Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Procesi kundër Palit
- 1 Pas pesë ditësh zbriti kryeprifti Anania me disa pleq e me një avokat që quhej Tertul dhe ia paraqitën qeveritarit padinë kundër Palit.
- 2 Kur e sollën Palin, atëherë Tertuli nisi ta padisë me këto fjalë:Paqen e madhe që ne po gëzojmë në saje tënde dhe përmirësimin e gjendjes i cili po i vjen këtij populli në saje të kujdesit tënd, i pëdritshmi Feliks,
- 3 e pranojmë me falënderim të sinqertë në gjithçka dhe gjithkund.
- 4 Por, që të mos të të mërzis, të lutem të na dëgjosh për pak kohë me butësinë tënde.
- 5 Ne kemi zbuluar se ky njeri është murtajë dhe se nxit gjithkund nëpër botë të gjithë hebrenjtë për kryengritje dhe se është udhëheqësi i sektit të Nazarenëve.
- 6 Ky madje u mundua ta dhunojë edhe Tempullin, por atëherë e kapëm.
- 8 Po prej tij, nëse e pyet, do të mund të kuptosh se janë të vërteta paditë që bëjmë kundër tij.
- 9 Hebrenjtë e përkrahën duke pohuar se puna qëndronte ashtu.Pali mbrohet para Feliksit
- 10 Atëherë Pali, me shenjën e qeveritarit, mori fjalën e tha:E di se prej shumë vjetësh je gjykatës i këtij populli, prandaj pa farë frike po e marr fjalën për t`u mbrojtur.
- 11 Ti vetë mund ta vërtetosh se nuk janë më shumë se dymbëdhjetë ditë që kur u ngjita në Jerusalem për të adhuruar.
- 12 Nuk më gjetën as në Tempull as në sinagoga as nëpër qytet duke diskutuar me askënd as duke nxitur për kryengritje,
- 13 e nuk janë në gjendje t`i vërtetojnë ato, për të cilat tani po më padisin.
- 14 Ndërkaq këtu para teje pohoj këtë gjë: me Udhën, të cilën këta e quajnë sekt unë i shërbej Hyjit të etërve duke besuar gjithçka është e shkruar në Ligj e në Profetë.
- 15 Kam shpresë në Hyjin se do të ngjallen të drejtët e të këqijtë e këtë gjë e shpresojnë edhe ata vetë.
- 16 Këndej edhe kujdesohem gjithmonë ta kem ndërgjegjen e pastër para Hyjit e para njerëzve.
- 17 Tashti, pas sa vitesh, erdha të sjell lëmoshë për tim e për t`i flijuar Hyjit.
- 18 Në këtë rast më gjetën në Tempull kur po i jepja fund pastrimit tim, por pa turma e pa përzierje;
- 19 por disa hebrenj nga Azia... Këta do të kishte qenë mirë të kishin ardhur para teje e të më paditnin, nëse kanë ndonjë gjë kundër meje.
- 20 Por edhe këta le të thonë: çfarë delikti gjetën në mua, kur qëndroja para Këshillit të Lartë,
- 21 me përjashtim ndoshta vetëm të asaj fjale që thashë me zë të lartë, ndërsa isha në këmbë para tyre: `Për shkak të ngjalljes së të vdekurve jam sot në gjyq para jush!`
- 22 Feliksi që e njihte mjaft mirë këtë Udhë, e shtyri çështjen me këto fjalë: Kur të vijë tribuni, Lizja, do t`i jap fund çështjes suaj.
- 23 Centurionit i urdhëroi të ruhej Pali me rojtarë, por duke i lënë disa liri, si edhe të mos i ndalohej askujt prej të tijve t`i bëjnë ndonjë shërbim.Pali mbetet nën rojë
- 24 Pas disa ditësh erdhi Feliksi me gruan e vet Druzilën, që ishte çifute. Si e thirri Palin, po e dëgjonte fjalën e tij lidhur me fenë në Jezu Krishtin.
- 25 E kur Pali filloi të flasë për drejtësinë, për përkormërinë dhe për Gjyqin e ardhshëm, Feliksi u tremb dhe i tha: Për tani, shko një herë e, kur të kem kohë, do të të thërras përsëri.
- 26 Shpresonte gjithashtu se do të marrë të holla prej Palit e nergut shpeshherë çonte dhe e thërriste për të biseduar me të.
- 27 Si kaluan dy vjet Feliksin e zëvendësoi Porci Fest. Feliksi, duke dashur të tregohej dashamir kundrejt judenjve, e la Palin në pranga.