Beselidhja e ReVeprat e Apostujve: Fjalimi i Shtjefnit
- 1 Atëherë kryeprifti e pyeti Shtjefnin:A është ashtu?
- 2 Shtjefni u përgjigj:Vëllezër dhe etër, dëgjoni! Hyji i lavdishëm iu dëftua Atit tonë Abrahamit kur ende banonte në Mesopotami, para se nguli në Harran
- 3 dhe i tha:`Dil prej dheut tënde prej farefisit tënddhe shko në tokën që unë do të ta tregoj.`
- 4 Atëherë Abrahami e la dheun e kaldenjve dhe nguli në Harran. Po edhe nga andej, pasi i vdiq i ati, Hyji e bëri të kalojë në këtë vend, ku ju tani banoni.
- 5 Këtu nuk i dha në pronë asnjë pëllëmbë toke, por i premtoi, kur ende nuk kishte fëmijë;se do t`ia japë për pronë atij dhe pasardhësit të tij, pas tij.
- 6 Po ashtu Hyji i tregoi se pasardhësit e tij do të jetojnë në mërgim në dhe të huaj, se do t`i robërojnë dhe do t`i salvojnë për katërqind vjet.
- 7 Por tha Hyji;unë do ta gjykoj atë popull që ka për t`i skllavëruar. Pastaj do të dalin e do të më adhurojnë në këtë vend:
- 8 Atëherë bëri me të Besëlidhjen e rrethprerjes. Kur Abrahamit i lindi Izaku, të tetën ditë e rrethpreu; Izaku Jakobin e Jakobi dymbëdhjetë patriarkët.
- 9 Patriarkët e shitën Jozefin në Egjipt pse e kishin smirë. Por Hyji ishte me të
- 10 dhe e shpëtoi nga të gjitha ndeshtrashat e i dha hir e urti para faraonit, mbretit të Egjiptit, i cili e bëri qeveritar të Egjiptit e të mbarë oborrit mbretëror.
- 11 Atëherë u bë zi buke në mbarë Egjiptin e Kanaanin. Ngushtica ishte e madhe e etërit tanë nuk gjenin ushqime.
- 12 Kur Jakobi dëgjoi se në Egjipt kishte drithëra, i dërgoi atje herën e parë etërit tanë.
- 13 Herën e dytë Jozefi iu dëftua vëllezërve të vet dhe faraoni u njoh me prejardhjen e Jozefit.
- 14 Atëherë Jozefi urdhëroi t`ia sillnin Jakobin, babain e vet, dhe mbarë familjen e tij: shtatëdhjetë e pesë vetë.
- 15 Jakobi zbriti në Egjipt. Atje vdiq ai dhe etërit tanë.
- 16 Trupat e tyre qenë mbartur në Sihem dhe u varrosën në varrin që Abrahami e pati blerë me argjend prej bijve të Hemorit në Sihem.
- 17 Sapo afrohej koha për të shkuar në vend premtimi që Hyji kremtorisht ia kishte bërë Abrahamit, shtohej e shumohej populli ynë,
- 18 deri kur erdhi në sundim në Egjipt një mbret tjetër që nuk e kishte njohur Jozefin.
- 19 Ky mbret u soll me dinakëri kundër popullit tonë, i salvonte etërit tanë, aq sa i detyronte t`i braktisin foshnjat që të mos mbetnin gjallë.
- 20 Po në këtë kohë lindi Moisiu. Ishte hyjnisht i bukur. Për tre muaj qe ushqyer në shtëpinë e t`et.
- 21 Kur qe braktisur, e mori bija e faraonit dhe e rriti si djalë të vetin.
- 22 Kështu Moisiu mësoi tërë diturinë egjiptiane. Ishte shumë i zoti në fjalë e në vepra.
- 23 Kur u bë dyzetvjeçar iu mbush mendja të shkojë e t`i vizitojë vëllezërit e vet, izraelitët.
- 24 Kur pa se njërit po i bëhej padrejtësi, e mbroi këtë dhe, për t`u hakmarrë për të rrahurin, e vrau egjiptianin.
- 25 Moisiu mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Hyji do t`u sillte shpëtimin duke u shërbyer me të, por ata nuk e morën vesh.
- 26 Të nesërmen u pa duke u hyrë ndërmjet atyre që po rriheshin e për t`i pajtuar, u tha: Burra, jeni vëllezër, pse po rriheni me njëri-tjetrin?
- 27 Por ai që po e rrihte të vëllanë, e shtyri dhe i tha: Kush të ka vënë ty kryetar dhe gjykatës mbi ne?
- 28 A mos mendon të më vrasësh edhe mua siç e vrave dje atë egjiptianin?
- 29 Për shkak të kësaj fjale Moisiu iku e u strehua në dhe të huaj në tokën e Madianit. Atje pati dy djem.
- 30 Pas dyzet vjetësh në shkretëtirën e malit Sinaj iu duk një engjëll në flakën e kaçubës së ndezur.
