Beselidhja e ReMateu: Hyrja mesianike në Jerusalem
- 1 Kur iu afruan Jerusalemit e mbërritën në Betfage, në malin e Ullinjve, atëherë Jezusi dërgoi dy nxënës
- 2 e u tha:Shkoni në fshatin që është përballë! Aty menjëherë do të gjeni një gomare të lidhur e me të një gaç. Zgjidhini e m`i sillni!
- 3 Nëse ndokush ju thotë gjë, thuajini: po i duhen zotërisë dhe menjëherë do t`i lëshojë.
- 4 Ndodhi kështu që të shkonte në vend fjala e profetit që thotë:
- 5 `Thuajini bijës së Sionit:ja, Mbreti yt po vjen te tii butë, kalor mbi gomaree mbi gaç, zog të gomares.`
- 6 Nxënësit shkuan e bënë siç u urdhëroi Jezusi,
- 7 sollën gomaren e kërriçin. Mbi ta vunë petkat e veta, e Jezusi hipi mbi to.
- 8 Moria e popullit shtroi petkat e veta gjatë rrugës e të tjerët thenin degë lisash dhe i qitnin rrugës,
- 9 e populli, që shkonte para e pas tij, brohoriste:Hosana Birit të Davidit!Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit!Hosana në qiejt më të lartët!
- 10 Kur Jezusi hyri në Jerusalem, mbarë qyteti u çua në këmbë dhe pyeste: Kush është?
- 11 E turma i përgjigjej: Ky është Profeti, Jezusi prej Nazaretit të Galilesë!Jezusi i dëbon tregtarët nga Tempulli(Mk 11, 15-19; Lk 19, 45-48; Gjn 2, 13-22)
- 12 Pastaj Jezusi hyri në Tempull dhe i dëboi të gjithë ata që shisnin e blenin në Tempull. Këmbyesve të të hollave ua përmbysi tavolinat e shitësve të pëllumbave bankat.
- 13 Dhe u tha: Shkrimi i shenjtë thotë:`Shtëpia ime do të jetë shtëpi lutjeje,`ndërsa ju po e shndërroni në shpellë cubash!
- 14 Në Tempull iu paraqitën të verbër e të çalë dhe i shëroi.
- 15 Kur kryepriftërinjtë e skribët panë mrekullitë që bëri dhe djelmoshat që po brohorisnin në Tempull: `Hosana Birit të Davidit!` u zemëruan
- 16 dhe i thanë:A po dëgjon, ç`po thonë këta?Po, si jo!?;iu përgjigj Jezusi;Po ju, a kurrë nuk keni lexuar:`Prej gojës së foshnjave e të ferishteve ia përgatite lavdinë vetes?
- 17 Atëherë i la, doli nga qyteti për të shkuar në Betani dhe atje e kaloi natën.Fiku i mallkuar(Mk, 11, 12-14; 20-24)
- 18 E në mëngjes, kur po kthehej në qytet, pati uri.
- 19 Afër rrugës pa një fik dhe iu afrua, porse, pasi në të nuk gjeti tjetër përveç gjetheve, i tha: Kokërr më prej teje kurrë e për këtë jetë mos u lidhtë! Dhe menjëherë fiku u tha.
- 20 Nxënësit, kur e panë këtë gjë, u habitën e thanë:Si mundi të thahej menjëherë fiku?!
- 21 Jezusi u përgjigj:Për të vërtetë po ju them: në paçit fe dhe në mos dyshofshit, do të bëni jo vetëm sa iu bë fikut, por edhe nëse i thoni këtij mali: çohu e hidhu në det, do të bëhet ashtu.
- 22 Dhe nëse besoni, do të fitoni gjithçka të kërkoni me lutje.Pushteti i Jezusit(Mk 11, 27-33; Lk 20, 1-8)
- 23 Kur Jezusi hyri në Tempull e aty po mësonte, iu afruan kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit dhe i thanë:Me ç`pushtet je duke bërë kështu? Kush ta dha këtë pushtet?
