Beselidhja e ReMarku: Ngjallja e Jezusit
- 1 Kur kaloi e shtuna, Maria Magdalenë dhe Maria e Jakobit e Saloma blenë erëra të mira për të shkuar ta përerojnë Jezusin.
- 2 Të parën ditë pas të shtunës, në mëngjes, shumë herët, në të lindur të diellit, erdhën te varri.
- 3 I thoshin shoqja;shoqes: Kush do të na e rrokullisë gurin prej grykës së varrit?
- 4 Shikuan, dhe ja, guri ishte i rrokullisur. Ishte, vërtet i madh fort!
- 5 Ato hynë në varr e panë një djalosh ndenjur në anë të djathtë, të veshur me petk të bardhë, e u trembën.
- 6 Por ai u tha:Ju mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin prej Nazaretit, të Kryqëzuarin. Ai u ngjall, nuk është këtu! Qe vendi ku e patën vënë.
- 7 Shkoni dhe thuajuni nxënësve të tij;veçanërisht Pjetrit: Po shkon para jush në Galile, atje do ta shihni, siç ju pati thënë:
- 8 Ato dolën dhe ikën nga varri, sepse i kapi frikë e madhe dhe tmerr. S`i treguan askujt asgjë, sepse kishin frikë...Përfundimi i gjatë i Markut Shfaqja e Jezusit Marisë Magdalenë(Mt 28, 9-10; Gjn 20, 11-18)
- 9 Si u ngjall, pra, Jezusi, herët në mëngjes, të parën ditë të javës, më së pari iu dëftua Marisë Magdalenë, prej së cilës pati dëbuar shtatë shpirtra të ndytë.
- 10 Ajo shkoi e u tregoi atyre që kishin qenë me të, që tani ishin në zi dhe e qanin.
- 11 Kur ata dëgjuan se është gjallë dhe se kjo e kishte parë, nuk i besuan.Jezusi u dëftohet dy nxënësve(Lk 24, 13-35)
- 12 Pastaj Jezusi iu dëftua në një trajtë tjetër, udhës, dy prej nxënësve që po shkonin në fshat.
- 13 Ata u kthyen e u treguan të tjerëve. As këtyre nuk u besuan.Dërgimi i nxënësve(Mt 28, 16-20; Lk 24, 36-49; Gjn 20, 19-23; Vap 1, 6-8)
- 14 Në fund iu dëftua të Njëmbëdhjetëve ndërkohë që po ndodheshin në tryezë. I qortoi për pabesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, pse s`u besuan atyre që e kishin parë të ngjallur prej së vdekuri.
- 15 Dhe u tha:Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve.
- 16 Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s`do të besojë, do të dënohet.
- 17 Shenjat që do t`i përcjellin ata që do të besojnë, janë këto: në emër tim do t`i dëbojnë djajtë, do të flasin gjuhë të reja;
- 18 [në duar] do t`i marrin gjarpërinjtë e, nëse do të pijnë ndonjë gjë që sjell vdekjen, nuk do t`u bëjë keq. Do t`i vënë duart mbi të sëmurë, e këta do të shërohen.Jezusi ngjitet në qiell(Lk 24, 50-53; Vap 1, 9-11)
- 19 Zotëria [Jezusi], pasi u tha kështu, u ngjit në qiell dhe rri në të djathtë të Hyjit.
- 20 Kurse ata dolën e predikuan gjithkund. Zoti bashkëpunonte me ta dhe e përforconte Fjalën me mrekulli që e përcillnin.Përfundimi i shkurtër i MarkutAto e lajmëruan Pjetrin dhe shokët e tij menjëherë për gjithçka kishin qenë porositur. Pastaj edhe vetë Jezusi bëri që me anë të tyre të çohet predikimi i shenjtë dhe i paprishur i shëlbimit të amshuar prej Lindjes e deri në Perëndim.