Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pjetri përligjet para Kishës në Jerusalem
- 1 Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit në Jude morën vesh se edhe paganët e pranuan fjalën e Hyjit,
- 2 dhe, kur Pjetri u ngjit në Jerusalem, e sulmonin besimtarët e rrethprerë
- 3 dhe i thoshin: Ke hyrë në shtëpi të të parrethprerëve dhe ke ngrënë me ta.
- 4 Atëherë Pjetri filloi t`ua shpjegojë fill e për pe krejt ngjarjen.
- 5 Isha;tha;në qytet të Jopës në lutje, kur, ja, në vegim, shoh një dukuri: një gjë, porsi një pëlhurë të madhe me katër këndet e lidhura që po zbriste nga qielli te unë.
- 6 Kur çova sytë dhe vërejta, pashë shtazë tokësore katërkëmbëshe, egërsira, zvarranikë dhe shpendë qielli.
- 7 Dëgjova edhe zërin që më tha: Çohu, Pjetër, prej e ha!`
- 8 Unë thashë. `Kurrsesi, o Zot! Unë askurrë nuk kam shijuar me gojë kafshë të ndytë e të papastër.`
- 9 E zëri përsëri prej qielli, së dyti. `Çka Hyji pastroi, ti mos e shpall të papastër!`
- 10 Kjo u përsërit tri herë, e atëherë gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
- 11 Dhe ja, menjëherë erdhën tre njerëz para shtëpisë ku unë isha, të dërguar tek unë prej Cezaresë.
- 12 Shpirti Shenjt më tha të shkoj me ta pa farë mëdyshjeje. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër dhe hymë në shtëpinë e njeriut.
- 13 Ai na tregoi se si e kishte parë engjëllin në shtëpinë e vet, i cili kishte zënë vend para tij, e i kishte pasë thënë: `Dërgo në Jopë dhe thirre Simonin që quhet Pjetër
- 14 e ai do të kumtojë fjalët me anë të të cilave do të shëlbohesh ti dhe mbarë familja jote.`
- 15 Tashti, posa fillova të flas, zbriti mbi ta Shpirti Shenjt siç pati zbritur mbi ne në fillim.
- 16 Atëherë m`u kujtua fjala e Zotërisë: `Gjoni ka pagëzuar me ujë, ndërsa ju do të pagëzoheni me Shpirtin Shenjt.`
- 17 Nëse, pra, Hyji u dha atyre të njëjtën dhuratë sikurse neve kur e pranuam besimin në Jezu Krishtin Zot, kush isha unë për të penguar Hyjin?
- 18 Këto fjalë i qetësuan dhe filluan të lavdërojnë Hyjin duke thënë. Hyji, pra, edhe paganëve u dhuroi kthimin që shpie në jetë.Kisha në Antioki
- 19 Ndërkaq, ata që u shpëdanë për shkak të salvimit që u bë lidhur me Shtjefnin, arritën deri në Fenici, në Qipro e në Antioki. Këta nuk ua predikuan fjalën tjerëve përveç hebrenjve.
- 20 Por disa prej tyre, që ishin prej Qipros e prej Cirenës, kur erdhën në Antioki, filluan t`u predikojnë edhe grekëve e t`ju kumtojnë si Lajm të mirë: Jezusi është Zot.
- 21 Dora e Zotit u ndihmonte e shumë njerëz besuan dhe u kthyen kah Zoti.
- 22 Lajmi i këtyre ngjarjeve arriti në Kishën e Jerusalemit e kjo dërgoi Baabën në Antioki.
- 23 Kur ai arriti dhe pa hirin e Hyjit, u gëzua dhe i nxiti të qëndrojnë me gjithë shpirt në Zotin.
- 24 Ky ishte njëmend njeri i mirë, plot me Shpirt Shenjt dhe me fe. Një numër i madh njerëzish iu shtua Zotit.
- 25 Atëherë Baaba u drejtua për në Tars për të gjetur Saulin.
- 26 Kur e gjeti e çoi në Antioki. Plot një vit qëndruan në atë bashkësi duke mësuar një shumicë shumë të madhe nxënësish. Në Antioki nxënësit për të parën herë u quajtën të krishterë.
- 27 Në ato ditë disa profetë zbritën prej Jerusalemit në Antioki.
- 28 Njëri prej tyre që quhej Agab, u ngrit dhe, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, parakallëzoi që së shpjeti do të ndodhë në mbarë botën një uri e madhe. Kjo vërtet ngjau në kohën e sundimit të Klaudit.
- 29 Prandaj vendosën që, sa të mundet secili prej nxënësve të mbledhë për t`u çuar ndihmë vëllezërve në Jude.
- 30 Ashtu edhe bënë. Ndihmën ua dërguan udhëheqësve me anë të Baabës e të Saulit.