- 24 Ai u përgjigj:Edhe unë do t`ju bëj një pyetje të vetme. Nëse ju më përgjigjeni, edhe unë do t`ju tregoj me ç`pushtet i bëj këto.
- 25 Nga ishte pagëzimi i Gjonit: Nga Qielli apo nga njerëzit?Por ata mendonin me vete: Në qoftë se themi: nga Qielli`, ai do të na thotë: `Përse atëherë nuk i besuat?`
- 26 e nëse i përgjigjemi: `prej njerëzve`, kemi frikë popullin, sepse të gjithë e mbajnë Gjonin për profet.
- 27 Atëherë iu përgjigjën:Nuk e dimë!As unë, pra,;u tha ai;s`po ju tregoj me ç`pushtet i bëj këto vepra!Shëmbëlltyra e dy djemve
- 28 Më thoni si e mendoni këtë gjë: një njeri kishte dy djem. Iu drejtua të parit e i tha: `Biro, dil sot e puno në vresht!`
- 29 Ai iu përgjigj: `Nuk dua!` Pastaj ndërroi mendim dhe shkoi.
- 30 Atëherë iu drejtua të dytit po ashtu. Ai iu përgjigj: `Po shkoj, imzot!`, por nuk shkoi.
- 31 Cili prej të dyve e kreu vullnetin e të atit?I thanë:I pari!Pëjëmend po ju them:;vazhdoi Jezusi;tagrambledhësit e laviret para jush hyjnë në Mbretërinë e Hyjit.
- 32 Sepse, erdhi Gjoni ndër ju udhës së drejtësisë e ju nuk i besuat, tagrambledhësit e laviret i besuan, ndërsa ju, edhe pasi i patë këto, nuk u penduat për t`i besuar. Shëmbëlltyra e vreshtarëve gjakësorë(Mk 12, 1-12; Lk 20, 9-19)
- 33 Dëgjojeni shëmbëlltyrën tjetër:Ishte një zot shtëpie që kishte mbjellë një vresht. E thuri me gardh, punoi shtrydhësin e rrushit, ndërtoi kullën, ua dha vreshtarëve ta punojnë për gjysmë dhe shkoi në vend të huaj.
- 34 Kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi te vreshtarët shërbëtorët e vet për të marrë frytin që i takonte.
- 35 Vreshtarët i kapën shërbëtorët: njërin e rrahën, një tjetër e mbytën e një tjetër e vranë me gurë.
- 36 Prapë dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, porse edhe atyre ua bënë ashtu.
- 37 Në fund dërgoi të birin duke menduar: `Do të kenë nderim ndaj djalit tim!`
- 38 Porse vreshtarët, kur e panë djalin i thanë njëri-tjetrit: `Ky është trashëgimtari! Ejani ta vrasim dhe neve do të na mbesë pasuria e tij.`
- 39 E kapën, e qitën jashtë vreshtit dhe e vranë.
- 40 Tashti, kur të vijë i zoti i vreshtit, çka do t`u bëjë këtyre vreshtarëve?
- 41 Iu përgjigjën:Të këqijtë do t`i shfaros keqas e vreshtin e vet do t`ua japë vreshtarëve të tjerë, të cilët do t`i japin frytin posa të vijë koha e të vjelave.
- 42 Jezusi u tha:A nuk e lexuat asnjëherë në Shkrimin e shenjtë:`Guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimitu bë guri i këndit;kjo është vepër e Zotit, sa mrekulli në sytë tanë!`
- 43 Prandaj;po ju them;juve do t`ju hiqet dore Mbretëria e Hyjit e do t`i jepet një populli që i prodhon frytet e saj!
- 45 Kryepriftërinjtë e farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e morën vesh se po fliste për ta.
- 46 Kërkonin ta zinin, por druanin popullin sepse e mbante për profet.