Beselidhja e ReLuka: Komploti kundër Jezusit
- 1 Ndërkaq po afroheshin të kremtet e Bukëve të Pabrume që quhen Pashkë.
- 2 Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin Jezusin, sepse druanin.
- 3 Atëherë djalli hyri në Judën që quhet Iskariot, i cili ishte një nga të Dymbëdhjetët.
- 4 Ai shkoi për të biseduar me kryepriftërinjtë e me krerët e rojes së Tempullit në ç`mënyrë t`ua shtinte në dorë.
- 5 Ata u gëzuan dhe i premtuan t`i japin të holla.
- 6 Juda pranoi. Që atëherë kërkonte rastin t`ua dorëzonte kur të mos ishte populli pranë.Përgatitjet e Darkës së Pashkëve(Mt 26, 17-25; Mk 14, 12-21; Gjn 13, 21-30)
- 7 Erdhi dita e Bukëve të Pabrume, kur duhej të flijohej qengji i Pashkëve.
- 8 Atëherë Jezusi dërgoi Pjetrin e Gjonin dhe u tha:Shkoni e na bëni gati Darkën e Pashkëve.
- 9 Ku dëshiron ta bëjmë gati;e pyetën ata.
- 10 Posa të hyni në qytet;u tha ai;do t`ju takojë një njeri që mbart një katrovë me ujë. Shkoni pas tij. Në atë shtëpi që të hyjë ai,
- 11 thuajini të zotit të shtëpisë: `Mësuesi të çon fjalë: ku është dhoma e bukës në të cilën do të mund të ha me nxënësit e mi Darkën e Pashkëve?`
- 12 Ai atëherë do t`jua tregojë në kat një sallon të madh të shtruar: aty na bëni gati.
- 13 Ata shkuan e gjetën ashtu si u tha dhe e përgatitën Darkën e Pashkëve.Themelimi i Eukaristisë(Mt 26, 26-30; Mk 14, 22-26; 1 Kor 11, 23-25)
- 14 Kur erdhi koha, Jezusi u ul në tryezë e me të bashkë edhe apostujt.
- 15 U tha:Me gjithë shpirt kam pasur dëshirë ta ha këtë Darkë të Pashkëve bashkë me ju para se të pësoj,
- 16 sepse juve po ju them: nuk do ta ha më para se të marrë fund në Mbretërinë e Hyjit.
- 17 Atëherë mori gotën, falenderoi e tha:Merreni e ndajeni mes jush!
- 18 Vërtet, unë po ju them se prej këtij çasti s`do të pi më fryt hardhie derisa të vijë Mbretëria e Hyjit.
- 19 Pastaj mori bukën, u falënderua, e theu, ua dha e tha:Ky është trupi im [që flijohet për ju. Bëni këtë në përkujtimin tim!
- 20 E mori gjithashtu edhe kelkun, pasi u krye darka, e tha:Ky kelk është Besëlidhja e Re në gjakun tim që derdhet për ju. ]
- 21 Por, ja, dora e atij që po më tradhton është me mua në tryezë!
- 22 Biri i njeriut njëmend po shkon ashtu siç u caktua, porse, i mjeri ai njeri që po e tradhton!
- 23 Ata zunë ta pyesnin njëri-tjetrin cili prej tyre do të ishte ai që do ta bënte këtë gjë.Diskutimi rreth më të madhit
- 24 Atëherë apostujt filluan të grinden mes tyre: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
- 25 Jezusi u tha:Mbretërit e paganëve sundojnë me ta si zotërues; madje ata që sundojnë mbi ta kërkojnë të quhen `Bamirës`!
- 26 Ju s`guxoni të bëni ashtu! Përkundrazi, më i madhi ndër ju të jetë si të ishte më i riu, kurse kryetari, sikur të ishte ai që shërben.
- 27 Cili, në të vërtetë, është më i madh: ai që është në tryezë, apo ai që shërben? Vallë, a s`është ai që rri në tryezë? Tashti, unë jam ndër ju porsi ai që shërben.
- 28 Ju jeni ata që, në provat e mia, qëndruat vazhdimisht me mua.
- 29 Prandaj, unë po jua lë trashëgim Mbretërinë ashtu si ma dha mua im Atë:
- 30 që të hani e të pini në tryezën time në Mbretërinë time dhe të rrini në frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit.Paralajmërimi i mohimit të Pjetrit(Mt 26, 31-35; Mk 14, 27-31; Gjn 13, 36-38)
- 31 Simon, Simon, ja, Satani kërkoi t`ju shoshë porsi grurin!
- 32 Por unë u luta për ty, që feja jote të mos mungojë. Por ti, kur të kthehesh, forcoji vëllezërit e tu.
- 33 Zotëri;i tha Pjetri;jam gati të shkoj me ty edhe në burg edhe në vdekje!
- 34 Jezusi iu përgjigj:Unë po të them, o Pjetër, se sot, nuk do të këndojë gjeli, para se ti të mohosh tri herë se më njeh!Qesja, strajca dhe shpata
- 35 Dhe u tha:Kur ju dërgova pa qese, pa strajcë e pa sandale a ju mungoi gjë?Asgjë!;u përgjigjën ata.
