishin në kujdes Shenjtëroren ndër bijtë e Izraelit. Kushdo tjetër të afrohej, do të vdiste.
- 39 Të gjithë levitët që i regjistroi, sipas urdhrit të Zotit, Moisiu, sipas vëllazërive të tyre, meshkuj prej një muaji e përpjetë dolën njëzet e dy mijë.D. Levitët dhe shpërblimi i të parëlindurve
- 40 Zoti i tha Moisiut:Numëroji të gjithë të parëlindurit meshkuj të bijve të Izraelit e regjistroje emrin e secilit prej një muaji e përpjetë;
- 41 dhe levitët m`i jep mua në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit;unë jam Zoti;dhe bagëtitë e levitëve në vend të të gjithë të parëlindurve të bagëtive të bijve të Izraelit.
- 42 Moisiu i regjistroi, siç i urdhëroi Zoti, të gjithë të parëlindurit e Izraelit,
- 43 e dolën të gjithë meshkujt emër për emër prej një muaji e përpjetë njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.
- 44 Zoti foli me Moisiun e tha:
- 45 Merri levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit si dhe bagëtitë e levitëve në vend të bagëtive të tyre. Levitët le të jenë të mitë. Unë jam Zoti.
- 46 Kurse si shpërblim për dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur që e tejkalojnë numrin të levitëve,
- 47 merr nga pesë sikla me masë të Shenjtërores, për çdo kokë. Sikli ka njëzet gera.
- 48 Paratë jepja Aronit e bijve të tij çmimin e atyre që janë më tepër.
- 49 Kështu Moisiu e mori shumën e parave të atyre që ishin tepër nga numri i atyre që ishin të shpërblyer prej levitëve.
- 50 Prej të parëlindurve të bijve të Izraelit mori shumën e parave një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla sipas peshës së Shenjtërores.
- 51 Ia dha Aronit e bijve të tij ato para sipas urdhrit që i kishte dhënë Zoti.