Beselidhja e VjeterNumrat: Pjesa e levitëve
- 1 Po edhe këto i tha Zoti Moisiut në rrafshin e Moabit, përbri Jordanit, përballë Jerikut:
- 2 Urdhëroju bijve të Izraelit t`ua japin levitëve prej pronave të tyre disa qytete për të banuar dhe kullotat rreth qyteteve.
- 3 Qytetet le t`i kenë për të banuar e kullotat përreth për të mbajtur bagëtitë, gjënë e gjallë të tyre.
- 4 Kullotat që do t`ua lëshoni levitëve le të shtrihen jashtë mureve të qyteteve deri në një mijë kutë hapësirë.
- 5 Matni prej qytetit jashtë në lindje dy mijë kutë, në jug po ashtu dy mijë kutë, po edhe në anë të detit;që është në perëndim;dy mijë kutë, po dhe në anë të veriut të jetë e njëjta masë. Qytetet le të jenë në mjedis. Kaq do të jetë rrethina e qyteteve të tyre.
- 6 Prej qyteteve që keni për t`ua dhënë levitëve, gjashtë le të jenë qytete strehim, ku të mund të strehohet ai që gand derdhi gjakun. Përveç këtyre, jepuni edhe dyzet e dy qytete të tjera,
- 7 d. m. th. të gjitha së bashku dyzet e tetë me rrethinat e tyre.
- 8 Qytetet që do t`i ndani prej pronës së bijve të Izraelit, meri më shumë prej atyre që kanë shumë e më pak prej atyre që kanë pak. Secili fis le t`ua lëshojë qytetet levitëve sipas masës së pronës së vet.Qytetet strehim
- 9 Zoti i tha Moisiut:
- 10 Fol me bijtë e Izraelit e thuaju:Kur ta kaloni Jordanin në dheun e Kanaanit,
- 11 zgjidhni qytetet që do të jenë strehë për të ikur, për ata që pa dashur vranë ndonjë njeri.
- 12 Këto qytete le të jenë për ju strehim kundër hakmarrësve që vrastari të mos vdesë pa pasë dalë në gjyq para bashkësisë dhe pa pasë qenë gjykuar rasti i tij.
- 13 Prej gjashtë qyteteve që do t`i ndani si qytet strehim,
- 14 tri le të jenë përtej Jordanit e tri në dheun e Kanaanit.
- 15 Këto gjashtë qytete le të jenë për strehimin qoftë të bijve të Izraelit qoftë edhe për të ardhur e shtegtarë që në këto gjashtë të strehohet ai që gand derdhi gjakun.
- 16 Por nëse ndokush godit ndokënd me ndonjë gjë të hekurt dhe i godituri vdes, goditësi le të jetë fajtor i vrasjes, le të vdesë edhe ai.
- 17 Nëse e gjuan me gur vdekjeprurës, dhe i godituri vdes, po ashtu goditësi le të dënohet.
- 18 Nëse e godit me dru që mund ta vrasë dhe e vret; është vrastar, edhe ai le të dënohet me vdekje.
- 19 Hakmarrësi i gjakut le ta vrasë! Posa ta takojë, le ta vrasë!
- 20 Nëse ndokush e shtyn ndokënd prej urrejtjes ose hedh ndonjë gjë me qëllim në të
- 21 ose, pse e ka armik, i bie me dorë, dhe i godituri vdes, goditësi është fajtor i vrasjes: hakmarrësi i gjakut, posa ta gjejë, le ta vrasë.
- 22 Por, nëse e godit rastësisht e pa mëri dhe, nëse hedh ndonjë gjë në të pa qëllim,
- 23 ose nga pavëmendja lëshon ndonjë gur në të, pa e pasë parë, e ky vdes, megjithëse nuk e urreu as nuk ia deshi të keqen,
- 24 le të vendosë bashkësia ndërmjet goditësit dhe kërkuesit të gjakut sipas këtyre rregullave
- 25 dhe le ta lirojë vrastarin prej dorës së kërkuesit të gjakut dhe le ta çojë në qytetin strehim ku qe strehuar. Le të qëndrojë aty deri që kryeprifti, që është i shuguruar me vajin e shugurimit, të vdesë.
- 26 Por, nëse vrastari del prej qytetit strehim, në të cilin është strehuar
- 27 dhe e gjen kërkuesi i gjakut jashtë kufijve të qytetit strehim dhe e vret, kjo nuk i çmohet si njerivrasje,
- 28 sepse i dali në gjak e ka pasur për detyrë të qëndrojë në qytetin e strehimit derisa të vdesë kryeprifti.Pasi të vdesë kryeprifti vrastari le të kthehet në tokën e vet.
- 29 Kjo le të jetë për ju rregullore drejtësie prej breznie në brezni kudo që të banoni.
- 30 Vrastari le të vritet vetëm nën dëshminë e disa dëshmitarëve; me dëshminë e vetëm të një dëshmitari askush të mos dënohet me vdekje.
- 31 Nuk guxoni të meri shpërblimin për vrastarin që e meriton vdekjen: por le të vdesë.
- 32 As mos e pranoni shpërblimin e askujt që është strehuar në qytetin strehim, që të kthehet e të jetojë në truallin e vet para se të vdesë kryeprifti.
- 33 Mos e bëni të papastër tokën e banimit tuaj, sepse gjaku e bën tokën të papastër, dhe mbi të nuk mund të bëhet tjetër rit zgjidhjeje, përveç me gjakun e atij që e derdhi gjakun e tjetrit.
- 34 Mos e ndyni tokën e banimit tuaj, ndërsa e dini se unë banoj me ju. Sepse unë jam Zoti që banoj ndër bijtë e Izraelit.