Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Pjetri dhe Gjoni para Këshillit të Lartë
- 1 Ndërsa ata ende po i flisnin popullit, iu afruan disa priftërinj, kryetari i rojës së Tempullit dhe disa saducenj
- 2 të hidhëruar pse e mësonin dhe pse, në shembullin e Jezusit;shpallnin ngjalljen e të vdekurve.
- 3 I kapën dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte bërë natë.
- 4 Ndërkaq, shumë prej atyre që dëgjuan fjalën e tyre, besuan dhe numri i burrave që besuan shkoi në [rreth] pesë mijë vetë.
- 5 Të nesërmen në Jerusalem u bashkuan në kuvend krerët, priftërinjtë dhe skribët [
- 6 e me ta edhe kryeprifti Ana e Kajfa, Gjoni, Aleksandri dhe të gjithë anëtarët e familjeve të kryepriftërinjve].
- 7 Ata i sollën apostujt në mes dhe i pyetën: Me çfarë pushteti dhe në emër të kujt e bëtë këtë gjë?
- 8 Atëherë Pjetri, plot me Shpirt Shenjt, u tha:Kryetarë të popullit dhe pleq!
- 9 Pasi ju sot po na meri në gjykim për një vepër të mirë që ia bëmë një të sëmuri e po na pyesni si ky njeri u shërua;
- 10 le ta dijë secili prej jush dhe mbarë populli i Izraelit: ky njeri qëndron para jush shëndosh në saje të Emrit të Jezu Krishtit Nazarenas, që ju e kryqëzuat, por që Hyji e ngjalli prej së vdekuri.
- 11 Jezusi është`guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit,`
- 12 e vetëm nëpër Të fitohet shëlbimi. Sepse, për të vërtetë, s`ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qielli që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi.
- 13 Krerët e pleqtë kur panë guximin e patrandshëm të Pjetrit e të Gjonit e, pasi e dinin se janë njerëz të thjeshtë e të pashkollë, mbetën thellësisht të habitur. E dinin se kishin qenë me Jezusin,
- 14 por s`dinin ç`t`u thoshin, sepse e shihnin njeriun e shëruar në këmbë afër tyre.
- 15 Prandaj i urdhëruan të dilnin nga Këshilli e filluan të këshillohen në mes tyre.
- 16 Thoshin: Çka të bëjmë me këta njerëz? Kanë bërë mrekulli të qartë, të cilën e pranojnë të gjithë jerusalemasit dhe nuk është punë që mund ta mohojmë.
- 17 Por, që ngjarja të mos përhapet më tepër në popull, po ua ndalojmë rreptësisht që t`i flasin më ndokujt për atë Emër.
- 18 I thirrën brenda dhe i urdhëruan rreptësisht që në të ardhmen askujt të mos i flasin as të mos mësojnë në Emër të Jezusit.
- 19 Porse Pjetri e Gjoni u përgjigjën: Gjykoni ju vetë a është e drejtë para Hyjit: të dëgjojmë më parë ju se Hyjin?
- 20 Ne, veç, nuk mundemi që të mos flasim për çka kemi parë e dëgjuar!
- 21 Ata, pasi i qortuan përsëri, i lanë të shkojnë; ngase nuk gjetën ndonjë arsye pse t`i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë i jepnin lavdërim Hyjit për mrekullinë që u bë,
- 22 sidomos pse njeriu që mrekullisht u shërua, kishte kaluar moshën dyzetvjeçare.Lutja e apostujve në kohën e salvimit
- 23 Posa i lëshuan, apostujt shkuan te të vetët dhe u treguan çka u thanë kryepriftërinjtë dhe paria e popullit.
- 24 Ata, kur morën vesh, të gjithë së bashku iu lutën Hyjit kështu:O Zot, Ti krijove qiellin, tokën e detindhe gjithçka është në ta!
- 25 Ti the nëpërmjes Shpirtit Shenjt me gojë të atit tonë Davidit, shërbëtorit tënd:`Përse çohen peshë paganëte përse fiset bëjnë shestime të kota?
- 26 Mbretërit e dheut po ngrihen kundër, princat bëjnë besëlidhjekundër Zotit e kundër të Shuguruarit të tij.`
- 27 Ja, në këtë qytet, vërtet, bënë lidhje Herodi e Ponc Pilati me paganë e me fiset e Izraelit kundër Jezusit;Shërbëtorit tënd të shenjtë, të cilin ti e shugurove,
- 28 kështu s`bënë tjetër veçse çka dora jote e vullneti yt paracaktoi të bëhet.
- 29 E tani, o Zot, shih kërcënimin e tyree bëj që shërbëtorët e tuta shpallin me plot guxim Fjalën tënde!
- 30 Shtrije dorën tëndee bëj shërime, shenja të bindshme e mrekullime fuqinë e Emrit të Shërbëtorit tënd të shenjtë, Jezusit.
- 31 Pasi e kryen lutjen, u trand vendi ku ishin të bashkuar, të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe u vunë ta shpallin me guxim Fjalën e Hyjit.Bashkësia e parë e krishterë
- 32 Në bashkësinë e besimtarëve mbretëronte një përkim i plotë. Askush nuk e quante të vetën çkado që kishte, por ndër ta gjithçka ishte e përbashkët.
- 33 Apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi mbi ngjalljen e Zotërisë Jezus e të gjithë gëzonin nderim të madh.
- 34 Gjithashtu askush prej tyre nuk ishte skamnor, sepse ata që kishin ara e shtëpi i shitnin e çmimin e shitjes e binin
- 35 dhe e vinin te këmbët e apostujve. Atëherë secilit i jepej aq sa kishte nevojë.
- 36 Kështu Jozefi, të cilin apostujt e quajtën Baabë;që do të thotë: biri i ngushëllimit;levit, me prejardhje qipriot,
- 37 kishte një tokë; e shiti e të hollat ua solli apostujve.