Beselidhja e ReMateu: Më i madhi në Mbretërinë e qiellit
- 1 Në atë moment nxënësit iu afruan Jezusit dhe e pyetën:Kush, pra, është më i madhi në Mbretërinë e qiellit?
- 2 Atëherë Jezusi thirri një fëmijë, e vuri para tyre
- 3 e u tha:Pëjëmend po ju them: nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.
- 4 Prandaj, kush e përul vetveten e bëhet i vogël si ky fëmijë, ai është më i madhi në Mbretërinë e qiellit.
- 5 Dhe kushdo e pranon në Emër tim një fëmijë siç është ky, ai më pranon mua.Ngashnjimi në mëkat(Mk 9, 42-48; Lk 17, 1-2)
- 6 Prandaj, kushdo që e mëson ndonjërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, të bëjë mëkat, për të do të ishte më mirë t`i varej për qafe guri i mullirit që e sjell gomari e të hidhej në fund të detit.
- 7 Ç`mjerim për botën që ka shkanduj! Vërtet, do të ketë patjetër shkanduj, por i mjeri ai njeri që jep shkandull!
- 8 Nëse dora jote ose këmba jote të çon në mëkat, preje e hidhe prej vetes! Është më mirë për ty të hysh në jetë pa dorë e pa këmbë se me të dy duart e me të dy këmbët të plandosesh në zjarr të pasosur.
- 9 E nëse syri yt të çon në mëkat, nxirre dhe flake larg teje! Është më mirë për ty të hysh në jetë vetëm me një sy, se me të dy sytë të hidhesh në gjehenën e zjarrit.Shëmbëlltyra e deles së humbur(Lk 15, 3-7)
- 10 Ruajuni se përbuzni ndonjë prej këtyre të vegjëlve, sepse po ju them: engjëjt e tyre në qiell shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim qiellor.
- 12 Ç`ju thotë mendja? Po pati ndokush njëqind dele dhe po i humbi njëra prej tyre, a nuk i lë të nëntëdhjetenëntat në mal e nuk shkon për të kërkuar atë që i humbi?
- 13 Dhe, po ia doli ta gjejë, për të vërtetë po ju them: për atë gëzohet më tepër se për nëntëdhjetenëntë të tjerat, që nuk i humbën.
- 14 Kështu as Ati juaj që është në qiell nuk do të humbë asnjë ndër këta të vegjëlit.Qortimi vëllazëror(Lk 17, 3)
- 15 Në qoftë se vëllai yt mëkaton [kundër teje], qortoje vetëm për vetëm. Në qoftë se të dëgjon, e shpëtove vëllain tënd.
- 16 Po qe se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy njerëz të tjerë, që çdo gjë të mbështetet në pohimin e dy ose tre dëshmitarëve.
- 17 Në qoftë se as ata nuk i dëgjon, tregoji Kishës. Nëse as Kishën nuk e dëgjon, mbaje si të ishte pagan ose tagrambledhës.
- 18 Pëjëmend po ju them: çdo gjë që ju të lidhni përmbi tokë, do të jetë e lidhur edhe në qiell dhe, çdo gjë që ju të zgjidhni mbi tokë, do të jetë e zgjidhur edhe në qiell.
- 19 Prapë po ju them: nëse dy vetë prej jush këtu mbi tokë, të një mendimi, luten për çfarëdo gjëje, Ati im që është në qiell, do t`ua japë.
- 20 Sepse, ku janë dy ose tre të bashkuar në emrin tim, aty jam edhe unë, mes tyre.Shëmbëlltyra mbi shërbëtorin e pamëshirë
- 21 Atëherë Pjetri iu afrua dhe e pyeti:Zotëri, nëse vëllai im gabon ndaj meje, sa herë duhet ta fal? Deri në shtatë herë?
- 22 Jezusi iu përgjigj:Nuk po të them deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë herë!
- 23 Prandaj Mbretëria e qiellit i përngjan mbretit që vendosi të rregullojë llogaritë me shërbëtorët e vet.
- 24 Kur filloi të bëjë llogari, i sollën njërin që i kishte detyrim dhjetë mijë talenta.
- 25 E, pasi nuk kishte t`ia kthente, zotëria i tij dha urdhër të shitej ai, gruaja e tij, fëmijët e tij dhe krejt pasuria e tij e të kthehej detyrimi.
- 26 Atëherë shërbëtori i ra ndër këmbe dhe iu lut: `Ki durim me mua dhe do t`i kthej të gjitha!`
- 27 Zotëria pati mëshirë ndaj atij shërbëtori, e liroi edhe ia fali detyrimin.
- 28 Porse, pikërisht ky shërbëtor, duke dalë prej andej, u takua me një shok të tij, gjithashtu shërbëtor, që i kishte detyrim njëqind denarë. Dhe, si e zuri, ia ngjiti në fyt duke i thënë: `Ma kthe detyrimin!`
- 29 Atëherë shoku i tij i ra ndër këmbë dhe iu lut: `Ki durim me mua dhe do t`i kthej.`
- 30 Por ai nuk deshi dhe shkoi dhe e futi në burg derisa të kthente detyrimin.
- 31 Kur shërbëtorët e tjerë;shokët e tij, panë se ç`ndodhi, u pikëlluan për së tepërmi, shkuan dhe e njoftuan zotërinë për krejt çka ndodhi.
- 32 Atëherë zotëria i tij e thirri dhe i tha: `Shërbëtor i keq, unë ta fala tërë borxhin, sepse m`u lute.
- 33 A nuk u desh që edhe ti të kishe mëshirë ndaj shokut tënd, sikurse edhe unë pata mëshirë ndaj teje?`
- 34 Atëherë zotëria i tij, i hidhëruar, ua dorëzoi torturuesve derisa të kthente tërë detyrimin.
- 35 Kështu do të bëjë me ju edhe Ati im qiellor, nëse s`e falni me gjithë zemër secili vëllanë tuaj.