Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Anania e Safira
- 1 Kurse një burrë me emër Anani bashkë me gruan e vet Safirën shiti një arë
- 2 e, me dije të gruas, ndau një pjesë të çmimit, kurse tepricën e çoi dhe ua dha apostujve.
- 3 Atëherë Pjetri i tha:O Anani, pse ta mbushi mendjen djalli për të gënjyer Shpirtin Shenjt dhe e ndale për vete një pjesë të çmimit të tokës?
- 4 Derisa s`e shite, a nuk ishte jotja? Po edhe kur e shite, a nuk munde të bëje me çmimin çka deshe? Po, përse atëherë e bëre këtë punë? Nuk gënjeve njerëzit, por Hyjin!
- 5 Posa Anania i dëgjoi këto fjalë, ra për tokë dhe i doli shpirti. Një frikë e madhe i kapi të gjithë ata që dëgjuan.
- 6 Atëherë u ngritën djelmoshat, e mbështollën me pëlhurë, e çuan dhe e varrosën.
- 7 Afërsisht pas tri orësh hyri edhe gruaja e tij, e cila nuk dinte çka kishte ndodhur.
- 8 Pjetri i tha:Më thuaj: a e shitët tokën për kaq?Ajo iu përgjigj: Po, aq!
- 9 E Pjetri:Çka ju gjet që u morët vesh ta vini në provë Shpirtin e Zotit? Ja, në prag të derës janë këmbët e atyre që varrosën burrin tënd! Edhe ty tani po të çojnë!
- 10 Aty për aty edhe ajo ra për dhe te këmbët e tij dhe i doli shpirti. Kur djelmoshat hynë, e gjetën të vdekur; e nxorën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.
- 11 Këto ngjarje bënë një përshtypje të madhe në mbarë Kishën dhe në të gjithë ata që dëgjuan për to.Apostujt bëjnë shenja të ndryshme e mrekulli
- 12 Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull...Të gjithë besimtarët si me marrëveshje e kishin zakon të bashkohen në Tremen e Salomonit.
- 13 Prej të tjerëve askush s`kishte guxim të bashkohet me ta, porse megjithatë populli u jepte nderim.
- 14 Dhe kështu, gjithnjë shtohej numri i burrave e i grave që besonin në Zotërinë,
- 15 kështu që i nxirin në tregje të sëmurët dhe i vinin në vigje e në shtroja në mënyrë që, duke kaluar Pjetri aty pari, së paku hija e tij t`i binte ndonjërit prej tyre.
- 16 Po edhe një turmë e madhe njerëzish ngarendte nga qytetet përreth Jerusalemit: sillnin të sëmurë e nga ata që i kishin pushtuar shpirtrat e ndytë dhe të gjithë shëroheshin.Apostujt salvohen nga hebrenjtë
- 17 Atëherë u ngrit kryeprifti dhe mbarë ata të partisë së tij;sekti i saducenjve. Plot smirë
- 18 vunë dorë në apostuj dhe i hodhën në burg të përgjithshëm.
- 19 Natën engjëlli i Zotit hapi dyert e burgut, i nxori përjashta dhe u tha:
- 20 Shkoni në Tempull dhe vazhdoni t`ia kumtoni popullit të gjitha fjalët e kësaj Jete.
- 21 Ata dëgjuan dhe, në agim, hynë në Tempull dhe mësonin.Ndërkaq arriti kryeprifti dhe ndjekësit e tij, thirrën Këshillin e Lartë dhe mbarë parinë e bijve të Izraelit dhe dërguan në burg për të sjellë apostujt.
- 22 Kur rojtarët mbërritën atje, nuk i gjetën në burg. U kthyen dhe lajmëruan:
- 23 Burgun e gjetëm të mbyllur me kujdes dhe rojtarët bënin rojë para derës, por kur e hapëm, nuk gjetëm askënd brenda.
- 24 Komandanti i rojës së Tempullit dhe kryepriftërinjtë kur e dëgjuan lajmin, të habitur, pyesnin: Çka do të thotë kjo punë?
- 25 Atëherë ia behu dikush dhe u tha: Njerëzit që ju i futët në burg, ja, janë në Tempull e po mësojnë .
- 26 Atëherë komandanti shkoi me rojtarë dhe i solli;por jo me dhunë;sepse e kishin frikë se mos i vriste me gurë.
- 27 Posa i sollën, i qitën para Këshillit të Lartë. Kryeprifti i pyeti:
- 28 Po a nuk ju kemi urdhëruar zyrtarisht që të mos mësoni më në atë Emër? Dhe, ja, ju e keni mbushur mbarë Jerusalemin me mësimin tuaj dhe doni ta ngarkoni mbi ne gjakun e atij njeriu.
- 29 Pjetri dhe apostuj u përgjigjën:Duhet më tepër të dëgjohet Hyji se sa njerëzit.
- 30 Hyji i etërve tanë e ngjalli Jezusin të cilin ju e vratë duke e gozhduar në kryq.
- 31 Ky është ai, që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi dhe e bëri Prijës e Shëlbues për t`i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mëkateve.
- 32 Për këto ngjarje jemi dëshmitarë ne dhe Shpirti Shenjt, të cilin ua dha Hyji atyre që i nënshtrohen.
- 33 Kur anëtarët e Këshillit i dëgjuan këto fjalë u hidhëruan tepër dhe deshën t`i vrasin.
- 34 Atëherë u ngrit në Kuvend një farise, me emër Gamaliel, mësues Ligji, të cilin e nderonte mbarë populli. Ky kërkoi të nxirren njerëzit jashtë për një çast.
- 35 Atëherë u tha këshilltarëve:O burra izraelas, mendoni mirë se çka do të bëni me këta njerëz.
- 36 Nuk ka shumë kohë që u ngrit Teuda dhe pohonte se është njeri me rëndësi: rreth tij u bashkuan afro katërqind vetë. Ai qe vrarë e të gjithë ata që e patën ndjekur, u shpëdanë dhe u asgjësuan.
- 37 Pas tij, në kohën e numërimit të popullsisë u paraqit Juda Galileas dhe tërhoqi pas vetes një shumicë njerëzish. E vranë edhe atë po edhe të gjithë ndjekësit e tij u shpartalluan.
- 38 Tashti në këtë rast unë po ju them: ikni nga këta njerëz e lërini të shkojnë! Sepse, në qoftë ajo nismë ose vepër prej njerëzisht, do të mbarojë;
- 39 porse, në qoftë se vërtet vjen prej Hyjit, s`do të mund ta asgjësoni. Vëriani mendjen të mos bini në luftë kundër Hyjit!Ata ia pranuan këshillën.
- 40 I thirrën apostujt, i rrahën me frushkull, i urdhëruan që të mos flasin më në Emër të Jezusit dhe i lëshuan.
- 41 Apostujt e lanë Këshillin plot gëzim pse qenë çmuar të denjë të durojnë ndonjë fyerje për nder të emrit të Jezusit.
- 42 Dhe çdo ditë, si në Tempull ashtu edhe në shtëpi, nuk pushonin së mësuari e shpalluri Lajmin e mirë mbi Jezusin Mesi.