Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali në Maqedoni
- 1 Pasi u paqësua turbullimi, Pali i thirrinxënësit, u dha porositë, i përshëndeti dhe u nis për Maqedoni.
- 2 Pasi i përshkoi ato vende dhe i ngushëlloi me shumë fjalime vëllezërit, shkoi në Greqi.
- 3 Atje ndenji tre muaj. Pikërisht, kur mendoi të udhëtojë për Siri, hebrenjtë ia zunë pritën, por ai atëherë vendosi të kthejë nëpër Maqedoni.
- 4 E përcillnin Sopatri, biri i Pirrit, prej Berejës; Aristarku e Sekundi prej Selanikut; Gaji prej Derbit dhe Timoteu; Tihiku e Trofimi prej Azisë.
- 5 Këta shkuan para nesh e na pritën në Troadë.
- 6 Ne, si kaluan ditët e Bukëve të pabrumë, lundruam nga Filipet dhe, pas pesë ditësh arritëm te ta në Troadë. Atje kaluam shtatë ditë.Pali i jep fund vizitës në Troadë
- 7 Ditën e parë të javës, kur u mblodhëm të ndajmë Bukën, Pali u predikoi vëllezërve e, pasi mendonte të udhëtojë të nesërmen, e zgjati bisedën deri në mesnatë.
- 8 Në dhomën e sipërme, ku ishim të bashkuar, kishim shumë llamba.
- 9 Një djalosh që quhej Eutih, ishte ulur në dritare. Pasi Pali predikoi gjatë, Eutihin e rrejti gjumi dhe fjeti. Ashtu në gjumë, i iku shtati e ra prej të tretit kat poshtë. E ngritën të vdekur.
- 10 Pali u ul poshtë, ra mbi të, e mori djaloshin para duarsh e tha: Mos u shqetësoni! Nuk ka vdekur.
- 11 Atëherë u ngjit lart e, pasi e ndau bukën dhe hëngri, vazhdoi të flasë edhe për një kohë të gjatë, deri në agim. Atëherë u nis.
- 12 Djaloshin e çuan në shtëpi shëndoshë me gëzim të të gjithëve.Udhëtimi prej Troadës në Milet
- 13 Ne u nisëm me barkë përpara e shkuam në Ason, ku mendonim të marrim Palin: kështu e kishte caktuar ai vetë. Ai vendosi të vinte atje në këmbë.
- 14 Kur u bë me ne në Ason, e morëm e shkuam në Mitilenë.
- 15 Prej andej, të nesërmen u nisëm dhe arritëm afër Hijosit. Të pasnesërmen u nisëm për Sam e ditën e nesërme mbërritëm në Milet.
- 16 Pali kishte vendosur që të mos kthehemi në Efes për të mos humbur kohë në Azi. Ai ngutej, sepse dëshironte, nëse ishte e mundur, që për Rrëshajë të gjendej në Jerusalem.Përshëndetja e Palit me të parët e kishës së Efesit në Milet
- 17 Nga Mileti Pali dërgoi në Efes e i thirri të parët e kishës.
- 18 Kur arritën, u tha:Ju e dini se si jam sjellë ndër ju për tërë kohën që prejditës së parë kur erdha në Azi;
- 19 i shërbeva Zotit me përvujtëri, me lot e me vështirësi, të cilat më gjetën për shkak të pritave të çifutëve.
- 20 Asgjë që ishte për të mirën tuaj nuk e lashë pa jua shpallur e pa jua mësuar botërisht e nëpër shtëpi;
- 21 i përbeva çifutët e grekët të kthehen kah Hyji e të besojnë në Jezusin, Zotin tonë.
- 22 Tani, ja, plotësisht i nënshtruar Shpirtit, po drejtohem për Jerusalem pa ditur se çka do të më gjejë në të,
- 23 përveç sa më siguron Shpirti Shenjt se në çdo qytet më presin prangat dhe vështirësitë.
- 24 Por, aspak nuk shqetësohem për jetën timë, kujdesem vetëm ta kryej udhën time dhe misionin që kam marrë prej Jezusit Zot: ta dëshmoj Ungjillin e hirit të Hyjit.
- 25 E tani, ja, mirë e di se fytyrën time më nuk do ta shohë asnjëri prej jush, ndër të cilët kalova duke predikuar Mbretërinë.
- 26 Për këtë arsye sot, në këtë ditë, po dëshmoj se nuk ju kam farë faji në qoftë se ju birreni,
- 27 sepse nuk lashë pa jua kumtuar asnjë gjë gjë lidhur me vullnetin e Hyjit.
- 28 Kini kujdes për vete e për grigjën, mbi të cilën Shpirti Shenjt ju vuri mbikëqyrës. Udhëhiqeni Kishën e Hyjit, që me gjakun e vet e fitoi për vete.
- 29 Unë e di se pasi të shkoj unë, mes jush do të hyjnë ujq grabitqarë, të cilët s`do ta kursejnë grigjën.
- 30 Po edhe mes jush do të ngrihen disa njerëz, të cilët do të shtrijnë mësime të rreme për të tërhequr pas vetes nxënësit.
- 31 Prandaj rrini zgjuar e mos harroni se për tri vjet, pa pushuar as natë as ditë, me lot për faqe, jam munduar ta mësoj secilin prej jush.
- 32 E tani po ju lë në dorë të Hyjit dhe të fjalës së hirit të tij, e cila është e aftë t`ju edukojë e t`ju japë trashëgimin ndër të gjithë të shenjtëruarit.
- 33 Nuk dëshirova as argjend, as ar as petka prej askujt.
- 34 Ju vetë e dini se për nevoja të mia e të shoqëruesve të mi kanë fituar këto duar të mia.
- 35 Në çdo pikëpamje ju tregova me shembull se duke punuar kështu, duhet t`u ndihmohet të paaftëve, duke na rënë në mend fjalët e Jezusit Zot: `Më i lum është ai që jep se ai që merr. `
- 36 Kur i kreu këto fjalë, u ul në gjunjë bashkë me të gjithë dhe u lut.
- 37 Të gjithë ia plasën vajit, e përqafuan dhe e puthën Palin,
- 38 të trishtuar thellë, sidomos për fjalën që u tha se nuk do ta shohin më fytyrën e tij.Atëherë e përcollën deri në barkë.