- 36 Atëherë u tha:Tani, kush ka qese, le ta marrë! Po ashtu edhe strajcën! E kush nuk ka shpatë, le t`i shesë petkat e veta e le ta blejë!
- 37 Sepse, unë po ju them: në mua duhet të vërtetohet fjala e Shkrimit të shenjtë: `U radhit ndër keqbërës!` Vërtet, gjithçka u parafol për mua, po shkon në vend.
- 38 Ata i thanë:Zotëri, ja, këtu dy shpata!Ai iu përgjigj:Mjaftojnë!Lutja në Malin e Ullinjve(Mt 26, 36-46; Mk 14, 32-42)
- 39 Pastaj doli prej andej e u nis, si rëndom, drejt Malit të Ullinjve. Pas tij shkuan edhe nxënësit.
- 40 Kur arriti në atë vend, u tha:Lutuni që të mos bini në tundim!
- 41 Dhe ai u largua prej tyre sa mund të hidhet guri, u ul në gjunjë dhe zuri të lutet:
- 42 O Atë, nëse do, largoje këtë gotë prej meje! Veçse, le të bëhet, jo vullneti im, por vullneti yt!
- 43 Atëherë iu dëftua një engjëll nga qielli që i dha zemër. Kur e kapën mundimet e vdekjes, lutej më me zemër.
- 44 Djersa e tij u bë si pika gjaku që binin në tokë.
- 45 U çua prej lutjes, shkoi te nxënësit. I gjeti fjetur. I kishte këputur trishtimi.
- 46 U tha:Pse po flini? Çohuni! Lutuni të mos bini në tundim!Tradhtimi dhe arrestimi i Jezusit(Mt 26, 47-56; Mk 14, 43-50; Gjn 18, 3-11)
- 47 Ndërsa ai ende po fliste, ja, ia behu një turmë. Në krye të saj ishte ai që quhet Judë;njëri prej të Dymbëdhjetëve. Ai iu afrua Jezusit për ta puthur.
- 48 Jezusi i tha:O Judë, a me të puthur po e tradhton Birin e njeriut?
- 49 Ata që ishin përreth tij, duke parë çka po ndodhte, thanë:Zotëri, a t`u biem me shpatë?
- 50 Dhe njëri prej tyre i ra shërbëtorit të kryepriftit e ia preu veshin e djathtë,
- 51 Jezusi tha:Zini vend! Mjaft!;dhe ia preku veshin e ia shëroi.
- 52 Atëherë Jezusi u tha atyre që kishin ardhur kundër tij, kryepriftërinjve e krerëve të rojës së Tempullit dhe pleqve:Erdhët, si të isha unë cub, me shpata e shkopinj!
- 53 Përditë isha në Tempull me ju e nuk çuat dorë mbi mua. Porse kjo është ora juaj dhe pushteti i territ.Pjetri i bie mohit(Mt 26, 57-58; 69-75;Mk 14, 53-54. 66-72;Gjn 18, 12-18, 25-27)
- 54 E kapën, pra, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Pjetri e ndiqte për së largu.
- 55 Ata ndezën zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij. Ndër ta u ul edhe Pjetri.
- 56 Kur një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi mirë dhe tha:Edhe ky ishte me të!
- 57 Ai i ra mohit:Nuk e njoh, moj fisnike!
- 58 Pak më vonë e vuri re një tjetër e tha:Edhe ti je prej tyre!Nuk jam, o njeri!;iu përgjigj Pjetri.
- 59 Dhe pas, diku pas një ore, një tjetër tha:Me të vërtetë edhe ky ishte me të! Sepse është edhe galileas!
- 60 Pjetri u përgjigj: S`di ç`po thua, o burrë!Dhe tamam atëherë, ndërsa ende po fliste;këndoi gjeli.
- 61 Zotëria u kthye dhe ia lëshoi sytë Pjetrit. Pjetrit i ra ndër mend fjala e Zotërisë që ia pati thënë: `Para se sot të këndojë gjeli, tri herë do të më mohosh!`
- 62 Doli përjashta dhe qau thekshëm.Jezusin e përqeshin dhe e rrahin(Mt 26, 67-68; Mk 14, 65)
- 63 Njerëzit që e ruanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.
- 64 ia mbulonin fytyrën dhe i thoshin Dëftohu profet;gjeje kush të ra!
- 65 I thoshin edhe shumë të shara të tjera.Jezusi para Këshillit të Lartë(Mt 26, 59-66; Mk 14, 55-64; Gjn 18, 19-24)
- 66 Kur zbardhi drita u mblodhën krerët e popullit, kryepriftërinjtë e skribët, e çuan Jezusin në Këshillin e Lartë të vetin
- 67 dhe i thanë:Nëse ti je Mesia, na thuaj!Ai u përgjigj:Nëse ju them, s`do të më besoni;
- 68 nëse ju pyes, nuk do të më përgjigjeni.
- 69 Por pas këtij momenti, Biri i njeriut do të rrijë në të djathtën e Hyjit të gjithëpushtetshëm.
- 70 Atëherë i thanë të gjithë:Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?!Ai u përgjigj:Ju thoni të vërtetën! Unë jam!
- 71 Atëherë ata thanë:Ç`dëshmi tjetër na duhet? Ne vetë e dëgjuam prej gojës së tij!