Beselidhja e ReLuka: Udhëtimi për Emaus
- 1 Të parën ditë të javës, fort heret, shkuan te varri me erërat e mira që i përgatitën.
- 2 Gjetën gurin e rrokullisur prej varrit.
- 3 Hynë, por nuk e gjetën trupin e Jezusit [Zot].
- 4 E, ndërsa po rrinin ashtu, marrë mendsh nga kjo punë, dhe ja, afër tyre, u paraqitën dy burra të veshur me petka të ndritshme.
- 5 E kur ato, të tmerruara, i ulën sytë për dhe, këta u thanë:Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur?
- 6 Ai s`është këtu! U ngjall! Le t`ju bjerë në mend çka ju pati thënë kur ishte në Galile:
- 7 `Duhet;thoshte ai;që Biri i njeriut t`u dorëzohet njerëzve mëkatarë; ta kryqëzojnë dhe të tretën ditë të ngjallet!`
- 8 Atëherë u ranë në mend fjalët e tij.
- 9 U kthyen nga varri dhe i njoftuan mbi të gjitha këto të Njëmbëdhjetët e të gjithë të tjerët.
- 10 Ishin: Maria Magdalenë, Gjonia e Maria e Jakobit. Po edhe gratë e tjera që ishin me to, u treguan apostujve të njëjtën gjë.
- 11 Por apostujt këto fjalë i morën për trillime e nuk u besuan.
- 12 Megjithatë Pjetri u çua, shkoi me vrap te varri, u përkul dhe pa vetëm pëlhurat. U kthye në shtëpi i çuditur për krejt çka kishte ndodhur.Udhëtimi për Emaus(Mk 16, 12-13)
- 13 Po atë ditë, dy prej tyre, po shkonin në një fshat që quhet Emaus e është larg Jerusalemit gjashtëdhjetë stadje.
- 14 Ata bisedonin me njëri-tjetrin për të gjitha këto ngjarje.
- 15 Dhe ndodhi që, ndërsa ata po flisnin e po bisedonin kështu, vetë Jezusi u afrua dhe po ecte me ta.
- 16 Por sytë e tyre ishin të penguar ta njihnin.
- 17 Ai i pyeti:Ç`janë këto fjalë që ju po i flisni mes jush udhës?Ata u ndalën të trishtuar
- 18 e njëri prej tyre, ai që quhet Kleofë, iu përgjigj:A thua je ti i vetmi nga të huajt në Jerusalem që nuk di çka ndodhi në të po në këto ditë?
- 19 Ai i pyeti:Po çka?Ata iu përgjigjën:Çka i ndodhi Jezusit prej Nazaretit, që ishte profet i madh me vepra e me fjalë në sy të Hyjit e të mbarë popullit;
- 20 si krerët e priftërinjve dhe këshilltarët tanë e dorëzuan të dënohet me vdekje dhe e kryqëzuan.
- 21 Ne shpresonim se ai do ta çlironte Izraelin. E, përmbi të gjitha këto;sot është e treta ditë që ndodhën këto ngjarje.
- 22 Madje edhe disa gra prej tanëve na habitën: ato qenë në agim te varri
- 23 e, pasi nuk e gjetën trupin e tij, erdhën e na thanë se iu dukën engjëjt e u thanë se ai është gjallë.
- 24 Po edhe disa prej tanëve shkuan te varri dhe gjetën pikërisht ashtu si thanë gratë, por atë nuk e panë.
- 25 Ai u tha:O të pamend e të ngadalshëm që të besoni gjithçka paralajmëruan profetët!
- 26 Po a nuk u desh që Mesia t`i pësojë të gjitha e kështu të hyjë në lavdinë e vet?
- 27 E, që nga Moisiu e të gjithë profetët, u shtjelloi krejt çka flitet në Shkrimin e shenjtë për të.
- 28 Kur iu afruan fshatit, ku ishin nisur, ai bëri gjasme po vazhdonte udhën.
- 29 Po ata iu vunë:Rri me ne se u bë natë e dita po shkon në të sosur!Dhe hyri që të rrijë me ta.
- 30 Kur u ul me ta në tryezë, mori bukën, u falënderua, e theu dhe ua dha.
- 31 Atyre iu hapën sytë dhe e njohën... Por ai u zhduk para syve të tyre.
- 32 Atëherë i thanë njëri-tjetrit:Po a nuk na ndizej zemra neve ndërsa po bisedonte udhës me ne dhe na shtjellonte Shkrimin e shenjtë?
- 33 U çuan menjëherë, u kthyen në Jerusalem, i gjetën të mbledhur të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin me ta.
- 34 Të njëmbëdhjetët u thanë:Me të vërtetë u ngjall Zotëria dhe iu dëftua Simonit!
- 35 Atëherë edhe këta u treguan çka u ngjau udhës dhe si e njohën kur ndau bukën.Jezusi u dëftohet apostujve(Mt 28, 16-20; Mk 16, 14-18; Gjn 20, 19-23; Vap 1, 6-8)
- 36 Ndërsa këta ende po bisedonin për këto ngjarje, vetë Jezusi zuri vend në mes të tyre dhe tha:Paqja me ju!
- 37 Të tmerruar dhe të frikësuar, mendonin se po shihnin ndonjë shpirt.
- 38 Jezusi u tha:Pse po trembeni? Pse po dyshoni në zemrat tuaja?
- 39 Shikojini duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Më prekni e vërtetojeni! Shpirti s`ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!
- 40 Si u tha kështu, u dëftoi duart e këmbët.
- 41 Pasi ata, prej gëzimit nuk mundën të besojnë, por kishin mbetur të habitur, Jezusi u tha:A keni këtu ndonjë gjë për të ngrënë?
- 42 Ata i sollën një kurm peshku të pjekur.
- 43 Jezusi e mori dhe e hëngri para tyre.
- 44 Atëherë u tha: Këtë vështrim kishin fjalët që ju thosha kur ende isha me ju: `Duhet të shkojë në vend gjithçka u shkrua për mua në Ligjin e Moisiut, në Profetët e në Psalme. `
- 45 Atëherë ua shndriti mendjen që t`i kuptonin Shkrimet
- 46 dhe u tha:Kështu është në Shkrimin e shenjtë: `Mesisë i duhet të pësojë e të ngjallet së vdekuri të tretën ditë.
- 47 Në Emër të tij do të predikohet ndër të gjithë popujt, duke filluar prej Jerusalemit, kthimi dhe falja e mëkateve.
- 48 Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje.
- 49 Dhe, ja, unë do ta dërgoj mbi ju Premtimin e Atit tim. Qëndroni, prandaj, në qytet derisa të visheni me Fuqinë prej së Larti.Të ngriturit në qiell(Mk 16, 19-20; Vap 1, 9-11)
- 50 Atëherë i mori me vete deri në Betani, i çoi duart dhe i bekoi.
- 51 E, ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe u ngrit në qiell.
- 52 Ata ranë përmbys para tij dhe e adhuruan e me gëzim të madh u kthyen në Jerusalem
- 53 dhe vazhdimisht ishin në Tempull duke i dhënë lavdi Hyjit.