- 31 Kur e pa Moisiu, u mrekullua për atë farë vegimi. Ndërsa po afrohej për ta vërejtur me kujdes, ja, zëri i Zotit:
- 32 Unë jam Hyji i etërve të tu, Hyji i Abrahamit, i Izakut e i Jakobit.` Moisiun e kapën dridhmat dhe s`kishte guxim të shikojë.
- 33 E Zoti i tha: `Zbathi sandalet prej këmbëve, sepse vendi ku po qëndron është tokë e shenjtë.
- 34 Fort mirë e kam parë mundimin e popullit tim në Egjipt, i kam dëgjuar ofshamat e tyre. Zbrita për ta çliruar. Tani nisu! Po të dërgoj në Egjipt!`
- 35 Pikërisht atë Moisi, të cilin e mohuan duke thënë: `Kush të ka vënë të parë dhe gjykatës`;po atë Hyji e dërgoi kryetar dhe shpëtues me anë të engjëllit që iu dëftua në kaçubë.
- 36 Ky i nxori prej Egjiptit duke bërë mrekulli dhe shenja të bindshme në tokën e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretëtirë gjatë dyzet vjetëve.
- 37 Moisiu është ai, që u tha bijve të Izraelit: `Hyji do t`ju ngrejë një profet si mua nga mesi i vëllezërve tuaj!`
- 38 Ky është ai, që, në kohën e Mbledhjes së popullit në shkretëtirë ishte ndërmjetës në mes Engjëllit që i fliste në malin Sinaj dhe etërve tanë, ai që i mori fjalët e jetës për të na i dorëzuar neve.
- 39 Por etërit tanë nuk deshën t`i nënshtrohen. E mohuan dhe me zemër u kthyen në Egjipt
- 40 duke i thënë Aronit: `Na i bëj hyjnitë që të na prijnë, sepse nuk dimë ç`u bë me Moisiun që na nxori nga dheu i Egjiptit.`
- 41 Dhe në ato ditë punuan viçin, i kushtuan fli atij idhulli dhe u brohorisnin veprave të duarve të veta.
- 42 Atëherë Hyji u largua prej tyre dhe i braktisi të nderojnë yjet e qiellit, siç shkruan në Librin e Profetëve: `A më kushtuat fli e kushtepër dyzet vjet në shkretëtirë, o bijtë e Izraelit?
- 43 Jo, por morët tendën e Molohitdhe yllin e Refanit hyjit (tuaj), idhuj që vetë i punuat për t`i adhuruar.Prandaj do t`ju shpëgul përtej Babilonit.`
- 44 Etërit tanë në shkretëtirë e kishin me vete Tendën e Dëshmisë, siç e caktoi Ai që foli me Moisiun: ta punonte sipas gjedhes që kishte parë.
- 45 Atë Tendë e morën trashëgim etërit tanë dhe, nën sundimin e Jozuehit, e shtinë në tokën që ua pushtuan paganëve, të cilët Hyji i dëbonte para fytyrës së etërve tanë; kështu ngjau deri në kohën e Davidit.
- 46 Ky gjeti hir para Hyjit e prandaj lutej që t`i lejohej ta ndërtonte një banesë për Hyjin e Jakobit,
- 47 megjithëse vetëm Salomoni ia doli t`ia ndërtojë Shtëpinë.
- 48 Porse i Tejetlarti nuk banon në ndërtesa të punuara me dorë të njeriut, sikurse thotë profeti:
- 49 `Qielli është froni im, e toka është shtroja e këmbëve të mia.Çfarë shtëpie do të më ndërtoni;thotëZoti;dhe cili do të jetë vendi i pushimit tim?
- 50 Pse, a nuk i krijoi të gjitha këto dora ime?
- 51 O njerëz kokëfortë, me zemër e me veshë paganë! Gjithmonë i kundërshtoni Shpirtit Shenjt! Siç ishin etërit tuaj, të tillë jeni edhe ju!
- 52 Cilin prej profetëve nuk e salvuan etërit tuaj? Etërit i vranë ata që paralajmëruan ardhjen e të Drejtit e të Drejtin ju tani e tradhtuat dhe e vratë;
- 53 pikërisht ju, që prej duarve të engjëjve e morët Ligjin, por nuk e zbatuat!Shtjefnin e mbysin me gurë
- 54 Kur i dëgjuan këto fjalë, griheshin në zemrat e tyre dhe kërcëllonin me dhëmbë kundër tij.
- 55 Por Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt, i drejtoi sytë kah qielli, pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit
- 56 dhe tha: Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit.
- 57 Atëherë ata lëshuan një britmë të madhe, i mbyllën veshët dhe u vërsulën të gjithë së bashku kundër tij.
- 58 E qitën jashtë qytetit dhe e vranë me gurë. Dëshmitarët i ulën petkat te këmbët e një djaloshi që quhej Saul.
- 59 Dhe ndërsa po e mbytnin me gurë, Shtjefni lutej e thoshte: O Jezus Zot, merre shpirtin tim!
- 60 Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të madh: O Zot, mos ua merr këtë për mëkat! Posa i tha këto fjalë, ndërroi jetë.