Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pali mbrohet para Agripës
- 1 Atëherë Agripa i tha Palit:Ke leje të mbrohesh!Pali e shtriu dorën dhe nisi të mbrohet:
- 2 Mbret Agripa! E mbaj veten fatlum që, ja, sot më takoi të arsyetohem para teje për të gjitha çështjet me të cilat më padisin judenjtë,
- 3 sepse ti i njeh fare mirë të gjitha zakonet dhe mosmarrëveshjet e judenjve. Prandaj, të lutem, më dëgjo me durim!
- 4 Jetën time, që prej rinisë më të hershme, të kaluar mes popullit tim, në Jerusalem, e njohin të gjithë judenjtë.
- 5 Ata më njohin qëmoti e, nëse duan, mund ta dëshmojnë se kam jetuar sipas mënyrës më të ashpër të fesë sonë, si farise.
- 6 Dhe tani po gjykohem për shkak të shpresës në premtimin që Hyji ua bëri etërve tanë.
- 7 Po këtë premtim, dymbëdhjetë fiset tona, që i shërbejnë vazhdimisht Hyjit natë e ditë, e presin me afsh të plotësohet. Pikërisht për shkak të kësaj shprese, o mbret, po më padisin judenjtë.
- 8 Përse të çmohet e pabesueshme prej jush se Hyji i kthen të vdekurit në jetë?
- 9 Po! Edhe unë dikur kam qenë i mendimit se më duhet ta luftoj me të gjitha fuqitë Emrin e Jezusit prej Nazaretit.
- 10 Këtë gjë e kam bërë në Jerusalem: shumë shenjtër, pasi mora autorizimin prej kryepriftërinjve, i futa në burg e, kur i dënonin me vdekje, edhe unë votoja kundër tyre.
- 11 Për më tepër, nëpër mbarë sinagogat, shpeshherë duke përdorur, torturat, jam munduar t`i bëj të blasfemojnë dhe, i tërbuar pa masë në hidhërim kundër tyre, i kam salvuar edhe në qytetet e huaja.Pali flet për kthimin e vet(Vap 9, 1-19;22, 6-16)
- 12 Në këtë gjendje shpirtërore, me fuqizim e autorizim të kryepriftërinjve, u nisa të shkoj në Damask.
- 13 Isha duke udhëtuar;e ishte pika e mesditës dhe ja, o mbret, shoh se po vjen prej qiellit një dritë më e shndritshme se dielli;më mbuloi me dritë mua dhe bashkudhëtarët e mi.
- 14 Të gjithë ramë për tokë e unë dëgjova një zë që më tha hebraisht: `Saul, Saul, pse po më salvon? Vështirë e ke të hedhësh shqelma kundër hostenit!`
- 15 Unë thashë: `Kush je, o Zot?` E Zoti u përgjigj: `Unë jam Jezusi që ti e salvon!
- 16 Por çohu, drejtohu në këmbët e tua! Ja, përse t`u dëftova: dua të të bëj shërbyes dhe dëshmitar të këtij vegimi dhe të vegimeve të tjera që do të kesh.
- 17 Unë do të të shpëtoj prej popullit hebre dhe prej paganëve, te të cilët po të dërgoj
- 18 për t`u hapur sytë e për t`i kthyer prej territ në dritë, prej pushtetit të djallit te Hyji, që ta fitojnë faljen e mëkateve dhe të kenë pjesë në trashëgimin e të shenjtëruarve me anë të besimit në mua. `Pali, dëshmitari i Jezusit për judenj e për paganë
- 19 Që atëherë, o mbret Agripa, nuk i kundërshtova vegimit qiellor,
- 20 por u kam predikuar, më së pari atyre në Damask e atëherë edhe atyre në Jerusalem, mbarë dheut të hebrenjve e të paganëve që të pendohen e të kthehen kah Hyji, duke jetuar në mënyrën që i përket këtij kthimi.
- 21 Për këtë arsye judenjtë më kapën në Tempull e deshën të më vrisnin.
- 22 Me ndihmën e Hyjit, ja, deri në ditën e sotme po vazhdoj t`i jap dëshmi të madhit e të voglit, pa thënë tjetër vetëm çka kanë parafolur profetët e Moisiu se do të ndodhë:
- 23 Krishti do të pësojë dhe se Ai, i pari i ngjallur ndër të vdekurit, do t`i lajmërojë Popullit hebre dhe paganëve dritën e shëlbimit.Pali i bën apel besimit e Agripës
- 24 Ndërsa Pali po mbrohej në këtë mënyrë, Festi me zë të lartë i tha. Të ka lënë mendja, o Pal! Dija e madhe t`i ka marrë mendtë!
- 25 E Pali: Jo, nuk më ka lënë mendja, o i pëdritshmi Fest,;i tha;por flas fjalë të vërteta e të arsyeshme.
- 26 Sepse edhe mbreti, të cilit po i drejtohem me liri e bindje, i di mirë të gjitha këto dhe jam plotësisht i bindur se asgjë prej këtyre nuk i është e panjohur, sepse këto nuk kanë ngjarë diku në një skaj të fshehtë.
- 27 Ti, o mbreti Agripë, a u beson profetëve? E di se u beson!
- 28 Atëherë Agripa i tha Palit:Me pak mund po mundohesh të ma mbushësh mendjen se më bëre të krishterë.
- 29 Pali u përgjigj:Edhe pak a edhe shumë, e bëftë Hyji që, jo vetëm ti, por edhe të gjithë këta që po më dëgjojnë sot të bëhen mu si jam unë... me përjashtim veç të këtyre prangave.
- 30 Atëherë u ngritën mbreti, sundimtari, Berenika dhe ata që kishin marrë pjesë me ta në mbledhje.
- 31 Duke u shpëdarë i thoshin njëri-tjetrit: Ky njeri s`bën asgjë që të meritojë vdekjen ose prangat.
- 32 Agripa i tha Festit: Ky njeri ka mundur të lirohet që më parë po të mos kishte kërkuar të gjykohet para perandorit.